“Traditat trashëgohen brez pas brezi dhe që të jetë i suksesshëm ky trashëgim duhet ne, të rriturit t’i transferojmë këto tradita tek të rinjtë në mënyrën e duhur. Atëherë rinia i përvetëson ato me entuziazëm të madh”, është e mendimit zejtarja Marieta Nedkova. Ajo është anëtare e Shoqërisë “Historia, traditat, arti dhe etnologjia bullgare”, e cila shoqëri u themelua para një viti nga një grup të rinjsh të cilët janë bashkuar rreth dashurisë së tyre ndaj vlerave bullgare.
“Një pjesë e anëtarëve të Shoqërisë merren me muzikë të vjetër shumëzërësh në kisha – sqaron znj. Nedkova. – Ata popullarizojnë kulturën tradicionale bullgare nëpërmjet muzikës. Po ashtu kanë dëshirë të madhe që kjo muzikë të arrijë tek sa më shumë njerëz. Në vendet perëndimore, p.sh., fëmijët që nga mosha e vogël çohen në kisha ku dëgjojnë Bahun. Derisa fëmijët në Bullgari nuk e njohin polifoninë kishtaro-sllave, e cila polifoni është shumë e bukur. Duke e dëgjuar këtë muzikë me akustikë të mirë në kishë, e njëjta ndikon në mënyrë shumë të fortë.”
Shumica e anëtarëve të Shoqërisë “Historia, traditat, arti dhe etnologjia bullgare” është e moshës deri 29 vjeçare. Mirëpo, mes tyre ka njerëz të cilët kohë të tëra merren me zanate të vjetra bullgare dhe kanë për qëllim t’i transferojnë ato tek rinia. Vetë Marieta Nedkova, e cila i është kushtuar zanatit të përpunimit të veshjeve, vazhdimisht e përhap kulturën tonë tradicionale.
“Unë organizoj punishte ku njoh të rinjtë me traditat e dikurshme dhe i mësoj që ta shohin artin me syrin e tyre, duke krijuar ndonjë gjë të re në bazë të traditave të vjetra bullgare – thotë znj. Nedkova. – Në Muzeun Kombëtar të Historisë kemi themeluar një Qendër rinore ku zhvillohen punishtet e poçarisë, përpunimit të tekstilit dhe të sapunit. Jemi të hapur gjithashtu edhe për veprimtari të tjera. Organizojmë kurse tematike. P.sh., për 1 Marsin që i bie Dita e Verës, punojnë verore, për Krishtlindjet punojnë dru dhe e zbukurojmë atë me pe ngjyra-ngjyra dhe kokoshka. Për festën e Pashkëve lyejmë vezë dhe u hedhim sipër dyllë për t’u formuar figura të ndryshme.”
Znj. Marieta Nedkova mendon se, mosha nga 10 deri në 14 vjeçare është më e favorshmja për t’u edukuar fëmijët në nder ndaj traditave dhe historisë bullgare. Në punishtet përfshihen jo vetëm fëmijët, por edhe prindërit e tyre.
“Në Qendrën rinore ka atraksione të ndryshme – shton znj. Nedkova. – Vizituesit e muzeut kanë mundësinë të vishen me rrobat e filmave të vjetër bullgarë kushtuar historisë. Fëmijët e mësojnë më lehtë historinë bullgare, duke u hasur me të drejtpërdrejt. Ne simulojmë ngjarje historike në të cilat fëmijët përfshihen dhe kënaqen pa masë. Ja se si p.sh, ata ndajnë përshtypjet e tyre mes shoqërisë dhe në këtë mënyrë shpërndajnë faktet historike me vlerë.”
Të rinjtë nga Shoqëria “Historia, traditat, arti dhe etnologjia bullgare” marrin pjesë aktive në veprimtari të ndryshme, të organizuara nga organizatat joqeveritare të cilat kanë për qëllim të mbajnë të gjalla traditat bullgare. Vitin e kaluar të rinjtë u përfshinë në aktivitetin në kryeqytetin e vjetër bullgar Pliska ku u simuluan ngjarje të ndryshme të periudhës së Mesjetës.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotogfari: Shoqëria “Historia, traditat, arti dhe etnologjia bullgare”
Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..
Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..
Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..
Pensionistët bullgarë jetojnë në kushte që nuk i lejojnë ta shijojnë plotësisht pleqërinë, ndryshe nga moshatarët e tyre në vendet më të zhvilluara,..