Ivan Aleksandër ishte në krye të Bullgarisë në periudhën nga viti 1331 deri më 1371 në vazhdim të 40 viteve. Ai është udhëheqësi bullgar që e ka udhëhequr më gjatë vendin, pas mbretit Petër, i cili e zinte fronin mbretëror nga viti 927 deri më 969. Kjo është një periudhë shumë e gjatë për Mesjetën dhe për shekullin e XIV-të, kur tërë Gadishulli Ballkanik përjetonte tronditje të mëdha. Bullgaria kërcënohej nga fqinjët e saj, nga disa sundues në Evropën Perëndimore, si dhe nga një armik tjetër – turqit osmanë. Udhëheqja e Ivan Aleksandërit ishte plot konflikte ushtarake, por megjithatë ai arriti ta ruajë pozitën e Bullgarisë të një fuqie të madhe në regjion, kurse kultura bullgare përjetoi një lulëzim të ri.
Ivan Aleksandër është nipi i mbretit Mihaill Shishman dhe i afërm i dinastisë së vëllezërve Asen. Ai e filloi karrierën vet si despot, udhëheqës i qytetit Lloveç dhe i prefekturës së tij. Pas komplotit kundër mbretit Ivan Stefan, Aleksandër gradualisht u imponua në kryeqytet dhe u zgjodh mbret. Këto ngjarje paraqitin vetitë e tij diplomatike. Kronistët shënojnë gjithashtu se Ivan Aleksandër ka qenë një njeri i arsimuar dhe e ka zotëruar shumë mirë gjuhën greke.
Të gjitha vetitë e tij e ndihmuan shumë gjatë 15 viteve të udhëheqjes së tij, kur luftonte kundër Bizantit për shumë troje në Bullgarinë Jugore. Në vitin 1332 Ivan Aleksandër fitoi një betejë të rëndësishme te Rusokastros, në saje të së cilës ia ktheu Bullgarisë tokat e sotme në bregdetin tonë jugor pranë Detit të Zi. Më vonë ai arriti t’ia kthejë vendit tonë Plovdivin dhe një sërë kështjellash në malin e Rodopeve. Këto fitore ishin shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh të ardhmen e zezë për tërë Gadishullin Ballkanik – bëhet fjalë për rrëzimin e tërë regjionit nën zgjedhën turke. Osmanët ruajtën karakterin etnik, fetar dhe kulturor të fushave të sulmuara, domethënë në rajonet, ku kishte më shumë bullgarë, etnia dominuese përsëri mbeti ajo bullgare, me përjashtim të rajoneve, ku për shkaqe strategjike ishin vendosur myslimanë, ose vetë bullgarët u islamizuan, duke ndryshuar fenë, por duke ruajtur gjuhën e tyre. Historianët nga shekulli i XIX-XX-të e kritikojnë Ivan Aleksandër se në vitin 1351 refuzoi koalicionin me perandorin bizantin Joan Kantakuzin kundër osmanëve. Kjo rrethanë konsiderohet si fatale në historinë tonë. Mirëpo situata në shekullin e XIV-të ishte mjaftë e komplikuar. Atëherë rreziku nga osmanët nënvlerësohej në mbarë Evropën, kurse vetë bizantinët përdornin reparte të tyre në luftërat e veta, përfshi këtu dhe ato kundër bullgarëve. Faktikisht osmanët sulmuan një regjion, ku vazhdimisht kishte luftëra feudale – të brendshme dhe të jashtme. Në fakt vetë Ivan Aleksandër, i cili luftonte kundër rebelëve, më në fund vetë kontribuoi për ndarjen feudale të Bullgarisë.
Në fushën e kulturës epoka e Ivan Aleksandërit zakonisht quhet Shekulli i Dytë i Artë (i pari është gjatë udhëheqjes së Simeonit të Madh – 893-927). Gjatë këtij Shekulli të Artë u ndërtuan shumë kisha dhe manastire me dekorime shumë të bukura. Kishat e shpëtuara gjatë sulmit osman, si për shembull “Shën Mëria”, me pikturat e mrekullueshme murale, afër fshatit Ivanovo të rrethit të Ruses, sot janë monumente të kulturës. Ndër librat e kësaj epoke bën përshtypje Ungjilli i Londrës, që ruhet në Bibliotekën britanike. Ai është zbukuruar me 366 miniatura të bukura me ngjyra, njëra prej të cilave paraqet mbretin dhe familjen e tij.
Nga martesa e vet me Teodorën, bijën e vojvodës së Vllahisë, mbreti kishte tre djem. Pas shumë lëkundjeve ai shpalli trashëgimtar të fronit birin e tij të dytë – Ivan Sracimir. Në vitin 1349 Ivan Aleksandër u martua me çifuten e re Sara, e cila pranoi fenë e krishterë, duke marrë emrin Teodora e dytë. Ajo vërtetë ishte një e krishterë shumë e flaktë dhe e inkurajonte mbretin në luftimin e herezive. Në fund të fundit Ivan Shishman – biri i parë i martesës së dytë të mbretit Ivan Aleksandër u shpall trashëgimtar i fronit. Ivan Sracimir mori Bullgarinë Veriperëndimore, e cila u shpall Mbretëria e Vidinit. Për fat të keq ndarja feudale e Bullgarisë nuk mbaron me shpalljen e këtij formacioni. Ndërkaq, u formua akoma një shtet i ri – ai i Dobroticës, në Bullgarinë Verilindore. Derisa ishte i gjallë Ivan Aleksandër ishte një faktor stabilizues dhe të gjitha këto troje ishin bullgare. Në fakt Ivan Aleksandër është jo vetëm udhëheqësi ynë i fundit i madh. Ai tregon vetitë e tij të mira në një epokë shumë të vështirë, plot shumë konflikte dhe probleme sociale, të cilat stimulonin përhapjen e herezive. Në dallim të mbretit Petër, i cili gjatë shekullit të X-të udhëhiqte një Bullgari stabile, Ivan Aleksandër në pothuaj të njëjtën periudhë mirëmbante stabilitet, edhe pse me shumë vështirësi. Pas epokës së mbretit Petër Bullgaria ra nën pushtetin e Bizantit, kurse pas kohës së Ivan Aleksandërit erdhi koha e zgjedhës pesëshekullore turke, gjatë së cilës bullgarët arritën ta ruajnë kombin e vet në saje të shpirtit, gjuhës dhe kulturës së formuar bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 22 shtator 1908 u shpall Pavarësia e Bullgarisë. Pas aktit më të guximshëm të pavarur në historinë bullgare - Bashkimit të Rumelisë Lindore dhe Principatës së Bullgarisë, bullgarët demonstruan edhe një herë fuqinë e unitetit dhe besimin në forcat e..
Arkeologët bullgarë zbuluan një statujë të dytë në kanalin e madh të ujërave të zeza të qytetit antik Heraklea Sintika. Arkeologët nga ekipi i Prof. Dr. Ljudmill Vagalinski hasën në një tjetër skulpturë mermeri pranë vendit në kanal ku në..
Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..