Ekspozita e përbashkët “Dialogu” e Kënço Kënev dhe Valeri Llazarov me koreanen Çoi Xhi Yn prezantohet në Galerinë e Arteve në Ruse.
"Bota ndjen një nevojë të madhe për dialog dhe tolerancë. Në këtë mjedis të tensionuar ndërkombëtar, njerëzit kanë nevojë për një kauzë të përbashkët njerëzore, duke shkrirë barrierat e ftohtësisë dhe ndarjes. Le t'i japim një shans Shpresës, e cila gjen rrugën e saj në brezat e ardhshëm!" - shpjegon Kënço Kënev.
Kënço Kënev dhe kolegu i tij Valeri Llazarov u takuan për herë të parë në vitin 1973, kur aplikuan në klasën e gdhendjes së drurit në shkollën e atëhershme teknike, tani Shkolla e Mesme Profesionale e Zdrukthëtarisë dhe Arkitekturës së Brendshme "Josif Vondrak" në Ruse. Në dy vitet e fundit, të dy organizuan disa ekspozita të përbashkëta, raporton BTA.
"E ndjemë se do të ishte emocionuese me Çoi Xhi Yn të kombinonim pikëpamjet tona të përbashkëta për gjithçka që na emocionon“, thuhet në ftesën e Kënço Kënevit për ekspozitën. Ai saktëson se Çoi Xhi Yn është 33 vjeç. Ajo ka lindur në Seul të Koresë së Jugut dhe i pëlqen të vizatojë ndërsa udhëton nëpër botë. Së fundmi asaj i ka lënë mjaft përshtypje skena e artit bashkëkohor në Bullgari
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella MançevaLeksionet në gjuhën bullgare, por edhe seminaret për përkthim, biseda mbi tendencat e reja në letërsinë dhe kulturën bashkëkohore bullgare, traditat, folklori, takime me kinemanë bullgare të sotme… të gjitha këto janë pjesë e programit të edicionit të..
“Në vendet e largëta, ku japin mësim, mësuesit bullgarë krijojnë Bullgarinë.” Shkrimtarja Zdravka Evtimova, autore e këtyre fjalëve, në fund të korrikut do të jetë mysafire speciale e konferencës vjetore të Shoqatës së Shkollave Bullgare jashtë..
Më 13 korrik 2025, Vitosha do të mirëpresë pushuesit me muzikë, sport dhe emocione gjatë Vitosha Summer Fest të shumëpritur. Edhe për një vit, vila "Momina Skalla" do të bëhet vendi i këtij eventi të dashur nga banorët e Sofjes dhe mysafirët e..