Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Çupa e vogël” udhëton rreth e rrotull botës

Neli Andreeva
Foto: arkiv personal

Fonogrami i aksionit hollivudian “Hummingbird” është një këngë popullore bullgare. Bëhet fjalë për interpretimin “Çupa e vogël” të Ansamblit të Folklorit “Filip Kutev”. Muzika është e solistes Neli Andreeva dhe kompozitorit Georgi Genov. Ky i fundit është dirigjent i korit të ansamblit.

Personazhi kryesor i filmit hollivudian është Xhejsën Stejt /Jason Statham/. Ai luan rolin e ish-ushtarit të forcave speciale të lundrimit kriminal në Londër, merr përsipër identitetin e një burri tjetër dhe transformohet në një engjëll hakmarrës në proces. Po aksioni rastisi që të ketë kënga bullgare.

“Për herë të parë këngën “Çupa e vogël” e incizuam para 18 vjetëve në diskun “FolkArt Neli”, kujton solistja. – Të gjitha aranzhimet në të janë për orkestër të vogël popullore. I bëri bashkëshorti im Georgi Andreev, dirigjent i parë i Ansamblit “Filip Kutev”. Më pas kënga u përdor në një nga spektaklet e koreografes Nesha Robeva. Georgi Andreev e aranzhoi këngën për orkestër simfonike dhe e incizuam atë në Radion Kombëtare Bullgare. Pastaj kompozitori Georgi Genov e përshtati “Çupën e vogël” për interpretim koral. Ky variant e hodhëm në internet dhe pati shumë klikime dhe komente. Bile një ekip japonezësh erdhi në Bullgari dhe bëri video-incizim tjetër.”

Autorët e filmit amerikan kanë gjetur të gjitha variantet e “Çupës së vogël”, e cila është ndër këngët më të dëgjuara në hapësirën virtuale në mbarë botën, përfshiu në Japoni. “Çupa e vogël” ishte përfshirë në programin e në një turi në “Tokën e Lindjes së Diellit”. Bile grupi i famshëm i rokut “Red Hot Chili Peppers” u bë adhurues i këngës bullgare. Muzikantët e grupit amerikan e kishin ftuar Neli Andreevën pas koncertit të tyre në Sofje. Më vonë një kompani anglezo-amerikane ka kërkuar të regjistrojë “Çupën e vogël” në filmin “Hummingbird”.

Georgi Andreev shpjegon se ekipi i filmit ka qenë korrekt me ta dhe shton: “Një vit pasi filmi u bë fakt, interesi u rizgjua. Ndoshta sepse në kinematë bullgare ai tani projektohet. Është mirë se ky lloj muzike gjithmonë është aktuale.”

Autorët dhe interpretuesit e “Çupës së vogël” punojnë çdo ditë së bashku, duke përgatitur projekte të reja. Para një muaji Neli Andreeva incizoi një këngë në duet me këngëtarin e xhazit Vasill Petrov. Bashkëshorti i tij tashmë është gati me veprën e tij më të re “Lot trëndafili” për ansambël të vogël instrumental, kor miks dhe kor popullor. Gjatë muajit maj të këtij viti “Lot trëndafili” do të interpretohet së bashku me një kor nga Arizona e Jugut dhe pas kësaj do të paraqitet në një koncert në Stamboll.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Lektoratet e gjuhës bullgare luajnë një rol të rëndësishëm në "ndezjen" e interesit drejt Bullgarisë në mbarë botën

Mbi 30 studiues të gjuhës bullgare nga njëmbëdhjetë vende u mblodhën në një forum dyditor në Sofje dhe Plovdiv, kushtuar alfabetit cirilik, për të prezantuar arritjet e tyre më të fundit në studimin e veprës së Kirilit dhe Metodit dhe për të kujtuar se..

botuar më 24-07-03 7.30.PD
Foto: Facebook / Fakulteti Juridik i Universitetit të Sofjes

Gjuha e së drejtës evropiane është baza e programit më të vjetër të specializuar të masterit në Bullgari

Gjatë fushatës së sivjetshme të kandidatëve për studentë, pyetja cila do të jetë diploma më e dëshiruar në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" sikurse është retorike. Për katër vitet e fundit, zgjedhja numër një e studentëve të ardhshëm..

botuar më 24-06-25 7.10.PD
Shkolla bullgare

Kur nxënësit dhe mësuesit ecin me hapin e kohës!

Më shumë se 75 vjet më parë, kishte nevojë që fëmijët e kopshtarëve bullgarë në Sllovaki të shkolloheshin, por diku ku, së bashku me shkencat e tjera, të mësonin historinë dhe kulturën e popullit të tyre në gjuhën e tyre amtare. Kështu, bullgarët nga..

botuar më 24-06-23 9.30.PD