Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Ditarë të gjithësisë” – në kërkim të autentikes dhe fotografisë

БНР Новини
Foto: Krasimir Andonov

Në qendrën e Sofjes ndodhi diçka interesante – fotografia ia zgjati dren letërsisë në një ekspozitë. Këtij gjesti iu përgjigj “SOHO” – vend për ide krijuese. Kështu projekti i fotografit Krasimir Andonov dhe gazetares Lila Ivanova arriti tek ne, spektatorët dhe lexuesit. Andovi përveç se është një fotograf i talentuar është i njohur për arritjet e tij në artin e xhirimit. Në edicionin e ardhshëm të “Sofja Film Fest” ka dy filma të xhiruara prej tij “Helm për mi” i Konstantin Burovit dhe “Gjykata” e Stefan Komandarevit. Lima Ivanova është kryeredaktore e revistës “Gjithçka për femrën”. Preferon të shkruajë në blogun e vet “Solunska 16”. Një grua e re e bukur që zbulohet para botës përmes fjalëve.

Si lindi ideja për këtë ekspozitë?

“Kur i lexoj tekstet e Milës lindin personazhe – përgjigjet fotografi Krasimir Andonov. – Ndërsa kur unë bëj fotografi përpiqem që të tregoj ndonjë histori kështu sikur po e tregoj me fjalë. Atje diku është pika e takimit dhe do të shtoj se të dy ne kemi një botëkuptim. Fushat në të cilët merremi janë të ndryshme, për në një farë mënyre janë të njëjta për sa i përket qëndrimit tonë ndaj botës. Ne të dy përpiqemi të kërkojmë pozitiven ajo që i gëzon njerëzit.”

Në ekspozitën ka fotografi kushtuara kulturës së qytetit. Në disa prej fotografike janë ditarët personale të Mila Ivanovës: “Deri në radhitjen e ekspozitës nuk kishim ide çfarë do të jetë, sepse për herë të parë realizojmë një ide të përbashkët – shton Mila. – Takimi i disponimeve ndodhi si për ne kështu edhe për publikun. Përveç kësaj humori është diçka që po ndryshohet. Unë jam e siguritë se ne u dhamë jetë ditarëve.”

Снимка

A nuk është çështje e besimit të saj të madh ndaj Krasimirit dhe ndaj nesh që i shohim tekstet?

“Para pak kohe unë i kisha dërguar atij disa tekste, sepse për mua gjithnjë ka qenë me rëndësi opinioni i tij. Ai më dërgoi përgjigje “Faleminderit për besimin”. Por unë mendoj se kjo nuk është besim, por domosdoshmëri. Krasimiri është pasqyrë për mua dhe për këtë që po shkruaj. Për mua është një nder, sepse ai është krijues i madh.”

Pse i keni dhënë emër ekspozitës “Ditarë të gjithësisë”?

“Edhe të dy frymëzohemi nga gjithësisë – tregon Krasimir. – Për fotografinë e reportazheve gjithnjë kam thënë se ajo që mund të shohësh kurrë nuk mund të shpikësh ose të krijosh. Ne kemi mundësi të marrim çaste nga jeta dhe t’i vëmë në korniza. Prandaj vendosëm që të jenë “Ditarë të gjithësisë” edhe përpara edhe pas nesh ajo vazhdon.”

“Krasimiri tregon përmes fotografive, ndërsa tregimi im është brenda tregimit të tij me ditarët dhe letrat e mia – shton Mila. – Unë tregoj për jetën rreth nesh. Tregimet janë autentike, autentike janë edhe fotografitë e tij. Kur të po shkruan për shumë njerëz pa dashje krijon edhe një përfytyrim për vetën për atë drejt së cilës po synon. Kur të shkruan për njeriun i cili është pjesë prej teje – atëherë po shkruan zemra. Atë që bëmë është shumë e shtrenjtë për mua dhe dua të vazhdojë sepse unë besoj në gjithësinë.”

Përgatiti në shqip. Zoja Kostadinova

Fotografi: Krasimir Andonov




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Summer Vibes Festival viziton sërish Vidinin

Qyteti Vidin për të pestin vit radhazi është nikoqir i Summer Vibes Festival. Në datat 1 dhe 2 qershor pranë kalasë “Baba Vida” (“Gjysha Vida”) , fëmijët do të zbulojnë një mënyrë më të shëndetshme dhe jo më pak interesante për t'u..

botuar më 24-06-01 7.45.PD

Nënpresidentja Ilijana Jotova kritikoi ngrirjen e ligjeve për kulturën bullgare

Një nga shembujt e shpërfilljes së trashëgimisë kulturore dhe historike nga shteti është shtëpia e Dimitër Talevit në Prilep (shkrimtar i njohur bullgar – shënimi red.). Nga qershori 2023 ka një vendim të Këshillit të Ministrave që shteti ta..

botuar më 24-05-30 10.12.PD

Sofja mirëpret mysafirë në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit

Përkthyesit Jan Mahei (Republika Çeke), Elvira Bormann (Gjermani), Hanna Sandborg (Suedi), Hanna Karpinska (Poloni) dhe Livia-Maria Nistor (Rumani) do të jenë rezidentë deri në tetor në Shtëpinë e Letërsisë dhe Përkthimit. Shtëpia është një projekt..

botuar më 24-05-29 11.07.PD