Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

BE-ja livron 1 mlrd leva për të papunët

Foto: arkiv

Bullgaria ka në plan të harxhojë afro 1 mlrd leva (500 mln euro) për luftimin e papunësisë në periudhën e ardhshme programore 2014-2020. Mjetet do të jenë pjesë e buxhetit në kuadrin e programit operativ “Zhvillimi i resurseve njerëzore” për 7 vitet në vijim, me përmasë 895 mln euro, ose 1.7 mlrd leva. Kjo u bë e qartë pas përgatitjes së variantit të fundit të programit, variant ky që qeveria ia dërgoi Brukselit për koordinim me Komisionin Evropian. Qëllimi është që me mjetet e BE-së të pakësohet papunësia e lartë ndër të rinjtë dhe më të moshuarit dhe ndër ata, që as mësojnë, as punojnë.

Parashikohet që me këto mjete evropiane të financohen programe për trajnimin dhe emërimin në punë të të papunëve, projekte për fillimin e një biznesi të vet, stazhe dhe kurse për marrjen dhe rritjen e kualifikimit, bursat e punës, orientimin profesional etj. Përveç kësaj do të stimulohet aplikimi i formave të zhdërvjellëta të punësimit dhe rritja e mobilitetit ndër nëpunësit. Për të papunët afatgjatë, me arsim të ulët, romët dhe njerëzit me çrregullime do të përpunohen masa speciale. Jo në vend të fundit financimi evropian ka qëllim dhe përballimin e dallimit midis kërkimit dhe ofrimit të krahut të punës në tregun e punës, si dhe përballimin e prodhueshmërisë së ulët të punës

Pritet që programet konkrete të startojnë gjatë vjeshtës së këtij viti, pas miratimit të tyre përfundimtar nga Komisioni Evropian. Mirëpo masat e para mund të aplikohen që nga data 1 prill. Për këtë qëllim autoritetet bullgare do të kërkojnë leje nga Brukseli që programet e punësimit të startojnë para miratimit të programit operativ. Ideja është që këto mjete të përkrahen në fillim me mjete nga buxheti ynë kombëtar, kurse në fund të 2014-ës këto para të rimëkëmben nga fondet evropiane. Mirëpo ky skenar fsheh rreziqe që më vonë Brukseli të mos i miratojë veprimet, për të cilat i kemi harxhuar paraprakisht paratë dhe kështu shpenzimet të paguhen nga shteti, vunë në dukje pushtetarët. Një prej masave të para të kësaj ideje është emërimi i 5 mijë të papunëve për luftimin e krimit në familje, deklaroi zëvendëskryetarja e Parlamentit bullgar Maja Manollova. Përveç kësaj, sipas fjalëve të saj edhe gjatë muajit prill në kuadrin e programeve të punësimit mund të angazhohen akoma 13 800 veta.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Sindikatat kërkojnë rritjen e pagës minimale me 15.7%

Paga minimale nga viti 2025 duhet të jetë 1080 leva (542 euro), tha Ljubosllav Kostov, kryeekonomist i Konfederatës së Sindikatave të Pavarura në Bullgari. Ai mori pjesë në konferencën "Direktiva evropiane për pagën minimale: mundësitë për sindikatat..

botuar më 24-05-22 12.20.MD
Banka Kombëtare Bullgare

BNB forcon kontrollin mbi dhënien e kredive hipotekare

Bordi Drejtues i Bankës Kombëtare Bullgare (BNB) urdhëroi bankat në vend që të aplikojnë një grup minimal prej 6 treguesish për monitorimin e standardeve të kredisë gjatë dhënies dhe rinegocimit të kredive siguruar me pasuri të paluajtshme banesore...

botuar më 24-05-21 9.43.PD
Jordanka Çobanova

Anëtarësimi në BE i ka sjellë Bullgarisë të ardhura neto prej mbi 21.3 miliardë euro

Që nga viti 2007, kur Bullgaria hyri në BE, të ardhurat reale në vend u rritën më shumë se 3 herë. Fuqia blerëse u rrit me 20%. Në vitin 2006, interesi i kredive hipotekare në vend ishte 8%, tani është 2.8%. Për 17 vjet, Bullgaria kontribuoi 9,056..

botuar më 24-05-20 1.22.MD