Nëse do të pyesin bullgarët, cili është gazetari i huaj me merita më të mëdha ndaj Bullgarisë, me siguri të gjithë do të përmendin emrin e amerikanit Xhenjuaris Makgahan. Karriera e tij është plotë misione të rrezikshme në pikat më nxehta të botës. Ai pasqyronte Luftën Francezo Prusiane, Komunën e Parisit, marshimin e gjeneralit rus Skobelev në Azinë e Mesme, Ekspeditën Arktike Britanike “Pandora” dhe kështu me radhë. Për ne bullgarët, ai do të mbahet mend me korrespondencat për Kryengritjen e Prillit të vitit 1876, dhe për Luftën Ruso Turke nga vitet 1877 – 1878, e cila ishte çlirimtare për Bullgarinë.
Gjatë vitit 1876 gazeta londineze “Dejli Njuz” e përcolli Makgahanin në Bullgari, pas shpartallimit të përgjakshëm të Kryengritjes së Prillit, kryengritja kjo e cila konsiderohet maja e Luftërave Nacional-Çlirimtare të Bullgarisë kundër sundimit turk. Me reportazhet e tij Makgahani arriti ta ndryshojë opinionin shoqëror në Britaninë e Madhe, politika zyrtare e së cilës ishte për mbrojtjen e tërësisë së Perandorisë Osmane. Dhe e gjithë kjo, me qëllim që Rusia të qëndronte më larg ngushticat e Detit të Zi. Bashkë me konsullin e përgjithshëm amerikan në Stamboll Juxhijn Skajllër dhe me diplomatin rus kont Aleksej Cereteli ai shkonte në rajonet e rebeluara dhe përshkruante atë, që kishte parë. Ai vizitoi edhe viset, ku masakrat ishin më mizore si Batak, popullsia e të cilit ishte e vrarë pa mëshirë dhe me mizori nga repartet para ushtarake turke – bashibozuku. Ai zbuloi “bebe të vdekur, të çuditur nga shkëlqimi i ndritshëm i shpatës”, kufomat e shumta të djegura të atyre njerëzve të cilët kërkuan shpëtim në kishë, dhe mijëra shfarosje të pamëshirshme...
Makgahani hyri në polemikë me kryeministrin britanik Benxhamin Dizraeli për viktimat e kryengritjes. Ai shkroi: “Zoti Dizraeli e konsideron një krim të madh, jo atë, që ishin të vrarë mijëra e mijëra njerëz të pafajshëm, por atë, që gazetat botuan shifrën e 30 mijë të vrarëve, kur të dhënat tregojnë, se të vrarët ishin vetëm 25 mijë...” Në mbrojtjen e kauzës bullgare u shpall edhe lideri i liberalëve britanikë Uiljam Gladston, i cili në një tirazh të madh botoi broshurën “Tmerret në Bullgari dhe Çështja Lindore”. Si rezultat në Britaninë e Madhe u organizuan qindra mitingje dhe mbledhje në mbrojtjen e bullgarëve.
Makgahani fitonte zemrat, jo vetëm me guximin dhe trimërinë e tij, por edhe me pendën e tij të shkëlqyeshme. Korrespondenti përshkruante jo vetëm tmerret, por edhe prosperitetin e kombit bullgar, i cili me mençurinë e mësuesve dhe duart e arta të zanatçinjve dhe tregtarëve rimëkëmbej nga hiri i historisë. Fjalë tepër të mira Makgahani i drejtoi sistemit arsimor bullgar, të cilin popullsia e realizonte me mjete të veta, pa ndihmën e qeverisë. “Nuk ka ndonjë fëmijë bullgar, i cili të mos di të lexojë dhe të shkruajë... Përqindja e të arsimuarve në Bullgari është po aq e madhe, siç është ajo në Angli dhe në Francë.”
Tepër mallëngjyese dhe prekëse është eseja kushtuar mësueses Rajna Popgeorgieva, më e njohur si Rajna Knjaginja, e cila bëri flamurin e kryengritësve në qytetin Panagjurishte dhe e valëviti e hipur mbi një kalë. Makgahani, si një shembull i denjë për kopjim nga mësueset britanike dhe amerikane, përshkruan figurën magjepsëse e vashës së bukur dhe inteligjente, e cila në Bullgarinë e robëruar u realizua profesionalisht. Ai paraqiti edhe faktet tronditëse për torturat, të cilët ajo përjetoi në burgjet osmane. Në sajë të presionit të konsujve të huajë në Plovdiv, Rajna u çlirua dhe u përcjell në Moskë.
Pasi Rusia nisi Luftën Çlirimtare në vitin 1877, Makgahani përsëri ishte në rajonet më të nxehta. Ai e pati shansin të pasqyrojë betejën vendimtare te gryka Shipka, muajin gusht të vitit 1877, kur një pjesë e vogël e ushtarëve rusë dhe vullnetarë bullgarë – opëllçenas, iu rezistuan ushtrisë shumëmijëshe të Sjulejman Pashës. Dhe kur mbrojtësit e grykës mbetën pa municione, ata filluan të luftojnë me gurë, dru dhe kufomat e miqve të vrarë... Pak pas kësaj bota perëndimore filloi të flasë për majën Shipka si për “Termopilet bullgare”, sipas analogjisë me heroizmin e spartanëve kur rezistuan në sulmet persiane në Greqi. Makgahani dërgonte korrespondenca edhe për rrethimin e qytetit Pleven. Ai shoqëronte avangardën e gjeneralit Skobelev, i cili gjatë dimrit të egër realizoi një marshim të paparë përmes malit të pakalueshëm Stara Pllanina, dhe arriti te Shën Stefani. Atje u bë dëshmitar i nënshkrimit të traktatit paqësor. Gazetari shpesh vizitonte një mik të sëmurë nga tifoja. Duke e ndihmuar, vet ai u infektua. U nda nga jeta më 9 korrik të vitit 1878 në Stamboll, pa pasur 34 vjet. Më vonë kufoma e tij u transferua në qytetin e lindjes Nju Leksingtën. Mbi varrin e tij ka një monument kushtuar tij me mbishkrim “Makgahanit – çliruesit të Bullgarisë”. Pranë tij ngrihet një bust kushtuar gazetarit të guximshëm dhe të ndershëm. Monumente të këtij mbrojtësi të kauzës bullgare ka kudo në Bullgari. Emrin e tij e mbajnë një sërë rrugësh në qytetet e ndryshme të vendit.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Një kompleks prej një duzinë shtëpish të vogla, të vendosura në pjesën jugore të qytetit shkëmbor Perperikon, u zbulua nga arkeologët nën drejtimin e Prof. Nikollaj Ovçarov. Sipas tij, bëhet fjalë për një lagje të tërë që daton nga shekulli XIII-XIV,..
Si dukej bota e kafshëve në zonën e qytetit të sotëm të Trënit (Bullgaria Perëndimore) më shumë se 80 milionë vjet më parë - kësaj pyetjeje po përpiqen t'i përgjigjen paleontologët nga Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore në Akademinë Bullgare të..
Muzeu Historik Kombëtar feston 130-vjetorin e lindjes së mbretit Boris III me ekspozitën “Mbreti Boris III. Një personalitet dhe burrë shteti”. Ajo do të hapet sot, 3 tetor, në hollin qendror të muzeut. Ekspozita do të prezantojë, sipas rendit..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..