Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Zlatina Ruseva për festivalin “Milenium” dhe kujtesën

БНР Новини
Foto: festivalmillenium.org

Edhe edicioni i sivjetshëm i Sofja Film Fest përfshin në programin e tij kinematografinë dokumentare nga Festivali “Milenium”. Ai është organizuar në Bruksel nga dy bullgarë që jetojnë atje Zlatina Ruseva dhe Lubomir Georgiev. Në të tregohen filma që lidhen me problemet e njerizimit në kënde të ndryshme të planetit dhe që janë objektiva kryesore të një mijëvjeçarit – kapërcim i varfërisë, zhvillim i arsimit ekologjia. Zlatina Ruseva ka bërë xhirime në shumë vende të botës. Filmat e saj kanë marrë pjesë në shumë festivale dhe janë shfaqur në shumë kanale televizive.

“Unë kam respekt të madh ndaj Sofja Film Fest – thotë regjisorja. – Mendoj se ai është një fenomen në kulturën bullgare. Festivali bën shumë për popullarizimin e kinematografisë bullgare. Unë kisha dëshirë që të tregojmë dokumentar cilësor kushtuar problemeve të mëdha të epokës sonë. Në fakt të tillë janë filmat në Festivalin “Milenium”. Kështu filluam dhe tashmë është traditë. Sivjet tregojmë katër filma që sipas meje janë interesante. Për mua më kureshtar prej tyre është “Kapiteni dhe pirati i tij”. Ai është një fryt i faktit real – një anije gjermane është pushtuar nga piratë nga Somalia dhe është mbajtur katër muaj në robëri. Bota nuk ka ditur për fatin e anijes. Ky film është për marrëdhëniet e ndërlikuara midis dy botëve të ndryshme të kapitenit dhe të shefit të piratëve. Dhe shohim se ka një organizim të ndërlikuar me ideologjinë përkatëse. Nga ana tjetër në film janë treguar edhe marrëdhëniet njerëzore midis dy burrave do të thosha më inteligjentë se sa të tjerët. Edhe të dy ata janë të vetmuar dhe janë në një situatë që duan të zgjidhin. Filmi është shumë kureshtar me marrëdhëniet midis tyre që janë mbi ndarjen e interesave dhe mbi ndarjen e botëve.”

Emblematik sipas Zlatina Rusevës është filmi belg “Jon”. Fjala është për një emigrant rumun i cili jeton në Bruksel. Jon si shumica e njerëzve të verbër zhvillon të dëgjuarin e vet unikal dhe në saj të kësaj hyn në sistemin e përgjimit të krimineleve. Filmi shtron edhe një problem moral për depërtimin në intimitetin e marrëdhënieve njerëzore.

Filmi i katër eshtre “Wavumba” që ka kthen te Plaku dhe deti i Heminguejit. “Me një peshkatar të vjetër afrikan në një mjedis që po ndryshohet kur bota biologjike fillon të zhduket për shkak të biznesit të madh të peshkimit që na praktikë peshku është në zhdukje. Është një plak që jeton me mitin e vet për peshkaqenët e mëdhenj që ka kapur me duar. Dhe është në pritje që të kap përsëri peshkaqenin e madh.”

Zlatina Ruseva punon edhe për filmin e saj. Shpreson se do të përfundojë te fundi i vitit. “Është një film për kujtesën për gjërat që ndodhën gjatë shekullit të kaluar. Për të gjitha kataklizmit, që Evropa përjetoi. Ndërsa bota u ndryshua shumë. Unë mendoj se pa e njohur të kaluarën ne nuk kemi të ardhme. Ky është film mesazh për brezin e ri. Sepse unë mendoj se është me rëndësi që të njihen historia.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Aktori Icko Finci në moshën 91-vjeçare – një jetë që vazhdon të befasojë çdo ditë

Ichak Finci ka lindur më 25 prill, pjesë e të ashtuquajturit “brezi i artë” i aktorëve bullgarë. Për udhëtimin e tij 91-vjeçar në tokë, Icko Finci le gjurmë të dallueshme në jetën teatrale, filmike dhe kulturore bullgare. Ai ka lindur në Sofje,..

botuar më 24-04-25 7.30.PD
Bozhana Sllavkova

Një poeteshë bullgare fitoi konkursin "Mili Dueli"

Bozhana Sllavkova fitoi konkursin më të madh ndërkombëtar të poezisë "Mili Dueli", duke qenë autorja e parë bullgare që fitoi çmimin e madh. Në edicionin e 9-të të konkursit morën pjesë 711 autorë nga 104 vende. Tre bullgarë arritën në 50-shen..

botuar më 24-04-22 12.48.MD

Dian Kostov prezanton dimensione të reja të artit të krishterë në Bruksel

Krijuesi bullgar Dian Kostov transformon bazilikën më të madhe në Bruksel me ekspozitën-instalim “Udhëkryq – çmimi i zgjedhjes”, shkruan BTA. Skena 17 metra nga jeta e Krishtit dhe Virgjëreshës Mari, do të mund të shihen në fasadën e Bazilikës..

botuar më 24-04-21 10.52.PD