Para 25 vjetëve për vizitë zyrtare në Bullgari erdhi presidenti francez Fransoa Miteran. Përveç me udhëheqësin e atëhershëm shtetëror dhe lider komunist Todor Zhivkov ai u takua edhe me shkencëtarë nga Akademia Bullgare e Shkencave, me profesorë dhe studentët nga Universiteti i Sofjes, bëri vizitë edhe në Gjimnazin francez në Sofje. Ndërsa për mëngjes me të në Ambasadën Franceze ishin ftuar 12 intelektualë dhe disidentë bullgarë, ndër të cilët ishte edhe presidenti i ardhshëm Zheljo Zhelevi. Ky mëngjes pune me Miteranin mbeti në historinë më të re si një prej momenteve më të rëndësishme që paraprinin ndryshimet demokratike.
Ngjarjet nga viti 1989 ndryshuan pamjen e vendit tonë, i cili u nis në rrugën e reformave të vështira ekonomike dhe politike që ishin të nevojshme. Çerek shekulli më vonë tre presidentët bullgarë : Zheljo Zhelevi, Gerogi Përvanovi dhe Rosen Plevnelievi morën pjesë në mëngjes në Ambasadën Franceze me rastin e përvjetorit të vizitës së Fransoa Miteranit në Bullgari. Për këtë rast në vendin tonë erdhi edhe ministri francez për çështjet evropiane Thierry Repetin. Ndërsa në Universitetin e Sofjes u organizuan tri tryeza të rrumbullakëta kushtuar fundit të tranicionit, përfshirjes evropiane dhe mobilizimit të pjesëmarrjes së qytetarëve. Sipas profesorit Ivan Ilçev rektor të Universitetit nuk është e rastit se presidenti francez para 25 vjetëve ka vizituar atë.
“Kjo ishte shprehje e vlimit shoqëror gjatë gjysmës së dytë të viteve 80-ta, një prej qendrave të të cilit ishte Universiteti i Sofjes. Jo të gjithë e kishim të qartë çfarë ndryshim po kërkonim, por ishte e qartë se ai është i nevojshëm. Këtu diskutoheshin variante për të ardhmen e Bullgarisë dhe të shoqërisë bullgare. Këtu ishin themeluar disa prej organizatave të para që kishin objektiv ndryshimin. Profesorët dhe studentët nga Universiteti i Sofjes ishin në bazën e organizatave të shumta civile që po krijoheshin atëherë.”
Profesor Ilçevi hodhi urën edhe drejt protestave studentorëve para pak kohe në Universitetin e Sofjes që kërkonin dorëheqjen e qeverisë. Ai theksoi se, me gjithë interpretimet e ndryshme në shoqërinë bullgare të aksioneve studentore, vet fakti i protestës do të thotë se Universiteti i Sofjes vazhdon të jetë vend i mospajtimit intelektual. Vend në të cilin, sipas fjalëve të tij, po zhvillohen
“veprime që emocionojnë në shkallë të madhe kënetën e mediokritetit në vendin tonë.
Ja se çfarë tha para studentëve Thierry Repetin:
“Para 25 vjetëve shteti juaj qeverisej nga një parti, e cila preferonte të mbante vendin në varfëri dhe të ushtronte forcë kundër popullsisë në vend të aplikonte çfarëdo reforma të monopolit të vetë diktator. Megjithatë, më 1989 në Sofje presidenti Fransoa Miteran pa një rreze drite në bisedimet me një grup intelektualësh bullgarë gjatë mëngjesit i cili mëngjes mbeti në historikun e raporteve francezo-bullgare. Gjatë takimit me të studentët bullgarë ua përgjigjën shkëlqyeshëm pyetjeve të tij. Disa muaj më vonë pikërisht ky brez doli në rrugë për të rrëzuar përfundimisht regjimin e Todor Zhivkovit. Vizita e Fransoa Miteranit kontribuoi në përforcimin e marrëdhënieve midis të dyja vendeve për të treguar afërsinë e kulturave tona. Në këtë frymë është po ashtu dhe vizita ime në Bullgari. Ne jemi pjesë e një projekti të përbashkët në kuadër të BE-së, të cilin projekt duhet ta realizojmë së bashku në Bullgari dhe në Francë. Para 25 vjetëve askush nuk guxonte të imagjinonte se të dyja vendet do të bëheshin pjesë e të njëjtit bashkim dhe e së njëjtës aleancë mbrojtëse. Gjatë këtyre 25 vjetëve Bullgaria pësoi ndryshime të konsiderueshme strukturore e politike, të cilat e çuan në BE më 2007. Procesi i integrimit evropian po vazhdon dhe ai ka një qëllim – të krijojë një Evropë më të fortë dhe më solidare, ku diferencat në standardin e jetesës në vendet anëtare do të zhduken. Jam i bindur se të gjithë ne kemi nevojë për Evropën e cila do të jetë e aftë të mbrojë vendin e vetë në shkallën ndërkombëtare, të mbrojë qytetarët evropianë nga lëkundjet e ekonomisë dhe të garantojnë demokracinë dhe liritë e qytetarëve në secilin vend anëtar.”
Përgatiti në shqip: Zoja KostadinovaPresidenti Rumen Radev u takua në Baku me Presidenten e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska, njoftoi BNT. Në fillim të bisedës, Radev falënderoi Siljanovskën për ftesën dhe theksoi se takimi është një vazhdim i rëndësishëm i..
U mbyll seanca e parë e Kuvendit Kombëtar të sapozgjedhur. Ashtu si në tre parlamentet e kaluara bullgare, zgjedhja e kryetarit doli të ishte një sfidë serioze, pasi asnjë nga dy kandidatët - Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga Po e vazhdojmë..
Athina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Shqipëria dhe Mali i Zi realizuan progres në integrimin evropian gjatë vitit 2024 Udhëheqësit e BE-së u takuan më 18 dhjetor me homologët e..