Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Panço Vlladigerov – një nga personalitetet më të shquara të shekullit XX

БНР Новини
Foto: lostbulgaria.com

Panço Vlladigerovi – kompozitori i madh, pianist dhe pedagog bullgar, është një nga personalitetet më të shquara të shekullit XX. Krijimtaria e tij, e cila është madhështore për nga vëllimi dhe rëndësia, përfshin afro 70 opuse. Ndër ta ka vepra, të cilat e hodhën themelet e shkollës kombëtare të kompozimit.

Panço Vlladigerovi lindi më 13 mars të vitit 1899. Vetëm disa orë para kësaj, por më 12 mars, lindi vëllai i tij binjak Ljuben Vlladigerov, i cili u bë një virtuoz violinist. Gjatë tërë jetës aktive krijuese dy vëllezërit binjakë shkëmbyen idetë e tyre të reja, ndanin sukseset skenike dhe i gëzonin respektit të publikut. Vlladigerovi ishin ndër muzikantët e parë, që filluan të japin koncerte. Harallan Vlladigerov – i ati i tyre ishte jurist. Bashkëshortja e tij doktoresha Eliza Pasternak ishte një hebre ruse, nga fisi Muzeu “Panço Vlladigerov” në qytetin e Shumeniti poetit të njohur Boris Pasternak. Ajo mbaroi mjekësi në Francë. Pikërisht ajo ishte mësuesja e parë e muzikës e të dy binjakëve. Mezi 10 vjeçar Panço Vlladigerovi mësonte kompozim dhe teori të muzikës te profesori Dobri Hristov. Talenti i binjakëve dhe kontaktet e nënës së tyre, u bënë shkak, që mbreti Ferdinand shpesh herë të ftonte këta dy fëmijë të talentuar të japin koncerte në pallat. Pikërisht në një veprimtari të tillë ekzekutimin e tyre e dëgjoi violinisti me famë botërore Anri Marto.  I preokupuar nga talenti i muzikantëve 12 vjeçar, ai u ndihmoi atyre të mësojnë në Gjermani. Me lutje të mbretit ministri i atëhershëm i arsimit profesor Ivan Shishmanov iu siguroi atyre bursa. Që kur ishte student Panço Vlladigerovi shënoi sukseset e tij të para si kompozitor. Dy herë u bë mbajtës i çmimit me emrin e Mendelsonit – vitet 1918 dhe 1920. Gjatë periudhës së viteve 1920 – 1932 punonte si pianist dhe kompozitor në “Doutsches Theter” dhe në Maks Rajnhard. Në Vjenë Firma “Universal Edison” botoi partitura të veprave të tij, ndërsa “Dojçe Gramofon”, Berlin – incizoi pllaka gramafoni me ekzekutimet e tij.

Panço Vlladigerovi u kthye në Bullgari në vitin 1932. Në Akademinë Muzikore të Sofjes, e cila sot mban emrin e tij, ai u bë profesori i parë i kompozimit. Ai lexonte leksione të kompozimit, pianos dhe muzikës së dhomës pothuajse katër dekada me radhë. Gjatë viteve studentë të tij ishin dhjetëra krijues dhe ekzekutues të njohur. Nuk është e mundur, që të përmendim të gjithë, por patjetër duhet të kujtojmë birin e tij Aleksandër Vlladigerov. Si një pianist, kompozitor dhe dirigjent i talentuar ai organizoi incizim integral të veprave të të atit – bashkë me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare.

Pavarësisht se preferoi të jetonte në Bullgari, Panço Vlladigerovi ishte i pranishëm edhe në jetën muzikore të mbarë Evropës. Në vitin 1969 u bë mbajtës i çmimit “Gotfrid fon Herder” të Universitetit të Vjenës. Ai ka dhënë koncerte në shumë vende evropiane. krahas të gjitha virtyteve Panço Vlladigerovi posedonte një ndjenje të hollë të humorit. Disa prej ndodhive interesante dhe qesharake gjatë jetës së tij u botuan në një libër.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Do të bjerë shi"

Në harmoni me motin jashtë, në fund të verës Severin Georgiev prezanton këngën e tij më të re "Do të bjerë shi". Kjo është kënga e dytë e Severinit, të cilin e njohim si pjesëmarrës në sezonin e fundit të “Zëri i Bullgarisë”. Kënga “Do të bjerë..

botuar më 24-09-12 8.25.PD

Për “Mary Boys Band” vera zgjat deri më 25 tetor me "Peizazh me ngjyra"

Nga grupi “Mary Boys Band” thonë se këtë vit vera do të zgjasë deri më 25 tetor - sepse koncerti i tyre tradicional, në të cilin këndojnë refrenin ikonik "Vera po shkon, vjeshta po vjen ", do të mbahet më 25 tetor në Sofje dhe do të shënojë fillimin e..

botuar më 24-09-11 7.20.PD
Grupi

“Mona Liza” – grupi “Ostava” feston ditëlindjen me fansat dhe këngën e tij më të re

Grupi “Ostava” e ka bërë traditë që në fillim të shtatorit të festojë ditëlindjen me një koncert në “Majmunarnika” – një vend i njohur në qendër të Kopshtit të Borisit në Sofje. Këtë vit tradita vazhdon me një takim me publikun në datën 11..

botuar më 24-09-10 6.15.PD