“Le të të rrëfej” titullohet albumi i ri i duetit folklorik Hristina Beleva dhe Petër Millanov. Ai nxirret pasi në treg është lëshuar albumi i tyre i parë “Në fokus”. Me mandolinë dhe kitarë dhe me pak zë, dy muzikantët ndajnë pasionin e përbashkët pas muzikës popullore.
Çfarë do të thotë ky album i ri për dy muzikantët?
“Le të të rrëfej” është vazhdim i rrugës së përbashkët artistike që kemi ne të dy – thotë Petër. – Albumi përcjell botëkuptimin tonë për muzikën popullore. E përcjellim atë në formë kënge e instrumentali. Me anë të kitarës bëj kështu që pjesët të jenë harmonike. E marrim ndonjë improvizim si bazë dhe mbi të e ndërtojmë muzikën. Albumi i ri përfshin nëntë pjesë të autorit.”
Cila është receta e muzikës së bukur?
“E gjetëm njëri-tjetrin dhe u përshtatëm shumë me njëri-tjetrin, duke i realizuar idetë muzikore – tregon Hristina. – Drejtojmë vëmendje të madhe si te melodia, ashtu dhe te harmonia e kompozimeve. Vazhdimisht kërkojmë diversitetin e tingujve. Në mënyrë spontane improvizojmë me folklorin dhe më gëzon fakti se e bëjmë muzikën popullore më të arritshme për të rinjtë.”
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
Plovdiv Jazz Fest feston këtë vit ditëlindjen e tij të dhjetë me një program, verën dhe vjeshtën, ku marrin pjesë disa nga emrat më të mëdhenj të botës së xhazit. Edicioni i vjeshtës do të mbahet në qytetin e dytë më të madh në Bullgari - Plovdiv,..
Një nga violinistët më të mirë në botë dhe koncertmaster i Orkestrës Mbretërore Concertgebouw në Amsterdam, Vesko Eschkenazy është kthyer në atdhe, në vendlindjen e tij, Sofje. Rasti janë dy koncertet përmbyllëse të Turneut Kombëtar të projektit "Në..