Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pendët – një bukuri e pazbuluar

БНР Новини
9
Penda Dushanci
Foto: Polina Ivanova

Dita Botërore e Ujit – 22 mars, sivjet do të kalojë nën moton “Uji dhe energjia”. Lidhur me këtë Asociacioni Bullgar i Ujërave dhe Shoqata “Unë e dua ujin” vendosën të tërheqin vëmendjen shoqërore mbi pendët duke organizuar një konkurs kombëtar të fotografive mbi këtë temë. Ai është pjesë e nismës “Ura Ndërkombëtare Ujore”, që mbahet në Sofje vitin e tretë me radhë. Konkursi provokoi një interes të jashtëzakonshëm. Në të u përfshin 250 fotografë, të cilët prezantuan më se 2500 fotografi. Përdoruesit e sajtit www.waterbrige.info kishin mundësi të zbulojnë peizazhe të papara dhe rajone me bukuri të egër pranë liqeneve artificiale në Bullgari. Krahas kësaj ata kishin mundësi në vazhdim të një muaji të caktojnë  fotografitë më të bukura. Pesëdhjetë prej veprave të zgjedhura prezantohen nga 17 deri më 23 mars të këtij viti në Muzeun Kombëtar “Toka dhe Njerëzit”. Në një ceremoni speciale më 22 mars do të dekorohen tri fotografitë më të bukura.

Kryetarja e Shoqatës “Unë e dua ujin” Antoaneta Sallfixh shpjegon pse u zgjodh tema për liqenet artificiale: “Në radhë të parë pendët shtrihen në rajone jashtëzakonisht të bukura. Ndoshta për këtë arsye janë vend të preferuar për pushim dhe turizëm të njerëzve. Dhe këtë e vërtetoi edhe konkursi. Autorët paraqitën fotografi, që zbulojnë kënde piktoreske pak të njohura të këtyre viseve. Të gjithë mbetën të preokupuar nga bukura e rajoneve të fotografuara. Edhe vende, që vizitohen shpesh të kapur nga një këndvështrim krejt të ndryshëm duken si të panjohura. Kështu ato fotografi zbulojnë bukurinë e Bullgarisë:”

Tema e konkursit jep arsye prapë të shtrohet çështja për administrimin e liqeneve aritficiale në Bullgari. Gjendja e tyre nuk është shumë e mirë aq më tepër, se disa edhe fshehin rreziqe për popullsinë.

“Ekzistojnë shumë probleme dhe paqartësi rreth pendëve në Bullgari – shpjegon znj. Sallfixh. – Nuk është e qartë, kush e administron të gjitha ato impiante ujore. Krahas kësaj duhet të theksojmë, se legjislacioni evropian në këtë fushë është tepër e zhvilluar. BE-ja lëshon direktiva dhe Bullgaria duhet të respektojë kërkesat evropiane. Ato kanë të bëjnë me kontrollimin e nivelit të ujit të liqeneve artificiale, të sasisë dhe cilësisë së ujërave, të temperaturës së ujit e kështu me radhë. Në rast të lindjes së situatave kritike, atëherë duhet të ketë një sistem të paralajmërimit të hershëm të popullsisë.”

Mungesa e një sistemi të tillë u bë shkak, që para dy vitesh uji i liqenit artificial “Ivanovo” të përmbytë fshatin Biser në Bullgarinë Juglindore.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografitë janë ofruar nga Shoqata “Unë e dua ujin”



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pse disa nga rrugët e Pragës mbajnë emrat e iluministëve bullgarë?

Iluminist - njeri që me veprimet, idetë ose krijimtarinë e tij zgjon shpirtin e popullit, ruan dhe përhap vetëdijen, kulturën dhe edukimin kombëtar. Në historinë bullgare, ky koncept lidhet më shpesh me periudhën e Rilindjes (shek. XVIII-XIX) dhe me..

botuar më 24-11-29 7.35.PD

A do të çojë në një sulm bërthamor vendimi i SHBA-ve për të lejuar Ukrainën të godasë objektiva brenda Rusisë me armë të tyre?

Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e furnizuara nga Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, shumica janë në mbështetjen e tij. Ai erdhi pak..

botuar më 24-11-27 7.08.MD
Nënshkrimi i Traktatit të Paqes të Neuilly, 27 nëntor 1919

Elegjia për Krahinat Perëndimore tingëllon si një requiem

105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë në Luftën e Parë Botërore (1914-1918). Historianët e përkufizojnë dokumentin si "katastrofa e radhës..

botuar më 24-11-27 7.05.PD