Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çepellare – qyteti i skive dhe lavdisë olimpike

БНР Новини
Muzeu i Skive tregon historikun e sporteve dimërore në Bullgari.
Foto: Veneta Nikollova

Hotelierë dhe sipërmarrës në qytetin Çepellare në malin Rodopa tanimë mund të fillojnë punë. Bora e shumëpritur në fund të muajit të kaluar më në fund siguroi kushte perfektë për sportet e dimrit dhe i mbushi hotelet vendase dhe lokalet me skiatorë. Në këtë moment të gjitha pistat në ski-zonën nën majën Meçi çall janë të hapura. Nga të gjitha duket, se pas janarit pa reshje dëbore, stina në vendpushimin bullgar është në rrugë t’i avancojë pozitat e humbura.

Qyteti Çepellare është një vend i dashur më tepër nga skiatorët bullgarë. Shkaku nuk është vetëm në çmimet më të leverdishme të kartave të teleferikut dhe të fjetjeve. Në ndryshim nga ski-qendra fqinje Pamporovo, ai nuk ndriçon me vargjet e hoteleve të mëdha, me lokalet e natës, me komplekset sportive e të tjera. Bullgarët e lidhin qytezën e vogël Çepellare me zanafillën e ski-sportit, me arritjet e skiatorëve bullgarë dhe më tepër me një dekoratë dhe arritje, e cila i siguroi Çepellares dhe Bullgarisë një vend nderi nën qiellin olimpik. Kur gjatë vitit 1998, Ekaterina Dafovska, sportiste në biatlon e cila ka lindur në këtë qytet, fitoi në Nagano medaljen e parë olimpik, i gjithë qyteti festoi. Në lidhje me këtë një grup entuziastësh propozojnë që menjëherë të krijohet një ekspozitë, e cila të tregojë zhvillimin e sporteve dimërore në qytet nga vitet 30 të shekullit të kaluar deri në ditët tona. Kështu përpara disa vjetëve në Çepellare hap dyer muzeu i parë, por mbase dhe në Ballkan i skive. Kur e kalon pragun e tij, të pret një mbishkrim simpatik: “Muze i rinisë, i vrullit dhe i fitoreve. Këtu asnjë nuk plaket!”.

Снимка

Nga kujdestarja e muzeut Svetlla Terzijska, mësojmë se, ski-gara e parë në rajon u zhvillua gjatë dimrit të vitit 1929. Atëherë një grup entuziastësh garuan nëpër një nga rrugicat mjaftë të pjerrëta dhe të mbushura me dëborë në qytet. Frymëzimi i tyre ka qenë si të thuash ngjitës dhe gjatë viteve të ardhshme gjithnjë e më shumë banorë të Çipellarës i përkushtohen sekretit të sportit dimëror. Eksponati më i vjetër në përmbledhje zgjon dhe çuditje dhe... mallëngjim. Bëhet fjalë për ski primitive prej druri nga viti 1934.

Снимка

“Këto ski janë të punuara në një punishte, ato nuk janë një prodhim fabrike – sqaron zonja Terzijska. – Atëherë nuk ka pasur se që ku të blesh një pajisje të ngjashme dhe në qytet fillon prodhimi me dorë. Por kjo del se është një gjë mjaft e vështirë, me qenë se për këtë qëllim janë përdorur pjesë nga fuçi të gjata. Kurse disa kanë përdorur shkopinj të gjatë prej druri të cilët më pas i kanë zier dhe i kanë vendosur në një këllëf të posaçëm, që të mund të formohet harku karakteristik të skive. Kurse, për ndryshe prodhimi fabrikë në Bullgari startoi gjatë vitit 1961 me krijimin e një reparti për ski-vrapuese.”

Gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar Çepellare pajiset me një fabrikë për ski, e cila mbuloi tregjet evropiane me prodhimin “made in BG”. Kurse prej disa vjetëve është afirmuar si një nga ndërmarrjet më të mëdha për ski në Ballkan, punon pajisje me licencë të markës austriake me famë botërore Atomic. Pronarët e saj e nxorën pothuajse të gjithë prodhimin e vet të këpucëve austriake në qytezën bullgare.

Снимка

Krahas me Ekaterina Dafovskën, e cila është kthyer në emblemë të qytetit, nga ekspozita e muzeut njihemi dhe me arritjet e akoma 10 skiatorëve të tjerë bullgarë, të lindur në rajonin e qytetit Çepellare. Mes tyre është dhe sportistja në ski vrapim Krëstana Stoeva, e cila ka arritur suksesin e parë të lartë për Bullgarinë në Olimpiadën e Squaë Valley të ShBA-së gjatë 1960-ës. Nuk ka dyshim se, banorët e qytetit e kanë frymën sportive, kanë vrullin për fitore. Por mbase nuk do të mund të realizojnë plotësisht këto cilësi të veta, nëse nuk jetonin në këtë skaj që propozon kushte të shkëlqyera për sporte dimërore. Nga këto mundësi, fitojnë edhe turistët, për të cilët Çepellare është kthyer në simbol të ski-sportit dhe të lavdisë olimpike.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: Veneta Nikollova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Drejtori i Përgjithshëm i BNR Milen Mitev (i dyti nga e majta) merr çmimin e partneritetit mediatik

BNR, BNT dhe BTA u vlerësuan për partneritetin më të mirë mediatik në mbështetje të turizmit në Bullgari

Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata Bullgare e Hoteleve dhe Restoranteve për partneritetin më të mirë mediatik në vitin 2024. Çmimin..

rinovuar më 24-11-27 10.39.PD

Euronews: Bullgaria është një destinacion ideal për turizmin gjatë gjithë vitit me plazhet e saj të arta dhe majat e mbuluara me borë

Bullgaria, e vendosur në qendër të qytetërimeve të lashta, ofron pamje mbresëlënëse historike, të rrethuara nga brigjet më të mira të Detit të Zi dhe vendpushimet e skive të klasit botëror të mbuluara me borë.Në territorin e tij nga 111 000 kilometra..

botuar më 24-11-25 10.35.PD

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci do të transformohet në një teleferik me ulëse

Tërheqësja e vjetër në fshatin Govedarci, bashkia e Samokovit në malin Rilla, do të modernizohet në një teleferik me katër ulëse me një kapacitet prej 1520 njerëz në orë. Një propozim i ngjashëm i është dorëzuar Inspektoratit Rajonal për Mbrojtjen e..

botuar më 24-11-24 8.05.PD