Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Secilia Attias: “Ngjarja më e fortë në jetën time, që ndryshoi botëkuptimin tim!”

БНР Новини

Në librin autobiografik “Dëshirë për të vërtetën” (”Envie de verite”) Secilia Attias, ish bashkëshortja e presidentit francez Sarkozi, i kushton 25 faqe ngjarjes me pjesëmarrjen e saj në lirimin e infermiereve bullgare në Libi. “Kjo është ngjarja më e fortë në jeton time dhe ndryshoi botëkuptimin tim”, shkruan ajo.

Për pesë bullgaret e dënuara Valja, Valentina, Snezaha, Nasja dhe Kristiana – imazhi i gruas që i priste me duar të hapura në shkallën drejt avionit është mbajtur për gjithmonë në kujtesën e tyre. Ato kurrë nuk e kanë takuar më. Prej viteve kanë dëshirë të takohen me të. Dhe ja tani kjo ëndërr të tyre do të realizohet. Secilia, siç e quajnë me plot dashuri iu përgjigj ftesës së tyre dërguar përmes Radio Bullgarisë dhe do të vijë në Sofje. Në intervistë për radion tonë ajo shprehu gëzimin nga ky takim i dëshiruar prej shumë kohe.

Po kthehemi së bashku te ngjarjet dramatike nga fundi i korrikut të vitit 2007.

Në librin e vet Ju shkruani se këto janë momentet më të tensionuara në jetën tuaj. A është i fortë kujtimi për to?

“Koha po kalon, por ndjenjat dhe kujtimet e mi për këto momente janë të forta. Ishte një përjetim që kurrë nuk do të harrojë. Kur njeriu ka mundësi të shpëtojë pesë infermiere dhe një mjek, kjo nuk harrohet.”

Ky ishte fundi i një epope, që vazhdoi tetë vite. Ju arritët atje ku shumë të tjerë dështuan. Ku është çelësi për këtë?

“Kjo nga ana ime ishte një aksion humanitar për shpëtim të jetës së njeriut. Pse arrita sukses? Mendoi se mbërrita në momentin e përshtatshëm. Kadafi ishte ngatërruar shumë me këtë histori me infermieret, ato ishin në gjendje të keqe shëndetësore. Vullneti im, argumentet që parashtroja, bisedat e shumta jo vetëm me Kadafi, por edhe me ministrat e tij si edhe me të afërmit e fëmijëve të infektuar në Bengazi më ndihmuan në fund të fundit të kem sukses  dhe t’i çojë këta pengë  në shtëpi.

Kur u nisët për në Tripoli, si i vlerësoni shanset për sukses?

“Nuk mendoja fare për këtë. U përpoqa të shpëtojë vetën e tyre, pa menduar si do të bëhet kjo. Kur njeriu ka vullnet për diçka, gjen zgjidhje. Nëse e bën diçka me zemër dhe vullnet, i fiton shanset në anën e vetë. Shkova aty pa ditur ku do ta gjeja veten, nuk e kisha të qartë asnjë gjë. Që në udhëtimin e dytë, situata dukej më e qartë.”

Kur më vonë Kadafi u ftua në vizitë zyrtare në Francë dhe hapi çadrën para Pallatit Elise shumë njerëz i thanë vetes se kjo ishte monedha këmbimi për lirimin e mjekëve bullgarë.

“Jo, kjo nuk ishte çmimi i lirimit të tyre. Unë duhej të mbështetesha tek një sërë argumentesh për ta bindur atë në lirimin e të mbajturve peng. E sugjerova Kadafin – po të doje të përmirësonte emrin e diktatorit të etur për gjak, duhej të bënte këtë gjest human. Pas kësaj Kadafi u prit në Francë dhe jo vetëm aty. Le të rikujtojmë se ai shkoi në SHBA ku mori pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të OKB-së dhe mbajti fjalim.”

Infermieret bullgare kujtojnë atë natë dramatike më 23 qershor 2007, duke ruajtur imazhin Tuaj të engjëllit mbrojtës dhe ka shumë kohë që duan t’ju shohin.

“Edhe unë pres me padurim t’i takoj ato. Nuk i kam parë që nga ajo natë. Pasi aeroplani mbërriti në Sofje, preferoja t’i linja në përqafimet e të afërmve të tyre dhe u largova shpejt. Ju falënderoj për këtë ftesë.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografitë janë ofruar nga Agjencia “Influences”




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Specialistët e filologjisë franceze në vendin tonë kanë mundësi të mira për realizim profesional

Traditat frankofone në Bullgari kanë një histori të pasur që daton që nga epoka e Rilindjes Kombëtare Bullgare. Edhe atëherë, kultura dhe gjuha franceze respektoheshin tek pjesa më e arsimuar e shoqërisë sonë si bartëse e vlerave evropiane. Dhe në..

botuar më 24-07-02 7.10.PD

Ka pasur shumë interes për kontrollet mjekësore të organizuara nga Bullgaria në Kukës të Shqipërisë

Ekzaminimet multidisiplinare falas të kryera nga ekipet mjekësore bullgare dhe shqiptare në Kukës tërhoqën mbi 300 persona në dy ditët e fundit të qershorit. Ekzaminimet u transmetuan nga mediat kryesore shqiptare, duke përfshirë Radio Televizionin..

botuar më 24-07-01 10.48.PD
Mitropoliti i Vidinit Daniill

Daniill është emri i patrikut të ri bullgar

Mitropoliti i Vidinit Daniill është patriku i ri bullgar. Ai u zgjodh me 69 vota kundër 66 për Mitropolitin e Vracës Grigorij. Kishte edhe tre fletë votime të pavlefshme. Mitropoliti Daniill - me emrin laik Atanas Trendafillov Nikollov, lindi në..

rinovuar më 24-06-30 1.45.MD