Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Gënjeshtra nuk ka rrënje”

Pjetri Mendjemprehtë, piktor Ilija Beshkov
Foto: arkiv

Nuk ekziston asnjë sistem moral dhe etik në botë, i cili të pranojë gënjeshtrat dhe dinakërinë. Mirëpo, në të njëjtën kohë të gjithë përdorin dhelpëri – që nga më të vegjlit deri te më të moshuarit. Dhe nëse te fëmijët ekziston nocioni “gënjeshtra e bardhë”, pra të moshuarit gjejnë justifikim në shprehjen “gënjeshtër fisnike”. Vallë mos thënia e së vërtetës, a mund të bëhet nga pikëpamje filozofike ose nga këndvështrimi i zemërgjerësisë? Përgjigjen e kësaj pyetjeje më saktë mund të gjejnë specialistët.

Një nga ritet më të përhapura, mund të themi edhe i detyrueshëm më 1 prill, është të bëhesh shaka me ndonjëri. Kjo me besimin, se një akt i tillë mund të ndihmojë që të mbrohesh nga dhelpëria e të tjerëve. “Gënjeshtra nuk ka rrënje” – është i bindur populli. Dhe kjo për arsye se mashtruesit mund t’i besojnë, por për pak kohë. Ka edhe fjalë të tjera të urëta popullore: “Doli gënjeshtra në shesh”, “Me gënjeshtra nuk arrihet shumë larg” e kështu me radhë. Mirëpo proverba më e përhapur është se “Gënjeshtra i ka këmbët të shkurtra”. Doemos ka edhe njerëz shakaxhinj, për të cilat mashtrimi nuk është gjynah. Në folklorin bullgar një heroi shakatar është Pjetri Mendjemprehtë. Ekzistojnë të dhëna, që dëshmojnë, se ai jeton në ndërgjegjen e popullit që nga Koha e Mesjetës. Historitë për hokatarin Pjetri Mendjemprehtë janë të shumta dhe gjithnjë në thelbin e tyre është dëshira e tij të mbrojë të varfrit.

Tema dominuese në historitë për gojëmblin Pjetri Mendjemprehtë është dhelpëria, të cilën ai shfrytëzon, kur duhet të shpëtojë ndonjë të varfër nga egërsia dhe vrazhdësia e të pasurit, kur pasaniku kërkon nga fshatarët më shumë se ç’duhet. Gojëdhënat popullore rikrijojnë ndodhi, në të cilët Pjetri Mendjemprehtë shpëton ndonjë fshatar nga puna e lodhshme dhe e kotë, ose arrin të marrë para nga çifligari koprrac, të cilët pas kësaj iu shpërndan argatëve e tij. Në tregime të tjera, ai shfaq dinakëri vetëm që ta bëjë çifligarin për të qeshur. Në një gojëdhënë tregohet, se si Pjetri Dinak qëndronte dhe fliste me fshatarët në pijetoren. Pranë tyre në një tavolinë tjetër ishte pasaniku i fshatit. Që të bëjë shaka me Pjetrin, ai i tha: “Petre, do të të japë një verdhushkë, në se do të më gënjesh!” Atëherë Pjetri me dinakëri iu përgjigj: “Ti mos e mban fjalën, kështu që nuk kemi punë të përbashkët! Më premtove se do të martohem me vashën tuaj, por më pas nuk përmbushi premtimin...” Atëherë pasaniku filloi të bërtasë: “A ti e dëgjon veten, çfarë flasësh? Si do të të japë vajzën, pasi je aq i varfër? Ti gënjesh!” Pjetri Mendjemprehtë vetëm këtë e priste dhe i tha çifligarit: “Mund të zgjidhesh çfarë është e vërteta, që të kam të qartë – për dasmë të përgatitem ose të marr verdhushkën.”

Në folklorin gojor ekzistojnë një numër të madh anekdotash për ndodhi zbavitëse, tërheqëse dhe qesharake lidhura me Pjetrin Dinak dhe Nastradin Hoxhën – një dhelparak tjetër, i cili u shfaq në folklor pasi Bullgaria u rrëzua nën sundimin turk. Në ato tregime anekdotike herë Pjetri është më i mençuri, herë Nastradini. Sipas një historie, Nastradin Hoxha erdhi tek ne nga Anadolli, posaçërisht, që të takohet me Pjetrin Mendjemprehtë.

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Surva" është zemra e Pernikut dhe Perniku është zemra e "Surva"

Nga 26 deri më 28 janar në qytetin e Pernikut, afër Sofjes po zhvillohet festivali i maskaradës më të gjallë, më të zhurmshme dhe më të mbushur me njerëz në Bullgari. Festivali quhet “Surva”, që është edhe emri i këtij zakoni të lashtë, i ruajtur..

botuar më 24-01-26 5.51.MD
Foto: Facebook/ Rrënjët bullgare

Babinden (Dita e gjyshes) në Razlog - qytet që ruan traditat

Në fillim të çdo viti, në Razlog dhe fshatrat përreth rajonit të Pirinit, nisin përgatitjet e ethshme për Babinden. Festa i kushtohet gjysheve dhe grave që kanë ndihmuar në lindjen e nuseve të reja. Çdo vit festohet më 21 janar dhe në Razlog është ndër..

botuar më 24-01-21 7.30.PD

Thika nuk jepet si dhuratë, ajo duhet blerë

Për të bërë një thikë të mirë nevojiten njohuri, kujdes dhe shumë punë, thotë Ivan Kjupov nga fshati Krupnik (Bullgaria Jugperëndimore). 35-vjeçari nuk e ka të trashëguar mjeshtërinë e tij brez pas brezi. Interesi për të bërë thika ka ekzistuar brenda tij..

botuar më 24-01-17 7.30.PD