Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doc. dr. Dimitrina Kostova: “Jemi të detyruar të ruajmë perimet unikale bullgare”

Foto: balkanvegetables.eu

Bullgarët janë të njohur si disa nga kopshtarët më të mirë në Evropë, kurse perimet bullgare kërkohen në shumë vende nëpër botë për shkak të cilësive të tyre unikale të shijeve. Të tilla janë për shembull domatet nga varieteti “zemra e kaut” ose specat e kuqe të ëmbla dhe me shumë tul. Por a mundim t’i ruajmë dhe t’i zhvillojmë në kushtet e një konkurrence të fortë dhe të synimit drejt rendimenteve dhe fitimeve më të mëdha?

“Jemi të detyruar!” tepër kategorike është doc. dr. Dimitrina Kostova nga Instituti mbi Kulturat e Perimeve “Marica” – Plovdiv pranë Akademisë Bujqësore. Kohët e fundit ajo u dekorua si një udhëheqëse shkencore e një projekti në kuadër të programit të shtatë evropian për periudhën 2007-2013 në fushën “Kapacitete”. Ky është një financim evropian për një punë me një cilësi më të lartë dhe të aftë konkurruese shkencore-studimore në regjione të zhvilluara dobët. Projekti quhet “EU-balkanvegetables” – Qendër ballkanike për zhvillimin e perimeve me qëllim transferimin e dijeve evropiane, praktikës dhe të shkencës.

“Qëllimi ishte që të krijohet një rrjet i brendshëm në Ballkan, që të mund të bashkoj njerëzit, të cilët punojnë në fushën e kopshtarisë në gadishull – shpjegon doc. Kostova. – Instituti ynë paraqitej si qendër e saj. Në konferencat tona të shtypit në Bullgari morën pjesë kolegë nga Maqedonia, Serbia, Rumania, Greqia, Turqia. Krijuam një rrjet shumë të mirë. Ai vazhdon të ekzistojë. Kurse ky nuk është një nga kriteret për stabilitet të projektit sipas kërkesave të reja të programit të ri për studime shkencore dhe inovacione “Horizont 2020”. Kështu një projekt i dhënë të mund të zgjatet dhe pas përfundimit të tij. Në kuadrin e projektit u parashikua specializime të shkencëtarëve të rinj në laboratorë prestigjioz evropiane. Po kështu dhe vizita të studiuesve të njohur evropianë dhe leksione të tyre në fusha me prioritet të bujqësisë moderne dhe të kopshtarisë. U përmirësua dhe statusi teknik i laboratorëve prijëse në institut. Si këto për ushqimin e bimëve, mbi cilësinë e frutave, mbi sëmundjet e viruseve tek kopshtaria. Një paketë shumë e rëndësishëm pune ishte dhe krijimi i një rrjeti midis institucioneve evropiane dhe punonjësve në fushën e kopshtarisë në Bullgari. Kishte dhe konferenca në diskutime shumë interesante për kopshtarët për financimin e strukturave studiuese, si dhe për problemet në prodhimin e perimeve dhe të kopshtarisë si tërësi, lidhur me ushqimin, me sëmundjet nëpër bimë e kështu me radhë. Përveç kësaj, si një projekt i cili zhvillohet me sukses, ne qemë të përfshirë në rrjetin Evropian mbi ushqimet.”

Cilat janë problemet në Bullgari dhe në Bashkimin Evropian në këtë fushë?

“Nuk do t’ju befasoj, por kërkohet një cilësi të ushqimeve – përgjigjet doc. Kostova. – Në vija të përgjithshme si rendiment është arritur maksimumi tek pjesa më e madhe e kulturave. Por cilësia del se është një tregues shumë i rëndësishëm. Pikërisht prandaj aksenti dhe në projekt është drejtuar ndaj frutave më të mira, të cilat janë të pasura me antioksidant dhe të rezistueshme kundër sëmundjeve. Që të mos të përdoren pesticide të shumta në lidhje me problemet e ushqimit të shëndetshëm.”

Cilat produkte biologjike janë me një shans më të madh për zhvillim në Bullgari?

“Instituti jonë pronëson një gjen-plazmë shumë të vlefshme prej perimeve – informon doc. Kostova. – Ato janë të përshtatur ndaj kushteve tona bullgare dhe kanë shije unikale. Ne jemi të detyruar t’i ruajmë. Pavarësisht nga konkurrenca e lartë e varieteteve të huaja, të cilët duken mirë, kanë një rendiment të lartë dhe janë të rezistueshme, por nuk janë të shijshme. Pikërisht prandaj mendoj se, forca jonë është pikërisht në këto cilësi të shijes, kurse këto perime janë shumë të dobishme dhe për shëndetin. Për shembull, kemi varietete shumë të mira të domateve, piperi është me një cilësi të lartë. Këto janë mes perimeve prijëse, me të cilat merret instituti jonë. Shpresoj që t’u kushtohet vëmendje, siç po bëhet. Sepse kërkohen perime bullgare.”

A do ta ringjallë kopshtarinë bullgare “Horizont 2020”?

“Çdo gjë varet nga suksesi jonë gjatë aplikimit. Shpresoj që më shumë kolegë kanë ambicie të marrin pjesë në këto konkurse. Kam frikë se kemi konkurrentë shumë të fortë në këtë sferë. Por, kur njeriu ka ambicie dhe di se çfarë do, kur është i motivuar dhe në qoftë se propozon një projekt interesant, por njëkohësisht mund të gjejë dhe partnerë të mirë nga Evropa, do të mund të zgjidhim probleme të shumta. Akoma jemi duke kërkuar sfera për projekte, ku mund të jemi konkurrent. Nuk është fare gjë e lehtë. Por, sido që të vijë puna do të kandidojmë mbi programin e ri, sepse kemi background, siç thuhet. Po kështu dhe laboratorë të pajisur shumë mirë, shkencëtarë të rinj shumë ambicioz, një kapacitet shumë të mirë shkencor, përfshi dhe partnerë evropianë. Nuk kemi bazë të heqim dorë nga “Horizont 2020”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare përfundoi me sukses

Ditët e fundit, nga 19 deri më 25 Korrik, ishin më të bukurat për pjesëmarrësit në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare . Ato ishin të mbushura plot me emocione që do të ngelen në memorien e tyre për një kohë të gjatë.  U mbyll me..

botuar më 24-07-27 10.30.PD

Sukses bullgar në Turneun Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj në Budapest

Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore. Kjo është..

botuar më 24-07-27 9.15.PD

Pranojnë aplikime për rezidencë për përkthyes letrarë në bullgarisht

Data 9 tetor është afati i fundit për aplikime për rezidenca kërkimore për përkthyes letrarë nga bullgarishtja në kuadër të projektit Archipelagos, njoftoi fondacioni "Faqja tjetër". Rezidencat do të zhvillohen në Shtëpinë e Letërsisë dhe..

botuar më 24-07-26 6.31.MD