Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pasqyra e shtypit

Tema kryesore politike e shtypit të sotëm është konstatimi i agjencisë „Alpha Research” se iniciativa qytetare ABV të ish presidentit Gerogi Përvanov pakëson në mënyrë konsiderueshme mbështetjen elektorale për PSB. Për shkak të shfaqjes së lëvizjes ABV, Partia GERB që ishte tani është në opozitë, del para PSB për zgjedhjet evropiane, shkruan gazeta “Sega”. Sipas gazetës “Monitor” kjo ka shkaktuar ndër socialistët një ortek mos kënaqësie ndaj Përvanovit. Këtë tezë e mbështes edhe gazeta “Standard” i cili pohon “Shokët dëbojnë Përvanovin nga PSB”.

Тema për okupimin që po vazhdon të Universitetit të Sofjes nga studentë që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe dorëheqjen e rektorit Prof. Ivan Ilçev. Gazeta “Standard” boton titullin “Okupimi vihet në veprim Prokuroria” Botimi thekson qëndrimin e rektorit se okupimi i godinës është krim dhe për këtë duhet të vihet në veprim prokuroria, por njëkohësisht edhe gatishmërinë e kryeministrit Plamen Oresharski të takohet me protestuesit. Gazeta “Dnevnik” citon thënien e prof. Ilçev se “gjatë okupimit të parë udhëheqësit e tij ishin shumë i inteligjentë”.. Këtë prononcim rektori e ka bërë pata televizionit “Nova TV” në përgjegjës të pyetjes çfarë janë dallimet me okupimin e parë dhe pse tani po kërkon ndihmën e shtetit.

Kriza dëboi jashtë shtetit tre gjenerata mjekësh bullgarë shkruan gazeta “Sega”. Gjysma e mjekëve që u larguan nga vendi janë në moshë 30 dhe 50 vjeç. Sipas Unionit Bullgar të Mjekëve, këto janë kuadrot më të çmueshëm, janë të rinj të punojnë dhe janë me përvojë të mirë. Por Bullgaria humb edhe mjekë shumë të rinj që janë 32% prej atyre që largohen nga vendi, shton gazeta. 35% emigrojnë për shkak të pagesave më të mira, 8 % për shkaqe familjare, por më shumë se gjysma për shkak të çrregullimeve në sistemin shëndetësor, pamundësisë të kualifikohen dhe të marrin specializim, saktëson gazeta “Sega”. Tema e emigrimit është objekt edhe i gazetës “Sega” edhe pse në një aspekt tjetër. Nën titullin “Importojmë banakierë nga Ukraina dhe Moldavia”, botimi pohon se politikanët nga Evropa Perëndimore nuk janë të vetmit që janë shqetësuar se nga 1 janari ranë kufizimet për punë të bullgarëve në BE. Jo më pak janë shqetësuar edhe hotelierët bullgarë për shkak të frikësimeve se shumë kuadro për shkak të pagimit më të lartë do të nisen për në Gjermani dhe Angli dhe turizmi bullgar do të mbetet pa kuadro.

Gazeta “Trud” informon se qeveria do të japë më shumë mjete për mësimin e gjuhës amtare nga bullgarët që jetojnë jashtë shtetit. Në një propozim për ndryshim të veprimtarisë së shkollave с të së dielës jashtë shtetit propozohet të financohen edhe kurse për përgatitje e kandidatë studentëve për pranim në institucionet e larta mësimore bullgare për gjuhën dhe letërsinë bullgare për histori dhe gjeografi të Bullgarisë. Propozohet po kështu të organizohet mësim i fëmijëve më moshë para shkollore dhe të organizohet mësimi nga distancë.

Gazeta “24 orë” i u kushton më shumë se një faqe anomalive të shkaktuara te zogjtë nga moti tepër i ngrohtë deri para pak kohe në Bullgari. Zogjtë që tradicionalisht fluturojë në jug ku është akoma më ngrohtë nuk e bën atë, ndërsa ata që kalojnë dimrin në Bullgari, shkruan në veri, thotë para gazetës kryetari i Shoqatës Bullgare për Mbrojtje të Zogjve. „Nuk ka zogj për gjahtarët”.

Ballkani mund të jetë moda e re të verës” pohon në një intervistë për gazetën “Standard” Radosllav Radev shef i Dhomës Kombëtare të Vreshtarëve dhe të Verës. Sipas ekspertit, tendenca nga para 20 viteve kur pozitat e verërave bullgare ishin prekur nga shfaqja e verërave nga Kili dhe Argjentina, përfundon dhe tani po kërkohet yll i ri si regjion. Radevi shpreson që ky regjion të jetë Ballkani, sepse nëse gjykohet nga botimet e specializuara dhe nga prezantimet në konkurse ndërkombëtare verërat nga Bullgaria, Rumania, Greqia dhe Maqedonia shkaktojnë interes të fortë.

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bullgaria nuk do t'i japë para Ukrainës

Dje u bë një provë e re për një insinuatë se Bullgaria do t'i japë para Ukrainës, tha në parlament kreu i GERB-it Bojko Borisov. Në seancën e mbyllur të parlamentit për Samitin e NATO-së në Uashington, u bë e qartë se nuk bëhet fjalë fare për dhënien..

botuar më 24-07-05 11.09.PD
Rumen Radev

Sipas presidentit, zgjedhjet e parakohshme duhet të mbahen pas 15 shtatorit

Gushti nuk është muaji më i mirë për një fushatë zgjedhore, as zgjedhje deri në mes të shtatorit. Këtë e tha presidenti Rumen Radev, i cili mori pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Banka e Vitit”. “Unë jam i detyruar të mendoj jo vetëm për..

botuar më 24-07-05 8.48.PD

Parashikimi i motit për 5 korrikun 2024

Ditën e premte do të mbizotërojë mot me diell. Kryesisht në Bullgarinë Lindore do të mbajë vranësira, por vetëm në disa rajone do të ketë reshje të shkurtra shiu. Era do të vazhdojë të fryjë nga drejtimi perëndimor kryesisht e dobët. Temperaturat do..

botuar më 24-07-04 7.35.MD