Më 31 mars, në ditën e parë të pushimeve pranverore, rreth 120 nxënës nga Bullgaria dhe shtetet fqinje fillojnë një punë aktive në “Punishten e vallëzimit Iliev”. Baleti klasik në stilin “Ballançin” (në ndryshim nga stili i studiuar tek ne “Vaganova”), një vallëzim modern, hip-hop, një valle karakteristike – këto janë stilet, të cilat do t’i paraqesin dhe do t’i mësojnë koreografë të afirmuar nga ShBA dhe Gjermania. Organizator është fondacioni “Arti i Vallëzimit – Iliev”, i krijuar gjatë vitit 2008 nga Petër Iliev. Koreografi e ka filluar karrierën e vet si solist i Ansamblit Kombëtar “Filip Kutev”, më shumë se 20 vjet ai jeton në ShBA.
E ka fituar arsimin e vet në Bullgari dhe përtej oqeanit – në Institutin Shtetëror të vallëzimit të Nju Jorkut. Ka punuar në disa vende në ShBA, mes tyre është “WestWind” – një nga kompanitë e para të vallëzimit në ShBA, misioni i së cilës është njohja e publikut amerikan me pasurinë e vallëzimit etnik. Është pedagog në Pacifik Northwest Balet dhe Baleti i Çikagos.
“Prej kohe doja të bëj diçka në Bullgari – tregon z. Iliev. – Pas vizitës time në Shkollën Kombëtare për Art Vallëzues, ku gjeta bashkëmendimtarë, ideja u formua fare qartë. Jemi shumë falënderues fondacionit “Amerika për Bullgarinë”, i cili përsëri na përkrah, për ndryshe veprimtaria jonë këtu do të qe e pamundur. Arsimimi te ne kalon në mënyrë shumë intensive në të gjitha stilet. Mbaj për këtë që krahas me xhazin e Broadway-it, të rinjtë të mësojnë dhe hip-hop, klasikë e kështu me radhë. Profesionalistët duhet të zotërojnë të gjitha drejtimet. Në fund të kursit do të japim pesë bursa. Akoma që në ditën e parë punojmë shumë aktivisht me pjesëmarrësit. Për ne është shumë e rëndësishme të kuptojmë jo vetëm se cilat janë mundësitë e tyre teknike, por dhe se cila është etika e tyre e punës, nëse duan të zhvillohen. Arti tonë është lumturi dhe emocion, ata duhet të mësohen të tregojnë gëzimin nga vallëzimi, të jenë më të bindur dhe të realizojnë ëndrrat e veta.”
“Jam nxënëse në Shkollën Kombëtare për Art Vallëzues në Sofje, jam bursiste e “Punishtes së vallëzimit Iliev” për vitin 2013 – tregon Andrea Andonova. – Pata shansin e madh të studiojë në shkollën pranë “Pacifik Northwest Balet”. Aty çdo gjë është shumë më e ndryshme, përpara meje u hapën shumë hapësira të reja, për të cilat nuk isha menduar deri tani. Mendimi im dhe botëkuptimi u zhvilluan, dashuria dhe pasioni ndaj vallëzimit u shtuan edhe më fort. Pjesëmarrja në punishte më frymëzoj jashtëzakonisht shumë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Milena Selimi, përkthyesja e romanit “Kohëstrehim” të autorit bullgar Georgi Gospodinov, e cila është edhe përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, mori çmimin për përkthimin më të mirë për vitin 2024 në Panairin e 27-të..
Kur një person ecën nëpër Montana dhe Bellogradçik, herët a vonë ai do të ndeshet me kabinat elektrike të lyera me ndjenjën e gëzimit dhe pastërtisë, që duket sikur burojnë nga fëmijëria. Dhe për një çast të vetëm ai do ta gjejë veten në një oaz të..
Për vitin e njëzet e tretë, ekipi i “Bansko Film Fest” do të transferojë publikun në disa nga pikat më ekstreme të botës përmes 75 filmave nga 39 vende. “Të gjitha janë premiera, për disa prej tyre shfaqjet në Bansko do të jenë premiera botërore”, tha..