Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Beroni – guri i së mirës

Kolazh: Vergil Mitev

Guri Beroni sjell gëzim, mjekon sëmundje, tërheq miq dhe lind shpresa. Besohet se ai posedon forcë magjike. Ky nuk është një gur fizik, por është simboli i fushatës “Sa kushton të ndryshosh botën” të Forumit Bullgar të Dhurimeve. Emri Beron ka të bëjë me imazhin e rilindësit Petër Beron mbi letrën bullgare prej 10 levash. Fushata ka për qëllim dhurimin e 10 levave (me vlerë të përafërt 5 euro) brenda një periudhe të caktuar. Partner mediatik është Radioja Kombëtare Bullgare.

“Për qëllim e kemi të inkurajojmë 100 mijë veta që të dhurojnë nga 10 leva çdo muaj – tregon znj. Borjana Kirillova. – Për një vit mblidhet 12 mln leva (rreth 6 mln euro). Kjo shumë do të ndryshonte botën dhe fatin e shumë njerëzve. Sa kushton në fakt, ndryshimi i botës – vetëm 10 leva. Çdokush nga ne harxhon në muaj së paku nga 10 leva për gjëra të panevojshme dhe të padobishme. Pse jo t’i bashkohemi fushatës dhe të dhurojmë 10 leva për njerëzit në nevojë dhe për ide të mira.”

Kur njeriu është i vendosur të dhurojë shuma të vogla, është normal t’ia bëjë vetes pyetjen çfarë do të ndryshojë?

“Po të lihen anash nga 10 leva çdo muaj, këta bëjnë 120 leva në vit (60 euro). Kaq kushton p.sh. vizita profilaktike te mjeku e njerëzve në gjendje të prekshme ose 20 fidanë të mbjellë të cilët mjaftojnë për një pyll të vogël. Dhurim i tillë mbulon vizitën gjashtëmujore te terapisti i të folurit, ose mjafton për t’u shtypur materialet e një ekspozite. Këta shembuj janë nga fusha të ndryshme, pavarësisht a bëhet fjalë për ndihmë sociale ose mbështetje të artit. Në fakt 120 leva nuk është fare shumë e vogël.”

Sajti i fushatës “Sa kushton të ndryshosh botën” është stanidaritel.com. Kur ta hapni atë, zgjidhni një regjion të Bullgarisë dhe fushën në të cilën dëshironi të bëni dhurimin – ekologji, fëmijë në nevojë, kulturë, arsim etj. Ka disa variante të dhurimit – me anë të një mesazhi nga celulari juaj, me kartelë bankare e disa të tjera. Po të doni t’i telefononi Forumit Bullgar të Dhurimeve, shtypni 00359 2 951 59 78.

Znj. Kirillova sqaron se, pasi të keni zgjedhur fushën e dhurimit, ekipi i fushatës do të përpilojë një plan individual ku ka nevojë të hidhet rregullisht nga 10 leva ose më shumë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Martenica - një hit i padiskutueshëm në një dyqan bullgar në Bruksel

Jordan Minkov mbërriti në Bruksel me familjen e tij në vitin 2007, kur vendi ynë u bë anëtar i plotë i Bashkimit Evropian, pasi gruaja e tij mori një kontratë të përhershme me institucionet evropiane dhe kjo ndryshoi jetën e gjithë familjes. "Në..

botuar më 25-02-26 7.10.PD
Ivo Mihov

Në Universitetin e Sofjes po punohet për krijimin e një kompjuteri kuantik

Inteligjenca artificiale tani është krijuar tërësisht nga kompjuterët klasikë me algoritme, ndërsa inteligjenca artificiale e bazuar në kompjuterë kuantikë do të jetë shumë më e shpejtë dhe më funksionale, thotë doktoranti Ivo Mihov nga Qendra për..

botuar më 25-02-25 11.25.PD

Tre vjet më vonë - për luftën në Ukrainë, paqen dhe të ardhmen

Pikërisht 3 vjet më parë, më 24 shkurt, filloi pushtimi rus i Ukrainës - një ngjarje që zgjoi Evropën 77 vjet pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vuri në pikëpyetje një nga synimet kryesore të BE-së - parandalimin e një konflikti të ri në..

botuar më 25-02-24 9.00.MD