Me një spektakël grandioz ishin mbyllur Lojërat e XX Olimpike Dimërore në Soçi, pas 16 ditëve të pasioneve të forta, fitoreve dhe dëshpërimeve. Lojërat në Soçi do të mbeten në historinë si olimpiada më e shtrenjtë deri tani, që kaloi me masa të jashtëzakonshme për siguri. Shuma prej 50 miliardë dollarësh, që Rusia ndau për organizimin dhe zhvillimin e lojërave duket shumë e lartë, por asnjë olimpiadë nuk kalon pa rekorde. Me gjithë këtë për fansat më të rëndësishme janë rekordet në sportin, ndërsa Soçi 2014 do të mbahet mend me arritje unikale.
Numër rekord sportistësh nga 88 kombe morën pjesë në garat në Rusi. Në tokën amtare skuadra ruse arriti paraqitjen e saj më të mirë në Lojëra Olimpike të Dimrit dhe fitoi gjithsejtë 33 medalje – 13 të arta, 11 të argjendta, 9 të bronzta. Skuadra ruse e hokeit në mënyrë të befasishme u eliminua në çerek finalet, por sportistët e tjerë të vendit u sollën shumë gëzim adhuruesve të vet. Në Olimpiadën e mëparshme në Kanada Rusia fitoi 15 medalje, por tani në mënyrë bindëse është në krye të klasifikimit sipas medaljeve.
Skuadra e ShBA-së u paraqit në mënyrë më të dobët në krahasim me lojërat në Vankuvër dhe është në vendin e dytë për nga numri i medaljeve të fituara – 28. Në klasifikimit sipas numrit të medaljeve të arta ShBA është në vendin e katërt pas Rusisë, Norvegjisë dhe Kanadasë, por Lojërat Olimpike gjithë sjellin befasi. Disa prej shpresave të mëdha të skuadrës amerikane për medalje si snoubordistin Shon Uajt u paraqitën në mënyrë dëshpëruese , por në të njëjtën kohë 18 vjeçarja Mikaela Shifrin fitoi medalje të artë në slalomin për ferma gjatë pjesëmarrjes së vet të parë në Olimpiadë.
Në klasifikimin sipas numrit të medaljeve Norvegjia është në vendin e tretë me 16 medalje, ndërsa në Olimpiadën e fundit në karrierën e tij legjenda Bjorndalen shtoi akoma dy medalje të arta në koleksionin e vet të pasur. Kanadaja mbeti në vendin e katër me 25 medalje.
Skuadra olimpike e Holandës arriti një rekord unikal. Në të gjitha garat të patinazhit mbi akull për meshkuj dhe ferma holandezët fituan medalje. Gjatë vitit 2010 atletët polak fituan 6 medalje. Në Soçi fituan 4 medalje të arta, një të argjendtë dhe një të bronzet për herë të radhës demonstruan përparimin e madh sportiv të vendit gjatë viteve të fundit. Polaku Kamil Stoch u bë sportisti i tretë në historinë e kërcimeve me ski që arriti të fitojë dy medalje të arta në garat individuale.
Për fat të keq Bullgaria u paraqit sipas pritjeve që kishim dhe nuk arriti të radhitet në tabelën e vendeve mbajtëse të medaljeve, por beteja për dallimet midis pjesëmarrësve të mëdhenj u solli shumë emocione fansave të tyre. Akensandra Zhekova ishte afër medaljes në snoubordin, por mungesa e shansit pengoi që kjo të ndodhet dhe Bullgaria mbetet me shpresë për më shumë suksese olimpike pas katër viteve.
Fryma olimpike në Soçi mbetet deri në mes të marsit kur do të mbarojnë Lojërat Paraolimpike të Dimrit, por një gjë është e qartë – Olimpiada në Soçi do të mbetet në zemrat e dashamirësve të sporteve të dimrit akoma shumë kohë.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e tenistit legjendar Stefan Edberg janë Karlos Alkaraa nga Spanja, Kasper Ruud nga Norvegjia dhe..
Tenisti ynë më i mirë, Grigor Dimitrov, e përfundoi sezonin 2024 në Top 10 të renditjes botërore. Bullgari 33-vjeçar ka një pasuri prej 3350 pikësh dhe ruan vendin e 10-të. Ky është përfundimi më i mirë i Dimitrov që nga fundi i vitit 2017, kur ai ishte i..
Notari bullgar në ujërat e hapura Canko Cankov notoi një nga maratonat më të vështira të notit të zinxhirit Ocean 7 në ishujt Havai, njoftoi menaxheri i tij Nikollaj Iliev. Bëhet fjalë për maratonën më të gjata nga të gjitha shtatë maratona - nga..
Ylli bullgar i tenisit Grigor Dimitrov u nominua për Çmimin Sportiv të Asociacionit Botëror të Tenisit. Konkurrentët e tij për çmimin me emrin e..