Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Prof. Nina Djullgjerova: “Vetëm Ukraina e bashkuar shkakton interesin e lojtarëve globalë dhe regjionalë”

| rinovuar më 14-02-28 3.34.MD
Deri sa para Parlamentit në Kiev valëvitën flamujt e Ukrainës, në Krimë u ngjitën flamujt e Rusisë.
Foto: EPA/BGNES

Parlamenti i Ukrainës ripohoi ditën e enjte përbërjen e qeverisë së re në krye me pro-evropianin Arsenij Jacenjuk. Ai është kryetar i partisë “Batkivshtina” (Atdhe) të ish kryeministres Julia Timoshenko dhe në të kaluarën ka qenë ministër i ekonomisë dhe të punëve të jashtme. Në të njëjtën ditë ish presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç shkeli heshtjen e vet, pavarësisht dhe në mënyrë indirekte, përmes një deklarate të marrë në agjencinë ruse ITAR-TASS. Ai u shpall për një udhëheqës shteti të ligjshëm dhe i shpalli vendimet e Parlamentit në Kiev për jo legjitime. Në të njëjtën kohë tensioni në rajonet juglindore të orientuara sipas traditës drejt Rusisë në Ukrainë po rritet. Në Gadishullin e Krimesë, i cili ka statutin e një republike autonome, ditën e enjte në mëngjes burra të armatosur pushtuan godinat e parlamentit regjional dhe të qeverisë dhe u ngritën flamurin rus. Më vonë deputetët votuan për zhvillimin e një referendumi, i cili të përcaktoi të ardhmen e Krimesë – brenda ose jashtë Ukrainës. Data është 25 maj dhe përkon me zgjedhjet presidenciale përpara afatit në Ukrainë.

“Aktualisht po bëhet provë për institucionalizimin e opozitës e cila fitoj në Ukrainë – komenton profesoresha mbi marrëdhëniet ndërkombëtare Nina Djullgjerova, eksperte në fushën e Rusisë dhe të hapësirës pro sovjetike. – Në këtë rast kemi dy vende, të cilat do të fillojnë një debat të gjatë se kush është legjitim, në qoftë se i referohemi parimit se, nuk ka pasur zgjedhje presidenciale përpara afatit. Në Krime në praktikë valëviten flamuj rus dhe këtu tanimë fillojmë të bëjmë pyetje nëse kjo nuk është kthesa e radhës në këtë situatë dinamike në Ukrainë. Po vazhdoj të pohoj se, Ukraina e bashkuar shkakton interesin e lojtarëve globalë dhe regjionalë. Në qoftë se vendi ndahet, asnjë, përveç Rusisë, nuk do të interesohet prej saj. Në qoftë se arrihet deri në federalizim, 2/3 nga Ukraina do të bëhet pjesë nga Federata Ruse, kurse në Krime dhe në Ukrainën Lindore janë ekonomia dhe industria, pavarësisht nga situata e keqësuar e shtetit. Kryeministri polak Donalld Tusk në mënyrë kategorike deklaroi se, Polonia nuk do ndarjen e Ukrainës. Kjo do të thotë se ai nuk e do Ukrainën Perëndimore, sepse ka mjaft probleme të mjaftueshme të brendshme, që të merret dhe të angazhohet seriozisht nga ana financiare me një periferi të varfër. Për mua dinamika zhvillohet në drejtim të ekstremizmit.”

Parlamenti ukrainas për ne është pushteti i zakonshëm në vend, kurse për president njohim udhëheqësin e shtetit, të përcaktuar nga Rada. Këtë e deklaroi në konferencën e shtypit zëdhënësi i Komisionit Evropian Olivie Bai dhe saktësoi se, Parlamenti i Ukrainës ka pushtetin më të gjerë përfaqësiv. Bashkimi Evropian duhet t’i ndihmojë Ukrainës me një ndihmë të ngutshme financiare dhe të imponojë sanksionet e shënuara kundër përgjegjësve për dhunën, deklaruan deputetët evropianë në rezolutën e miratuar në sesionin në Strasburg. Ministri i ri i financave i Ukrainës Oleksandër Shllapak shpreson që misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar ta vizitojë Ukrainën gjatë javës së ardhshme, që të punojë për një paketë të re shpëtuese për vendin prej më të paktën 15 miliardë dollarë. Drejtoresha e tij Kristin Llagard shpalli në një komunikatë se, gjatë ditëve të afërta do të dërgohet mision në vend. Ministri i jashtëm gjerman Frank-Vallter Shtajnmajer shpalli pas takimit me sekretarin e shtetit Xhon Keri, se Uashingtoni është gati t’i ofrojë ndihmë Kievit në përmasë të 1 miliardë dollarëve. Z. Keri nga ana e vet deklaroi se, pas një bisede telefonike me kolegun e tij rus Sergjej Llavrov ka marrë bindje se, Rusia do të respektojë tërësinë territoriale të Ukrainës.

Sipas profesoreshës Djullgjerova, Bashkimi Evropian nuk mund t’i sigurojë miliardët, të cilat i kërkon Ukraina, që të mund ta kthejë ekonominë në pozita solide. Është e mundur të sigurojë një çadër politike për marrëveshje me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Unë bëj pyetje, vazhdoi ajo, kush zgjedhës nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të bjerë dakord të merren dhe të jepen me lehtësi miliardët një shtetit, i cili nuk është anëtar i Bashkimit Evropian dhe nuk do të ndihmojë për stabilizimin ekonomik ose dhe të sigurisë politike të Bashkimit Evropian – është e mendimit prof. Djullgjerova. – Si u jepen para njerëzve, ose institucioneve, të cilët nuk mundin të garantojnë se për çfarë do të shpenzohen? Nuk pres lëvizje të menjëhershme nga ana e Bashkimit Evropian, sepse Ukraina do të jetë pjesë nga fushata parazgjedhore për një Parlament të ri. Shumë larg jam nga mendimi se, kjo retorikë do të lidhet me propozime konkrete reale dhe për më tepër me realizimin e tyre, e cila t’i japë mundësi Ukrainës të dalë nga ky kolaps politik dhe ekonomik.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për Bullgarinë nga përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim të drejtpërdrejtë për vendin tonë nga përkeqësimi i mprehtë i mjedisit të sigurisë në Lindjen e Mesme - këtë konkluzion të mbledhjes tre orëshe të Këshillit Konsultativ për Sigurinë Kombëtare ua bëri të ditur..

botuar më 24-10-04 2.02.MD
Sulmet ajrore izraelite në Libanin jugor, 01 tetor 2024.

David Avishaj nga Izraeli: Ka arsye konkrete për veprimet e Izraelit në Gaza dhe Liban

Me dy fluturime të Airbus-it qeveritar brenda dy ditësh, shteti bullgar arriti të evakuojë 169 bullgarë dhe anëtarë të familjeve të tyre që u kthyen në shtëpi nga Libani pas përshkallëzimit të tensioneve atje. 80 bullgarë të tjerë u evakuuan me..

botuar më 24-10-03 7.35.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Më 15 tetor, Shqipëria fillon negociatat thelbësore për anëtarësimin në BE Përfaqësuesit e përhershëm të BE-së në Bruksel vendosën njëzëri nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Fillimi do të jetë më 15 tetor me një konferencë..

botuar më 24-09-28 7.30.PD