Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Fillon Festivali Muzikor Evropian – Sofja 2014

Sivjet Vesko Panteleev-Eshkenazi është solist i hapjes së Festivalit.
Foto: arkiv

Për herë të 14-të po fillon kokteji kulturor, i quajtur Festivali Muzikor Evropian. Për të gjithë vlerësuesit e muzikës klasike organizatorët kanë përgatitur 20 ngjarje, të cilët do të zhvillohen në vazhdim të 3 muajve – nga data 12 mars deri më 12 qershor. E reja në Festival është tryeza e rrumbullakët, kushtuar përmirësimit të infrastrukturës kulturore të Sofjes. Në të do të diskutohet çështja për nevojën për një sallë të re koncertesh.

Mes fjalëve kyçe, karakteristike për festivalin është bashkëpunimi. Patron i tij është kryebashkiakja e Sofjes, zonja Jordanka Fandëkova, kurse Bashkia qëndron pas ngjarjes prej viteve. Si rezultat të bashkëpunimit me “Ditët Muzikore të Marsit” do të mund të shikojmë fillimisht në Ruse, kurse më pas dhe në Sofje mesën “Njeriu i armatosur” nga kompozitori anglez Karëll Xhenkins. Ky është prezantimi i parë i krijimit në Bullgari.

Tema bashkëpunim po vazhdon. Me ndihmën e Ambasadës së Spanjës, koncert nga programi i “Festivalit Muzikor Evropian” do të mbajë kuarteti i njohur “Kazalls” nga Spanja. Grupi ekzekuton nëpër skenat më të mëdha botërore, kurse në Bullgari vjen për herë të parë. Në sajë të Institutit Polak do të ketë koncert me rastin e Pashkëve, me pjesëmarrjen e dy interpretuesve polak – Maçej Fortuna (buri) dhe Alisia Fortuna (organ). Kurse më 21 maj me ndihmën e Ambasadës së Izraelit do të dëgjojmë koncertin “Telemani i Panjohur”. Festivali do të përfundojë me folklor evropian nga Ishulli i Sardinës, të paraqitur nga këngëtarja Maria Xhovana Kerki, në sajë të Institutit Kulturor Italian.

Vija tjetër e suksesshme, të cilën e ndjek çdo vit festivali është t’u jap shans interpretuesve të rinj. Më 16 prill do të zhvillohet koncerti tradicional, në të cilin solist do të jenë nxënësit nga Shkolla Kombëtare muzikore në Sofje. Kalia Kallçeva, Gjeorgji Lekov, Kristina Gjeorgjieva dhe Gjeorgji Vasilev do të realizojnë debutin e vet në skenën e sallës “Bullgaria” me orkestrën e Klasik FM. Kurse më 20 maj student nga Akademia Kombëtare Muzikore “Prof. Panço Vlladigjerov” do të paraqesin një koncert me muzikë dhome.

Është fakt se, është gjithnjë e më vështirë për një muzikant të ri të shkëlqejë, prandaj është mirë, kur emra të njohur u zgjasin dorë kolegëve të tyre të rinj. Kjo do të rastis në vet hapjen në sallën “Bullgaria”. Vesko Panteleev-Eshkenazi do të prezantoi përpara publikut violinisten e talentuar Sllava Atanasova, nxënëse në klasën e 11 në Shkollën Muzikore Kombëtare në Sofje. Ajo është dhe mbajtësja e vjetshme e dekoratës të “Kantus Firmus” nga gara “Virtuozë të rinj”. Gjatë vitit 2013 Sllava fitoi dhe një instrument të shkëlqyer nga një konkurs i organizuar nga Vesko Eshkenazi bashkë me ljutierin Ric Ivata. “Ai u dhuroi 3 fëmijëve të talentuar violina, që të mund të ekzekutojnë me to. Mendoj se Sllava do të jetë në një kompani shumë të mirë në koncert” – tha Vesko Eshkenazi. Violinisti me krenari u tregon kolegëve të vet jashtë shtetit për “Festivalin Muzikor Evropian”. Sivjet ai është solist i hapjes së tij. Do ta dëgjojmë në “Simfoninë Spanjolle” për violinë dhe orkestër nga Eduard Llallo. “Zgjedhja e këtij krijimi është i lidhur me vitet e mia të rinisë. Nuk e kam ekzekutuar prej kohe. Tani, kur u ktheva drejt partiturës sikur u rinova”, tregoi violinisti. Për herë të parë ai punon me dirigjentin Lluçano Di Martino, i cili do të drejtojë Orkestrën e Klasik FM në hapjen e ngjarjes.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jordanka Hristova

"Kënga ime, dashuria ime"

Kompozitori Josif Cankov, i cili ka punuar nga fillimi i viteve 1930 deri në vitin 1971, jo rastësisht quhet Patriarku i muzikës bullgare. Ai është autor i mbi 500 veprave - opereta, tanga, hite, muzikë për filma, me të cilat me dekada ka..

botuar më 24-07-12 8.40.PD

Legjendat e rock-ut nga DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT janë të ftuar specialë në Festivalin në Luginën e Verës

Në skenën e madhe të edicionit të katërt të "Midalidare - Rock in the Wine Valley" nga data 12 deri në 14 korrik në fshatin Mogillovo, përkrah titullarëve DEEP PURPLE, MR. BIG dhe ACCEPT do të kenë shfaqje akoma 13 grupe nga jashtë, duke përfshirë..

botuar më 24-07-12 6.25.PD

Jazz and Art Festival në Oreshak mbledh interpretues nga disa kontinente

Nga 11 deri më 14 korrik edicioni i dytë i Jazz and Art Festival në Oreshak, mbledh së bashku interpretues nga Kuba, Argjentina, Kina, Brazili, Serbia, Franca dhe Bullgaria, njoftoi Ivanka Xhabraillova, menaxhere e Ekspozitës Kombëtare të..

botuar më 24-07-11 6.30.PD