Policia turke arrestoi aktivistë të lëvizjes Al Kajda
Policia turke organizoi aksionе të gjera kundër rrjetit terrorist Al Kajda në disa rajone. Si rezultat arrestoi një numër të madh të dyshuarit. Ndër ta është edhe Ibrahim Shen, për të cilin mendohet, se është njeriu numër dy të Al Kajdës në Lindjen e Mesme dhe Kaida Halis Bajanxhuk – njeri nga anëtarët e degës turke të organizatës Al Kajda. Konsiderohet, se të dyshuarit dërgonin luftëtarë në Siri, duke organizuar transferimin e tyre nga Afganistani dhe Pakistani në territorin sirian. Krahas kësaj ata mblidhnin mjete për ndihmë të forcave të Al Kajdës në Siri dhe transferonin mjete dhe armë në Siri, Pakistan dhe Afganistan për sulme të armatosura.
Kryeministri turk ndërmori një fushatë e re kundër organizatës, që provokoi hetimin për korrupsion
Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan i porositi ambasadorët e Turqisë jashtë shtetit të dyfishojnë përpjekjet për zbulimin e fakteve rreth hetimit për korrupsion, që tronditi Ankaranë. Sipas tij, ky akt nuk është asgjë tjetër, veç një komplot të tradhtarëve për sabotimin e reputacionit ndërkombëtar të Turqisë nga ana e lëvizjes së predikuesit islamik Faethullah Gjulen. Kryeministri u bëri apel ambasadorëve të prezantojnë fytyrën e saktë të kësaj organizate dhe përmasat e rrezikut, që përbën.
Shtetasit e Malit të Zi janë të mendimit, se anëtarësimi në BE-në do të jetë e mirë për vendin
Shumica e shtetasve të Malit të Zi janë të mendimit, se anëtarësimi në BE-në është e mirë për vendin. Ata nuk i besojnë pushtetit ekzekutiv. Si një problem më të madh tregojnë papunësinë. Ato janë të dhënat e një anketimi të Evrobarometrit. Sipas tij 54 për qind prej malazezëve mendojnë se hyrja në BE-në do të jetë e mirë për vendin. Afro 61 për qind nuk kanë besim te qeveria. Sipas 48 për qind prej të anketuarve papunësia dhe situata ekonomike janë dy problemet më të mëdha të vendit.
Serbia duhet të ndryshojë një sërë ligjesh, që të konsolidojë ekonominë e vet
Serbia duhet të shkurtojë administratën e madhe dhe të përfundojë ndryshimet e ligjeve kryesore, që të sigurojë rritjen në të ardhmen. Këtë e deklaroi ministri serb i ekonomisë Sasha Radulloviç, cituar nga Agjencia Rojters. Korrigjimet e ligjeve të tregut të punës, të privatizimit dhe të falimentimit, janë me rëndësi të madhe për vendin, i cili përpiqet të rimëkëmbë ekonominë. Sipas ministrit Radulloviç, në se ligjet nuk do të ndryshohen, kjo do të thotë, se partitë politike heqin dorë nga reformat. Në këtë situatë është më mirë të organizohen zgjedhje sa më parë, komenton ministri.
Një bibliotekë speciale në Bosnjë ruan libra të shpëtuara nga lufta
Gjatë luftës në Bosnjë nga vitet 1992 – 1995 dhe gjatë rrethimit të Sarjevës, banorët vendas që të ruajnë koleksione të librave të vjetra dhe të dorëshkrimeve, grumbulluan ato thesare në tetë rajone të ndryshme të vendit. Në këtë mënyrë ato vepra të çmueshme ishin të mbrojtur nga asgjësimi. Kjo theksohet në një korrespondencë të Agjencisë Asoshejted pres lidhur me hapjen e bibliotekës së re në qendrën e qytetit të vjetër në Sarajevë. Parashikohet, që këtu të grumbullohen për ruajtje librat e shpëtuara dhe më se 100 mijë dorëshkrime. Teksti më i vjetër i shkruar me dorë përbën një enciklopedi islamike nga viti 1105 dhe është në gjuhën arabe. Biblioteka u krijua me ndihmën financiare të Katarit, i cili dhuroi 9 milion dollarë.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..