Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Petër dhe Rosen Teodosievi për shkencën, udhëtimet dhe ëndrrat

БНР Новини
Foto: Çavdar Kalldiev

Binjakë, dije, shkencë, udhëtim... Këto janë fjalët me të cilat e prezantojnë veten Petër dhe Rosen Teodosievi. Dhe me të vërtetë, të dy i janë përkushtuar kauzës të popullarizojnë shkencën në Bullgari përmes onllajn revistës “Shkenca Bullgare”. E krijojnë akoma si nxënës në klasën e 10. “I përkushtuam një verë të tërë kësaj. Studionim gjuhë të ndryshme programore, që të mund të formojmë sajtin. Kaluam po kështu mjaft kohë në bibliotekë”, rikujton Petër. Në fillim të dy vet e shkruajnë por pak nga pak tërheqin si autorë dhe shkencëtarë të afirmuar bullgar dhe pedagogë. “Afërsia na ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë, që të mund të arrijmë deri këtu, ku jemi. Gjithmonë themi se punojmë jo për dy, por për katër”, ve buzën në gaz Roseni.

Revista është inter-disciplinare. Në të gjejnë vend tema nga sferat e ndryshme të shkencës: historia bullgare, mjekësia, biologjia, fizika, kimia, matematika, veprimtaria ushtarake, teknologjitë kozmike. Në 10 numrat e fundit binjakët botojnë po kështu studime unikale për natyrën nëpër botë, të cilët nuk janë përkthyer deri tani në gjuhën bullgare. Një interes më të madh shkaktojnë artikujt, të cilët i përkushtohen zbulimeve shkencore bullgare dhe sukseseve.

A ka se me çfarë të lavdërohet shkenca moderne bullgare?

“Ka se me çfarë të lavdërohet – është kategorik Roseni. – Aktualisht shkenca bullgare ka suksese jashtëzakonisht të mëdha. Ka aparaturë bullgare në CERN, si dhe një ekip i tërë shkencëtarësh bullgar, i cili punon për Organizatën Evropiane për Studime Bërthamore. Shkencëtarë bullgarë ka po kështu në Dubna, i cili është një nga qendrat e mëdha shkencore në Rusi. Akoma kemi dhe teknologji, të cilat shpërthejnë me satelitë të ndryshëm në Kozmos. Gjithmonë jap po kështu shembull me Institutin për Polimer, i cili është një nga më aktivët në Akademinë Bullgare të Shkencave. Kështu që në Bullgari bëhet shkencë.”

Revista është në PDF format dhe çdo muaj tërhiqet krejtësisht falas nga 5 deri më 10 mijë përdorues. Rreth 70% prej tyre janë studentë dhe nxënës. “E lexojnë dhe shumë bashkatdhetarë jashtë shtetit. Kështu u lidhëm dhe me disa shkencëtarë, të cilët punojnë jashtë kufirit, të cilët na dërgojnë artikujt e tyre,” sqaron Petër.

“Nga vetë revista nuk ka fitime – shton Roseni. – Të hyrat e vetme, të vijnë janë në bazë të projekteve evropiane, përmes të cilave i realizojmë idetë sociale. Një nga projektet është “Më lexo”. Ai ka për qëllim të popullarizojë shkencën dhe dijen shkencore mes të rinjve, deri tek të cilët ne nuk mund të arrijmë, me fjalë të tjera, ata të cilët nuk mund të lexojnë ose nuk kanë prani deri në internet. Këta janë të rinjtë e verbër, fëmijët e braktisur etj. Deri në këtë moment regjistruam rreth 100 materiale. Janë të përfshira në internet dhe në dy disqe, të cilat i shpërndamë nëpër të gjithë vendin.”

Petër dhe Rosen tërheqin mbi 100 vullnetarë, të cilët përfshihen në leximin e artikujve. Përveç kësaj botojnë në letër dhe dy numra nga revista “Shkenca bullgare”, të drejtuar posaçërisht drejt rinisë. Ato po kështu shpërndahen krejtësisht falas në të gjithë vendin. Deri në këtë moment të dy vëllezërit kanë fituar rreth pesë projekteve evropiane. Për një prej tyre, mbi të cilin do të duhet të punojnë gjatë këtij viti, tregon Roseni: “Duke udhëtuar në tren nga Sofja për në Plovdiv, sikur më erdhi një sinjal nga jashtë në telefon dhe doli se flas me doktoranten në Amerikë, e cila shkruan për enciklopeditë në Bullgari përpara dhe pas demokracisë. Ajo ka arritur deri në konkluzionin se, pas vitit 1989 nuk është botuar një enciklopedi bullgare për fëmijët. Kanë dal shumë enciklopedi për fëmijët, por jo prej autorëve bullgarë. Prandaj vendosëm të bëjmë një enciklopedi të tillë, në të cilën të mbledhim absolutisht të gjitha materialet, të cilat i kemi nga revista jonë. Gjatë këtij muaji do të dalë numri i 65. Mendoj se, kemi mjaft materiale, të cilat t’i punojmë, në mënyrë që të bëhen të kuptueshme për fëmijët. Do të bëjmë një sajt të posaçëm dhe do të botojmë enciklopedi në letër, të cilën do ta lëshojmë falas të shpërndahet. Nuk duam të fitojmë nga kjo. Njerëzit nuk duhet të paguajnë për këtë dije. Ajo është për të gjithë.”

Снимка

Prej rreth një vit e gjysmë Petër dhe Rosen marrin rrugën e një sfide të re: të dy janë producentë të filmave dokumentar: “Çdo gjë filloi me shaka si rezultat të një bisede me studentë nga Fakulteti Historik – tregon Petër. – Ideja ishe ta bëjmë bashkërisht. Pas kësaj rastisi kështu që mbetëm vetëm të dy dhe vendosëm se, nuk do të heqim dorë, pavarësisht se çfarë na kushton kjo. Nuk kishim ide sesi bëhet një film. Studiuam, u takuam me njerëz të ndryshëm, të cilët kuptojnë nga kjo. Dhe kështu doli filmi ynë i parë “Thikë më thikë”, kushtuar 100 vjetorit nga Lufta e Parë Ballkanike. Premiera qe më 5 tetor 2012 në një kinema të kryeqytetit. Projektimi ishte falas dhe kishte tepër shumë njerëz. Salla mblodhi rreth 120 veta, por mbase mbi 500 donin të hyjnë. Prandaj organizuam një paraqitje të dytë dhe vendet përsëri nuk arritën. Kjo na tregojë se ka një interes të madh. Vendosëm të bëjmë film dhe për 100 vjetorin e Luftës së Dytë Ballkanike: “Tragjedi dhe lavdi”. Gjatë qershorit të vitit të kaluar qe premiera e tij përsëri në Sofje. Organizuam po kështu projektime të filmave në mbi 20 qytete. Kudo na pranuan shumë mirë. Ka një uri të madhe për një gjë të tillë.”

Të shtyrë nga dëshira të tregojnë të kaluarën tonë të lavdishme dhe të rikujtojnë se përse duhet të krenohemi me historinë tonë, binjakët planifikojnë krijimin edhe të një filmi tjetër, kësaj radhe ai i përkushtohet përvjetorit nga Lufta e Parë Botërore, i cili do të shënohet dhe do të festohet në të gjithë Evropën. “Duam të shënojmë këto ngjarje përmes pjesëmarrjes bullgare dhe më konkretisht kontributi i Divizionit të Parë të Këmbësorisë së Sofjes, më i njohur si “Divizioni i Hekurt”, sqaron Roseni. Me vëllanë e tij kanë dëshirë po kështu të krijojnë film, i cili të bëjë të njohur arritjet e shkencëtarëve bullgarë, të cilët punojnë në qendrën autonome në Dubna. Jashtë shkencës, interesat e të dyve janë në drejtim të muzikës. Si nxënës ata kanë ekzekutuar në Orkestrën Simfonike të Fëmijëve në qytetin Dobriç, qyteti i tyre i lindjes.

Petër dhe Rosen janë dhe adhurues të pasionuar të udhëtimeve. Kanë vizituar vende të ndryshme, më tepër në bazë të projekteve të ndryshme për një këmbim të rinisë. Kanë qenë në Armeni, Estoni, Letoni, Poloni, Gjermani, Itali, Irlandë... dhe kudo përsëri shfrytëzojnë mundësinë të popullarizojnë shkencën bullgare. “Udhëtojmë më tepër mbi projekte, me qenë se është më interesante, njihesh me më shumë njerëz, takohesh me kultura të ndryshme. Kjo pasuron shumë”, thotë Petri. Dhe me qenë se thonë se: “Njeriu është kaq i madh saç janë ëndrrat e tij”, ëndrra e binjakëve është me të vërtetë e madhe: “Të lëshojmë raketë, mbi të cilën të ekzistojë logoja “Shkenca bullgare”. E shikoj shumë realisht”, tregon Roseni.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prof. Ljubomir Gavrillov: Në raundin e parë, francezët votojnë me zemër, dhe në të dytin - me mendjen e tyre

Parlamenti Evropian është në prag të krijimit të një familjeje të re politike të formuar nga e djathta ekstreme në një kohë kur e majta po i jep një goditje të papritur të djathtës në Francë. “ Në vend të parë është i ashtuquajturi “Fronti i..

botuar më 24-07-10 2.40.MD

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene ka nevojë për më shumë klasa

Shkolla bullgare e së dielës në Edrene filloi aktivitetet e saj edukative në vitin 2017 me një kurs të gjuhës bullgare për fëmijë nga komuniteti i bashkatdhetarëve tanë. Dy vjet më vonë, me iniciativën e Konsullatës së Përgjithshme të Bullgarisë, ajo u..

botuar më 24-07-10 7.30.PD
Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

U mbyll me sukses java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java e parë e Shkollës Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin e Tiranës u mbyll me sukses. Ajo ishte mjaft e pasur në përmbjatje.  Filloi Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë Gjatë..

botuar më 24-07-09 2.05.MD