Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria nuk duhet të mbajë vetë peshën e valës së refugjatëve nga Siria

Foto: Maria Dimitrova-Pisho

Në periudhën 20-23 janar një delegacion i Komisionit të lirive civile, drejtësisë dhe punët e brendshme i Parlamentit Evropian vizitoi disa kampe refugjatësh në Bullgari, që të njihet me kushtet e jetesës atje. Eurodeputetët u bindën se është arritur “një përparim i konsiderueshëm” dhe këto kushte tashmë janë të kënaqshme. Raporti, që do të përgatitet mbi këtë çështje, do të ketë edhe rekomandime për solidaritetin më të madh nga ana e të gjitha vendeve anëtare për përballimin e sfidave të valës së madhe të refugjatëve drejt BE-së.

“Në fillim shoku nga rryma e refugjatëve ishte i madh dhe tejkalonte kapacitetin e pritjes së emigrantëve në Bullgari, deklaroi për Radio Bullgarinë udhëheqësi i misionit Frank Engel. Mirëpo, me kalimin e kohës vendi filloi të afrohet me kërkesat ndërkombëtare për kushtet më të denja të jetesës për këta njerëz, që kanë nevojë për ndihmë. Dhe përpjekjet në këtë drejtim duhet vazhduar.”

Bullgaria, e cila është një prej vendeve që janë më të prekura nga fluksi i refugjatëve nga Siria, nuk duhet të mbetet e vetme në përballimin e këtij problemi të madh, janë të mendimit deputetët evropianë. Solidarësia me njerëzit që vuajnë është një vlerë kryesore evropiane – vuri në dukje zoti Engel, eurodeputet nga Luksemburgu.

“Po, Evropa ka kërkesa për të pasur solidaritet, por këto kërkesa duhet të zbatohen nga të gjithët. Një situatë e tillë e jashtëzakonshme mund të ndodhë në çdo moment dhe atëherë ka nevojë për solidaritet evropian.”

Eurodeputeti vuri në dukje se pothuaj të gjitha shtetet në kufirin jugor të komunitetit ndodhen në të njëjtën situatë, në të cilën është dhe Bullgaria. Mirëpo tani për tani vendi ynë ka marrë më pak mjete financiare.

Familja e zotit Engel e njeh shumë mirë fatin e refugjatëve.

“Gjatë Luftës së Dytë Botërore një pjesë e familjes sime ka marrë strehim në Francë. Ndoshta pa ndihmën e këtyre njerëzve, familja ime nuk do të ekzistonte sot. Pothuaj çdo një familje në Evropë ka pasur në të kaluar një fat të tillë. Të gjithë ne kemi qenë refugjatë në një moment, kemi kërkuar dhe kemi marrë solidarësi evropiane. Tani edhe ne duhet të jemi solidarë.”

Situata në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë i jep arsye Frank Engelit për të parashikuar se problemet lidhur me fluksin e emigrantëve drejt Evropës do të vazhdojnë shumë kohë. Ka të ngjarë që fluksi i refugjatëve të rritet me ardhjen e pranverës, mendon zoti Engel. Ai beson se Bullgaria tashmë disponon kapacitetin e domosdoshëm për pritjen e valës së re të refugjatëve. “Vetëm në qoftë se fluksi i refugjatëve është jashtëzakonisht i madh, atëherë askush nuk do të jetë në gjendje ta përballojë këtë presion.”

Sipas fjalëve të zotit Engel, njerëzit që vijnë nga Siria, duke kërkuar ndihmë ndërkombëtare, janë një sfidë për tërë Bashkimin Evropian. Sipas të dhënave të fundit, 700 000 sirianë ndodhen në territorin turk, kaq janë edhe imigrantët në Liban, kurse 6 mln veta janë shpërngulur brenda vendit për shkak të luftës. Lidhur me këtë Bashkimi Evropian duhet të jetë në gjendje të rishikojë politikën e tij të strehimit, në rast se rryma e njerëzve drejt kufijve të Bashkimit arrin përmasa të tilla. Në përputhje me marrëveshjen në veprim, që është e njohur si “Dublin 2”, çdo një vend i BE-së, në territorin e të cilit mbërrijnë refugjatë, duhet të zgjidhë vetë problemin e vendosjes së tyre, derisa të rishikohen kërkesat për strehim. Kështu presioni nuk është shpërndarë njëtrajtësisht dhe krijon probleme, si lidhur me mbrojtjen e të drejtave të vetë refugjatëve, ashtu dhe sa i përket stabilitetit në vetë shtetet, vënë në dukje kritikët e kësaj politike. Këto argumente ripohojnë edhe atë që ndodh në Bullgari gjatë gjashtë muajve të fundit.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Padurimi kognitiv, vetëvlerësimi i ulët, kultura turbo folk … cili është problemi me fëmijët tanë?

Gati 10 për qind e 11-vjeçarëve në vendin tonë kanë qenë të dehur të paktën dy herë në jetën e tyre, 18% e djemve dhe 13% e vajzave kanë pirë cigare, dhe rreth 19% e 15-vjeçarëve kanë përdorur kanabis, sipas një studimi ndërkombëtar të sjelljes..

botuar më 24-07-23 7.20.PD

U mbyll me sukses java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte java e tretë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgarenë Tiranë. Kjo ishte dhe java e fundit e shkollës në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja në Tiranë, i cili u ofroi pjesëmarrësve kushte moderne bashkëkohore për..

botuar më 24-07-22 1.30.MD

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD