Ai është kompozitor dhe përpunues i talentuar i muzikës, është edhe bashkëshort i saj. Gjatë karrierës së deritanishme krijuese me formacione të ndryshme, Desisllava Dimçeva incizoi disa albume. Në njërën prej tyre këngëtarja është soliste e këngëve autentike popullore. Në të ka edhe kompozime prej saj në stilin folklorik.
Për punën e vet prej autori Desisllava Dimçeva tregon:
“Disa prej këngëve të krijuara prej meje janë në stilin tradicional. Ato pasqyrojnë pikëpamjen time për folklorin dhe për ruajtjen dhe vazhdimin e traditës në ditët tona. Të gjitha kryeveprat e ruajtura deri më sot, u krijuan nga ndonjë njeri i talentuar. Me kalimin e kohës ato patjetër u pasuruan. Kështu vendosa, ë edhe unë të kontribuojë për këtë larmi. Kur u vendosa për banim në qytetin Bllagoevgrad, dija tepër pak për artin tradicional folklorik të rajonit të Pirinit. Duke zbuluar një pasuri të madhe të ritmeve dhe melodive, fillova të mësoja. Në këtë drejtim një ndihmë të madhe më dha puna ime si redaktore muzikore dhe gazetare në Qendrën Televizive të qytetit. Udhëtoj fshat më fshatë, takohem me grupe vendore folklorike, incizoj interpretimet e tyre. I kushtoj vëmendje edhe këngës moderne qytetare maqedonase, që mund të dëgjohet sot. Dalë ngadalë zbulova hollësitë e folklorit të krahinës së Pirinit. Edhe mund të them, se për traditat folklorike të kësaj krahine di më shumë se sa për muzikën popullore të krahinës sime të lindjes. Linda në qytetin Pernik, i cili është pjesë e krahinës folklorike të shopëve, që përfshin rajonin e Bullgarisë së Mesme Perëndimore. Prandaj në albumin tim me vete ka kryevepra të këtyre dy rajoneve folklorike.”
Të gjitha përpunimet e këngëve, të cilët interpreton këngëtarja Desisllava Dimçeva, i bëri Valeri Dimçev. Me të ajo punon që nga viti 1994. Valeri është një muzikant virtuoz, i cili gërsheton stile të ndryshme muzikore me një imagjinatë të pabesueshme dhe me një mjeshtëri të paparë. Ai ekzekuton edhe xhaz, i thyer përmes prizmit të folklorit.
Trioja Desisllava – pjesë prej së cilës janë Desisllava Dimçeva dhe Valeri Dimçev, prezanton muzikën bullgare në vende të ndryshme të botës – Gjermani, Francë, SHBA-në, Kanada. Të shumta janë edhe pjesëmarrjet e tyre në festivale ndërkombëtare, ku provokojnë ngazëllimin e publikut.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..
Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..
Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..
Kori i Fëmijëve i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) hap Festivalin Muzikor kushtuar Vitit të Ri në Pallatin Kombëtar të Kulturës. Në koncertin "Nata e..
Pasi vite më parë këngëtarja Desi Dobreva prezantoi versionin e saj të këngës së njohur të Maria Nejkovës , tani ajo na ofron një interpretim edhe më të..