Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shtigjet e skijimit në Bullgari – të ligjshme dhe të paligjshme

Foto: arkiv

Për shkak të temperaturave të larta jo të zakonte për stinën e dimrit në shtigjet e  skijimit në Bullgari hidhet dëbora artificiale. Menaxherët bëjnë çdo gjë që është e mundur për të ruajtur Bullgarinë në vendin e katërt mes destinacioneve më të kërkuara të skijimit në Evropë. Mirëpo, mbrojtësit e natyrës shqetësohen se bile ndryshimet e klimës nuk do të stopojnë procesin e ndërtimit të pajisjeve të reja të skijimit, të cilat procese kryhen duke u shkelur ligji.

Снимка

Së pari ndërtojmë dhe më pas legalizojmë

Z. Aleksandër Dunçev nga Fondi i Natyrës së Egër /WWF/ në Bullgari vuri në dukje se pothuajse çdo shteg i skijimit në vend është ndërtuar në mospajtim me ligjet. Kjo praktikë njihet që nga periudha e komunizmit dhe vazhdon edhe sot. Një shembull i tillë është zëvendësimi i teleferikut të vjetër me teleferikut të ri me katër ulëse në pushimoren Pamporovo. Teleferiku i ri është ndërtuar pa leje ndërtimi dhe pa u vlerësuar ndikimi mbi mjedisin. Firma “Pamparovo” e shpjegoi këtë se nga 2004-a ka mosmarrëveshje me administratën për disa troje dhe është mërzitur me mospërgjigjen. Sigurisht, pritja në vazhdim të 10 vjetëve është e mërzitshme, por nuk është bazë për mosrespektimin e ligjit. Bile nuk ishte shpallur zyrtarisht firma ndërtimore e teleferikut.

“Në të gjitha zonat e skijimit kemi problem të njëjtë – së pari ndërtohet dhe më pas legalizohet, tha z. Dunçev. – Akoma më shqetësues është fakti se në shumicën e rasteve ndërtimet mbeten të paligjshme, sepse askush nuk u kërkojë përgjegjësi investitorëve. Kjo është sfida kryesore për zhvillimin e turizmit dimëror në Bullgari. Në momentin kur investitori ndihet i lirë të shkelë ligjet, nuk mund të garantohet interesi publik për një turizëm të qëndrueshëm.”

Përveç teleferikut të ri në Pamporovo, ka dhe raste të tjera të shkeljes së ligjeve. Në pushimoren dimërore Bansko një nga shtigjet e skijimit përfshin 65 dynymë të paligjshëm nga territori i saj i caktuar.

“I paligjshëm është po ashtu dhe një teleferik në malin Rila, bëri me dije z. Dunçev. – Bile zona ku është ndërtuar teleferiku nuk është caktuar si shteg skijimi. Teleferiku kalon përmes pyllit ku nuk ka leje për prerjen e drurëve, nuk ka leje ndërtimi, as është vlerësuar ndikimi mbi mjedisin. Institucionet shtetërore bënë disa prova për të mbrojtur drurët nga prerja ilegale, por në fund të fundit shtegu i bë fakt. Është për të përmendur se shtigjet e paligjshme të skijimit shpeshherë nuk u përgjigjen kushteve të sigurisë për skitarët.”

Ndoshta investitorët vendas nuk e mendojnë fare çfarë do të bëjnë po të ndodhë një aksident i madh me turistët. Si do të sanksionohen kur të bëhet e qartë se teleferikët janë të paligjshëm.

Si duhet të zhvillohet turizmi i skijimit në Bullgari, e cila është plot e plot male?

“Për projekte të mëdha të skijimit nuk mund të flasim, sepse vendet e vetme ku qëndron dëbora janë pjesët më të larta të maleve, të cilat pjesë janë territore shumë të mbrojtura, shpjegojnë nga Organizata “Për të ruajtur natyrën në Bullgari”. – Zakonisht në këto territore ndalohet ndërtimi i ri. Mirëpo, në vend ka kushte për zhvillimin e turizmit dimëror por në përmasa më të vogla. Shtigjet e reja të skijimit duhet të ndërtohen sipas pasurive natyrore dhe kështu që t’u shërbejnë jo vetëm investitorëve, por dhe pronarëve të hoteleve familjare.”

Një çështje tjetër e cila meriton vëmendje është puna e dëborës artificiale. Për shkak të ndryshimeve të klimës stina e dimrit vjen më vonë dhe pa reshje të mjaftueshme të dëborës, nga njëra anë, dhe nga tjetra – zgjas më pak kohë. Hedhja e dëborës artificiale në shtigjet e skijimit çon në sosjen e burimeve ujore dhe në ndotjen e ujit të pijshëm nga lëndët kimike të cilat nevojiten për krijimin e dëborës artificiale. “Këtë dimër patëm problem me furnizimin e qytetit Bansko dhe të fshatit Banja me ujë të pijshëm”, tha z. Dunçev, duke shtuar se prerja e drurëve për t’u ndërtuar shtigjet e skijimit shkakton përmbytje dhe rrëshqitje të dheut.

Снимка

Pushimorja e dimrit Çepellare – një shembull i mirë

Pushimorja e dimrit Çepellare është shembull i një shtegu të mirë të skijimit. Ky i fundit është me përmasa më të vogla dhe integrohet mirë në mjedis. Në Çepellare vetë vendasit janë investitorë dhe pronarë të hoteleve familjare dhe jo të korporatave të mëdha. “Në këtë pushimore dimërore vendasit nuk bëjnë plane se si të asgjësojnë pyllin dhe po t’u bëni pyetje skitarëve të rinj në Bullgari, ata do të përgjigjen se me kënaqësi të madhe e ushtrojnë sportin e skive pikërisht në Çepellare”, u shpreh kategorikisht z. Dunçev.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova

Fotografi: arkiv




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ivajllo Vëllçev

Ivajllo Vëllçev: eurodeputeti për herë të parë

Të martën ishte sesioni i parë konstituiv i Parlamentit të ri Evropian për konstituimin e Parlamentit të ri, krijimin e komisioneve parlamentare dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të institucionit. Kandidatura e Ursula von der Leyen për presidente të..

botuar më 24-07-17 6.05.PD

Specialistë të gjuhës bullgare nga tre kontinente shkëmbejnë përvojë dhe fitojnë njohuri në një seminar në Veliko Tërnovo

Specialistë të gjuhës bullgare nga 32 vende nga tre kontinente marrin pjesë në seminarin trejavor për gjuhën dhe kulturën bullgare, i cili filloi sot në Universitetin e qytetit Veliko Tërnovo. Sipas korrespondentit të BNR-së në kryeqytetin e vjetër,..

botuar më 24-07-15 5.14.MD

Arkitekti Rumen Xhagarov restauroi një shtëpi të vjetër dhe u kthye në fshat si një protestë kundër krizës demografike

Në Bullgari ka 5257 vendbanime, sipas regjistrit të Institutit Kombëtar të Statistikave nga viti 2021. Prej tyre, afro 5000 janë vendbanime të vogla, por sipas statistikave, çdo vit “vdes” nga një fshat bullgar sepse prej tij është larguar edhe banori i..

botuar më 24-07-15 7.30.PD