Lëvizja e lirë është e drejta kryesore e shtetasve në BE, por me afrimin e zgjedhjeve evropiane gjatë muajit maj të këtij viti debati për emigrantët e varfër nga Evropa Lindore përsëri shpërtheu në Perëndim, si edhe në Bullgari, për shkak të valës së refugjatëve nga Siria. Tema u shtrua para disa ditësh në një debat bullgaro-gjerman në Sofje, me emrin “Modelet e migracionit në BE: “emigrimi i të mençurve”, ose “emigrimi i të varfërve” – sfidat para Bullgarisë dhe Gjermanisë” – me pjesëmarrjen e zëvendëskryeministres bullgare Daniella Bobeva dhe eurodeputetit gjerman dhe zëvendëskryetar të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve Evropianë, Aleksandër Graf Lamsdorf. Të dy u bashkuan në mendimin se emigracioni më shumë i ndihmon vendet donatore të emigrantëve, sesa të jetë në dëm të tyre. Kjo mund të thuhet edhe për vendet, të cilat i pranojnë. Sa për problemin e integrimit të romëve, i cili kërcënon më shumë evropianët, përfshi këtu dhe popullsinë vendase në mjaftë qytete në Gjermaninë Perëndimore, ai duhet të zgjidhet me përpjekjet e të gjitha vendeve të BE-së.
Sipas të dhënave të fundit 90 për qind e bullgarëve, që shkojnë në Gjermani për shembull, janë njerëz të rinj, të cilët studiojnë ose punojnë atje dhe integrohen shumë shpejt. Vetëm 5 për qind janë grupet kompakte rome, të cilët nuk e dinë gjermanishten dhe nuk punojnë, por duan të përfitojnë nga sistemi social. Nuk mund të flitet edhe për ikje të specialistëve nga Bullgaria, mendojnë ekspertët.
“Problemi preku vitet e para pas ndryshimeve demokratike te ne në vitin 1989, kur nga vendi ynë u larguan 11,5 për qind prej bullgarëve të arsimuar – shkencëtarë, specialistë dhe ekspertë teknikë. Sot këta janë kryesisht studentë, për të cilët Gjermania ka nevojë” – rikujtoi gjatë debatit Daniella Bobeva. Ajo vuri në dukje se për shkak të mungesës së kuadrove me kualifikim të lartë te ne, parashikohen kompensime me një eksperiment unikal për stazhe online në administratë, pra biznesi do të stimulojë rikthimin e studentëve këtu.
“Emigracioni nga Bullgaria nuk është i dëmshëm edhe për Anglinë dhe vendet e tjera në BE, ku startoi një fushatë mjaftë negative kundër nesh kohët e fundit” – tha për Radio Bullgarinë Daniela Bobeva. Sipas fjalëve të saj fushata nuk mbështetet te një statistikë reale, por ka politizim të problemit:
“Fluksi i madh, që pritej në Britaninë e Madhe, nuk ndodhi. Ne flisnim për këtë në vazhdim të disa muajve para datës 1 janar 2014, (kur u hoqën kufizimet për punë të bullgarëve), por askush nuk na dëgjonte. E keqja është se tendenca të tilla përhapin në shoqëri një qëndrim negativ ndaj bullgarëve. Ne, bullgarët, nuk jemi njerëz të këqij, ne jemi inteligjentë, të afrueshëm dhe integrohemi mirë. Kështu që vendet kanë interes për të pranuar pikërisht emigrantë të tillë, të cilët janë me kualifikim të lartë dhe kërkohen në tregun e punës. Çdo një shtetas i BE-së ka të drejta të barabarta për t’u lëvizur. Në Bullgari gjithashtu ka emigrantë, kështu që duhet të ketë bilanc në këtë politikë. Shtetet duhet të bëjnë përpjekje maksimale për integrimin e të varfërve. Më pëlqen shumë kjo që e thonë kolegët gjermanë – problemi i romëve nuk është problem i një regjioni, ose i një shteti. Kjo është një çështje mbarevropiane, e cila duhet të zgjidhet. Ka mjaftë programe dhe organizata joqeveritare për integrimin e romëve. Mendoj se ka edhe tendenca të favorshme.”
Për Radio Bullgarinë kjo temë u komentua edhe nga themeluesi i Institutit për Ekonominë e Tregut, doc. dr. Karasen Stançev. Ai gjithashtu është kategorik se emigracioni nuk është i dëmshëm për BE-në. Përkundrazi, ai kontribuon për zhvillimin e vendit, që i pranon emigrantët.
“Nuk mendoj se emigrimi është problem. Tërë debati për këtë është krijuar në një mënyrë artificiale – është i bindur ai. – Migracioni është i mirë, si për vendet donatore të njerëzve që emigrojnë, ashtu dhe për vendet, të cilat i pranojnë këta njerëz. Nuk ka aspak fakte ekonomike, të cilat e ripohojnë këtë si një problem. Në qoftë se varfëria është e madhe askush nuk emigron, si në periudhën 1995-1997. Emigracioni nga Bullgaria për vendet e BE-së rritet në përputhje me uljen e madhe të varfërisë – periudha pas vitit 2001. Në fakt në këtë periudhë emigruan kryesisht njerëz me kualifikim të lartë, që të kërkojnë një perspektivë më të mirë për zhvillimin e tyre personal. Sot shumë njerëz shkojnë në Perëndim, por në këtë rast mund të flasim për një lëvizje të lirë të krahut të punës, të diturive dhe të aftësive dhe këta njerëz herët ose vonë do të rikthehen. Përveç kësaj ata fitojnë para në një vend të huaj, por harxhojnë një pjesë të madhe të këtyre mjeteve në Bullgari dhe kjo është mirë për të gjithë në Bullgari.”
Mirëpo problemi i integrimit të romëve në BE po mbetet, si të zgjidhet ai?
“Është mirë që ai të mos zgjidhet me mjete politike nga ana e qeverive qendrore, pavarësisht në se bëhet fjalë për Gjermaninë, ose Bullgarinë – është i mendimit doc. Stançev. – Vetë fakti i krijimit të programeve për integrimin do të thotë një trajtim politik të një grupi të veçantë shtetasish në një mënyrë diskriminuese. Pikërisht për këtë shkak politikat e deritanishme të integrimit të romëve janë duke u zëvendësuar me politika të lidhura me zgjidhjen e problemeve të të ashtuquajturit “Migracion për nga varfëria”, i cili de facto do të thotë “migracion i romëve”, por ky nuk është problem as i Bullgarisë, as i Gjermanisë.”
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Nga raporti i Këshillit të Ministrave për zbatimin е "Strategjisë Kombëtare të Përditësuar për Zhvillimin Demografik të Popullsisë në Republikën e Bullgarisë" në vitin 2023 del qartë se për herë të parë në 38 vjet në Bullgari raporti ndërmjet rritjes..
Jeta e miliona njerëzve anembanë botës, që jetojnë në kushte lufte, urie, sëmundjesh dhe dëshpërimi të pamasë, është në rrezik çdo ditë. Emigrantëve nga..
Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të..
Më shumë se 1000 njerëz janë përfshirë në fazën pilot të projektit “Gjenomi i Bullgarisë”, i cili synon të mbledhë dhe analizojë një mostër përfaqësuese të..