Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Shpella Snezhanka ka ngjashmëri me mbretërinë e akullt nga përrallat

БНР Новини
8
Foto: imagesfrombulgaria.com

Shpella Snezhanka (Borëbardha) me të drejtë ishte quajtur një prej shpellave më të bukura në Bullgari. Ngjyra e bardhë si dëbore të mermerëve me kokëra të imta të prera nga ujërat e lumit Novomahlenska qysh para 3 milion viteve, e ka krijuar këtë çudi të natyrës. Prej atje vjen edhe emri i shpellës, sepse në të ashtuquajturën “Sallë magjike”. Midis formimeve të bukura dhe liqeneve syri me lehtësi zbulon një figurë e cila iu ngjan Borëbardhës përrallore, shtratin e saj dhe detaje të tjera nga përralla e dashur.

Edhe e gjithë kjo është krijuar sikur prej një materie të bardhë. Snezhanka është një prej shpellave më të vogla në Bullgari, por është shumë e pasur me stalaktite, stalagmite dhe stalaktone. Ka pesë liqene nëntokësore, ku mund të shihen edhe xhevahir shpelle. Në mesin e shpellës ka vatra që i kanë bërë njerëzit në epoka e hershme të hekurit. Ka supozime të ndryshme si është krijuar emri i qytetit të afër Peshtera. Mbi dominon mendimi se pikërisht shpella i ka dhënë emrin e këtij vendbanimi që është krijuar në shekullin e IV para Krishtit.

Shpella përrallore Snezhanka që ndodhet në malin Rodope është zbuluar rastësisht më 3 janar të vitit 1961 nga tre alpinistë. Ata kanë hyrë në të herët në mëngjes por të mahnitur nga bukuria e saj kanë dalë në mbrëmje. Një prej sallave e kanë quajtur “Magjike” sepse ka stalaktite prej të cilëve pas prekjes së tyre dëgjohet melodi. Salla tjetër quhet Salla e mjekrave. Nga tavani i saj shihen rrënjët e pemëve shekullore që rriten në sipërfaqe dhe u ngjajnë mjekrave. Këtu mund të shihen disa prej formimeve më të bukura në Bullgari, thonë speliologët dhe shtojnë se shëtitja në këtë shpellë do t’ ju kthejë buzëqeshjen dhe humorin e mirë. Gjatë rrugës janë vendosur tabela informative. Kjo shpellë mirëmbahet nga Bashkimi Turistik Bullgar.

“Për turistët është siguruar jo vetëm mundësi për hyrje të lehtë dhe ndriçim, por edhe cicerone të përgatiture që tërheqin vëmendjen e turistëve te detajet interesante në të – thotë Vencislav Udev, sekretar ekzekutiv i Bashkimit Turistik Bullgar dhe sekretar i Shoqatës Kombëtare “100 Objektet Turistike Bullgare”. – Shpella “Snezhanka” është një shpellë unikale në afërsitë e qytetit Peshtera, Ajo ka formime unikale që është vështirë të përshkruhet dhe duhet të shihen me sy. Deri në shpellë nuk ka rrugë të asfaltuar dhe ngitja bëhet për 30 minuta. Unë i rekomandoj secilit që ka mundësi ta vizitojë. Në këtë shpellë ka akoma disa galeri që nuk janë studiuar. Që në qytetin Peshtera ka tabela udhëzuese për rrugën deri në shpellë. Atje kur rruga përfundon kemi ndërtuar një parking për automjetet dhe të vazhdojnë me këmbë. Në qytetin ka edhe zyrë të shoqatës vendase turistike ku ciceronë të përgatitur marrin përsipër kujdesin për turistët që kanë dëshirë të vizitojnë shpellën.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: imagesfrombulgaria.com




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Manastiri i Çiprovos – vend për lutje dhe shërim shpirtëror

Si çdo vit më 19 tetor shënohet festa në një mënyrë të re. Mbi urnën në kambanerinë Kullata përurohet një kishë e vogël e re, ku pas kohe do të transportohen eshtrat e kryengritësve të vrarë në kryengritjen e Çiprovos gjatë vitit 1688. Me këtë festa..

botuar më 15-10-19 12.50.MD

Shkëlqimi dhe rënia e qytetit legjendar Kabile

Supozohet, se qyteti i lashtë legjendar Kabile mban emrin e hyjnisë trake nënë Kibella, pamja e së cilës është e rikrijuar mbi reliefin e shenjtores shkëmbore “Zajçi Vrëh”. Pikërisht në rrezet e këtij observatori i lashtë astronomik formohet një nga..

botuar më 15-09-27 9.45.PD

Prej majës Snezhanka mali Rodopa shihet gati si në pëllëmbë të dorës

Një majë e malit Rodopa mban emrin e Borëbardhës nga përralla e njohur. Në bullgarisht heroina quhet Snezhanka. Emri është i tillë për shkak të veshjes së akullt e të shkëlqyeshëm, që ajo e mban gjatë pjesës më të madhe të vitit. Këtu dimri zgjat nga..

botuar më 15-09-21 2.35.MD