Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Veliçka Stambolova – zëri i Trakisë

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Veliçka Stambollova lindi në qytetin Strallxha të Bullgarisë Juglindore. Këngët, që interpretonte ishin kryesisht nga vendlindja. Që nga fëmijëria Veliçka Stambollova këndonte, por pasioni i saj ndaj folklorit lindi, pak më vonë, kur ishte nxënëse në Shkollën Muzikore të qytetit Plovdiv, ku mësonte muzikë klasike. Pasi zbuluan zërin e saj të fuqishëm dhe të hapur, pedagogët e saj e këshilluan të orientohet te këngët popullore. Pas një repeticioni dhe punë këmbëngulëse në shtëpi, ajo u përfshi në grupin e koncerteve të korit popullor me dirigjent Asen Diamandiev. Në atë kohë Radio Sofja, siç quhej atëherë Radioja Kombëtare Bullgare, organizoi konkurs për interpretues popullorë. Vite me radhë për ansamblet e radios zgjidheshin këngëtarë dhe instrumentistë nga mbarë vendi nëpërmjet konkurseve.

Me orkestrën e Petko RadevitJa dhe kujtimet e këngëtares Veliçka Stambollova për takimin e saj të parë me kompozitorin dhe dirigjent të njohur Filip Kutev: “Para se të nis të këndoja iu thash muzikantëve tonalitetin e melodisë, të cilën do të interpretoja. Atëherë njeri nga komisioni më pyeti, kur e kam arritur të mësoj notat. Nuk iu përgjigja asgjë. Pas kësaj po ky njeri kërkoi nga unë të interpretoj një këngë kaçake dhe një këngë valltare. Më vonë mësova se ky ishte Filip Kutevi, për të cilin vetëm kisha dëgjuar. Nga reagimi i jurisë, që numëronte afro 30 specialistë, m’u bë e qartë, se do të më miratojnë. Kështu hyra në Ansamblin e Këngëve Popullore të Radios Kombëtare Bullgare. Gjatë verës, kur nuk kishim repeticione, udhëtova për koncerte me grupe të ndryshme – me formacionin “Ballkanska mlladost” dhe me valltarët e Shtëpisë Studentore në Sofje.”

Veliçka Stambollova ka kënduar në Belgjikë, Luksemburg, Holandë, Itali, Francë, Spanjë dhe në shumë vende të tjera evropiane. Ka dhënë koncerte me grupe të ndryshme bullgare në vendet e Afrikës dhe në Kanada. Është mbajtëse e një sërë çmimesh kombëtare dhe ndërkombëtare. Ajo ka edhe shumë pasardhës. Për repertorin e vet Valiçka Stambollova tregon: “Unë interpretoj këngë nga krahina e Trakisë, sepse ky është vendlindja ime. Repertorin e grumbullova vite me radhë. Edhe tezja ime më ndihmonte, sepse ajo kërkonte dhe regjistronte tekstet dhe meloditë e reja. Dëshira ime ishte, të interpretoj tekstet më të mira dhe më të bukura. Pikërisht këtë iu shpjegoj edhe të rinjve – të dëgjojnë interpretimet e këngëtarëve të afirmuar, dhe kështu të kërkojnë vendin e vet në art.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Lala e Krishtlindjeve"

Në periudhën më magjike të vitit, ne u drejtohemi personazheve dhe subjekteve të përrallave me muzikalin e parë bullgar të Krishtlindjeve "Lala e Krishtlindjeve". Muzikali është i përshtatshëm për të gjithë familjen, duke ofruar një udhëtim të..

botuar më 24-12-13 8.30.PD

Grupi Vokal “Radiodeca” sjell magjinë e Krishtlindjes

Magjinë e Krishtlindjes do të sjellë Grupi Vokal “Radiodeca” në një koncert kushtuar kësaj feste të ndritshme. Nën drejtimin e dirigjentes Ilina Todorova, formacioni i fëmijëve do të interpretojë këngë të dashura të Krishtlindjeve. Lexoni më..

botuar më 24-12-12 6.15.PD

“Zëri i qetë” dhe mesazhi që të mos kesh frikë të jesh i dobët

Jeta e Virxhinija Sëbeva-GINI është muzika. Si fëmijë ajo ka kënduar në një kor, ka ndjekur një shkollë muzikore, ka marrë pjesë në formatin muzikor “X Factor” dhe ka punuar jashtë vendit. Pasi kthimit të saj nga Norvegjia, ajo ka punuar me fëmijë si..

botuar më 24-12-11 6.20.PD