Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mëngjesi me Miteranin – një episode e rëndësishme për ndryshimet në Bullgari

Në fotografinë: akademik Aleksej Sheludko, poetja Blaga Dimitrova, presidenti Fransoa Miteran, Koprinka Çervenkova- gazetare
Foto: arkiv BTA

Para 25 vjetëve për vizitë zyrtare në Bullgari erdhi presidenti francez Fransoa Miteran. Përveç me udhëheqësin e atëhershëm shtetëror dhe lider komunist Todor Zhivkov ai u takua edhe me shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave, me profesorë dhe studentët nga Universiteti i Sofjes, bëri vizitë edhe në Gjimnazin francez në Sofje. Ndërsa për mëngjes me të në Ambasadën Franceze ishin ftuar 12 intelektualë dhe disidentë bullgarë, ndër të cilët ishte edhe presidenti i ardhshëm Zheljo Zhelevi. Ky mëngjes pune me Miteranin mbeti në historinë më të re si një prej momenteve më të rëndësishme që paraprinin ndryshimet demokratike.

Ngjarjet nga viti 1989 ndryshuan pamjen e vendit tonë, i cili u nis në rrugën e reformave të vështira ekonomike dhe politike që ishin të nevojshme. Çerek shekulli më vonë tre presidentët bullgarë : Zheljo Zhelevi, Gerogi Përvanovi dhe Rosen Plevnelievi morën pjesë në mëngjes në Ambasadën Franceze me rastin e përvjetorit të vizitës së Fransoa Miteranit në Bullgari. Për këtë rast në vendin tonë erdhi edhe ministri francez për çështjet evropiane Thierry Repetin. Ndërsa në Universitetin e Sofjes u organizuan tri tryeza të rrumbullakëta kushtuar fundit të tranicionit, përfshirjes evropiane dhe mobilizimit të pjesëmarrjes së qytetarëve. Sipas profesorit Ivan Ilçev rektor të Universitetit nuk është e rastit se presidenti francez para 25 vjetëve ka vizituar atë.

“Kjo ishte shprehje e vlimit shoqëror gjatë gjysmës së dytë të viteve 80-ta, një prej qendrave të të cilit ishte Universiteti i Sofjes. Jo të gjithë e kishim të qartë çfarë ndryshim po kërkonim, por ishte e qartë se ai është i nevojshëm. Këtu diskutoheshin variante për të ardhmen e Bullgarisë dhe të shoqërisë bullgare. Këtu ishin themeluar disa prej organizatave të para që kishin objektiv ndryshimin. Profesorët dhe studentët nga Universiteti i Sofjes ishin në bazën e organizatave të shumta civile që po krijoheshin atëherë.”

Profesor Ilçevi hodhi urën edhe drejt protestave studentorëve para pak kohe në Universitetin e Sofjes që kërkonin dorëheqjen e qeverisë. Ai theksoi se, me gjithë interpretimet e ndryshme në shoqërinë bullgare të aksioneve studentore, vet fakti i protestës do të thotë se Universiteti i Sofjes vazhdon të jetë vend i mospajtimit intelektual. Vend në të cilin, sipas fjalëve të tij, po zhvillohen

“veprime që emocionojnë në shkallë të madhe kënetën e mediokritetit në vendin tonë.

Ja se çfarë tha para studentëve Thierry Repetin:

Снимка“Para 25 vjetëve shteti juaj qeverisej nga një parti, e cila preferonte të mbante vendin në varfëri dhe të ushtronte forcë kundër popullsisë në vend të aplikonte çfarëdo reforma të monopolit të vetë diktator. Megjithatë, më 1989 në Sofje presidenti Fransoa Miteran pa një rreze drite në bisedimet me një grup intelektualësh bullgarë gjatë mëngjesit i cili mëngjes mbeti në historikun e raporteve francezo-bullgare. Gjatë takimit me të studentët bullgarë ua përgjigjën  shkëlqyeshëm pyetjeve të tij. Disa muaj më vonë pikërisht ky brez doli në rrugë për të rrëzuar përfundimisht regjimin e Todor Zhivkovit. Vizita e Fransoa Miteranit kontribuoi në përforcimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve për të treguar afërsinë e kulturave tona. Në këtë frymë është po ashtu dhe vizita ime në Bullgari. Ne jemi pjesë e një projekti të përbashkët në kuadër të BE-së, të cilin projekt duhet ta realizojmë së bashku në Bullgari dhe në Francë. Para 25 vjetëve askush nuk guxonte të imagjinonte se të dyja vendet do të bëheshin pjesë e të njëjtit bashkim dhe e së njëjtës aleancë mbrojtëse. Gjatë këtyre 25 vjetëve Bullgaria pësoi ndryshime të konsiderueshme strukturore e politike, të cilat e çuan në BE më 2007. Procesi i integrimit evropian po vazhdon dhe ai ka një qëllim – të krijojë një Evropë më të fortë dhe më solidare, ku diferencat në standardin e jetesës në vendet anëtare do të zhduken. Jam i bindur se të gjithë ne kemi nevojë për Evropën e cila do të jetë e aftë të mbrojë vendin e vetë në shkallën ndërkombëtare, të mbrojë qytetarët evropianë nga lëkundjet e ekonomisë dhe të garantojnë demokracinë dhe liritë e qytetarëve në secilin vend anëtar.” 

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një radhë për të votuar në Britaninë e Madhe në ditën e zgjedhjeve

Krijimi i një Rajoni Zgjedhor me Shumë Mandate “Jashtë Shtetit” do të ndalojë manipulimet e mundshme me votat e bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit

Pothuajse një muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 27 tetorit, Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor ende nuk mund të fillojë punën sepse përfaqësuesit e popullit nuk mund të zgjedhin të parin mes të barabartëve. Ngërçi politik në..

botuar më 24-11-21 4.38.MD
Foto: Qendra e Shtypit e Presidencës

Republika e Maqedonisë së Veriut dëshiron të përfshijë bullgarët në kushtetutë pas hyrjes në BE

Përfshirja e bullgarëve në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut duhet të bëhet me "efekt të vonuar" - pasi vendi të bëhet anëtar i Bashkimit Evropian. Presidentja e Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska ia bëri këtë propozim kreut të shtetit Rumen Radev në..

botuar më 24-11-20 9.49.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Athina do të modernizojë ushtrinë greke deri në vitin 2030 Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Dendias, prezantoi para partive në parlament planin e ndryshimeve në ushtri. Reformat do të përfshijnë të tre llojet e trupave. Deri në vitin 2030 Do..

botuar më 24-11-16 10.30.PD