Gjatë disa ditëve të fundit firmat transportuese bullgarë, të pakënaqura nga regjimet e licencës për vitin 2014, bllokuan pikëkalimet në kufirin tonë me Turqinë “Kapitan Andreevo” dhe “Lesovo”. Problemi u krijua pasi Turqia dhe Bullgaria shpallën se lejet përkatësisht për transportuesit bullgarë dhe për ata turq janë të paligjshme. Radha të gjitha disa kilometra me mauna në kufi shkaktuan një tension të madh dhe shumë humbje edhe për të dyja vendet. Bllokada u hoq, por përkohësisht, në pritje të zgjidhjes së çështjes në nivelin e ministrave të transportit më 17 shkurt. Ky është një problem ekonomik, sepse bëhet fjalë për një bilanc të ndërlikuar prej interesash në këtë degë, megjithëse kohët e fundit ai mori përmasa politike. Si do të zgjidhet kjo çështje – është vështirë të thuhet, por disa ditë para bisedimeve u panë shenja për një zgjidhje pozitive. Ministria Bullgare e Transportit i bëri një ofertë Turqisë për përballimin e problemeve të transportuesve bullgarë. Ministria turke nga ana e vet vuri në dukje se problemet duhet zgjidhur në rrugën e bisedimeve, duke u aplikuar një metodë e re. Deri përpara pak kohe pala turke ngulte këmbë për t’u zhvilluar bisedime pasi kënaqen pretendimet e saj për lejet e transportit. Lajme inkurajuese erdhën edhe nga vetë dega e transportuesve. Asociacioni i Transportuesve Turq (UND) dhe Asociacioni i Ndërmarrjeve Bullgare për Transportimet dhe Rrugët Ndërkombëtare u morën vesh për forcimin e bashkëpunimit të tyre pas bisedimeve qeveritare dhe për mbledhje dy herë në vit mbi çështje të interesit reciprok. U pash se ka vullnet për përballimin e problemit edhe nga ana e dy vendeve. Nëse do të arrihet në një liberalizim të plotë të transportimit ndërkombëtar, siç pret pala bullgare, kjo do të bëhet e qartë pas bisedimeve. Si anëtare e BE-së Bullgaria mund të kërkojë bashkëpunim nga ai, por është më mirë që të arrihet marrëveshje mes dy vendeve. Kjo marrëveshje duhet të ketë një afat të gjatë, që të mos ndeshemi përsëri me këto probleme vitin tjetër.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..
Bullgaria duhet të marrë financim të synuar për mbrojtjen - këtë e ka kërkuar eurodeputeti bullgar i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Andrej Novakov..
Sipas sondazhit të rregullt sociologjik të Agjencisë “Gallup International Bolkan” në janar 2025, shoqëria ka pritshmëri të moderuara për ndryshime..
Një forum u mbajt në klubin e shtypit të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA) në Bosilegrad të Serbisë, i provokuar nga përpjekjet për ta imponuar të..