Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Edicioni i XVII-të i Festivalit Ndërkombëtar “ppIANISSIMO” për muzikë moderne për piano

Kamelia Milladinova
Foto: arkiv personal

Nga 3 deri më 5 prill do të zhvillohet për herë të 17-të me radhë festivali për muzikë moderne për piano “ppIANISSIMO”. Ideja e këtij forumi është që të vihet theksi te mundësitë e pianos si një instrument muzikor. Në kuadrin e tri mbrëmjeve në studion e parë të Radios Kombëtare Bullgare do të shfaqen disa prej kompozitorëve më të shquar të kohës sonë. Në afishen e “ppIANISSIMO” sivjet janë të pranishëm instrumentistët Bojan Vodeniçarov, Kamelia Milladinova, Allbena Dimova... Do të shënohen dhe përvjetorët e kompozitorëve të mëdhenj bullgarë Konstantin Iliev dhe Ivan Spasov.

Festivali do të hapet me një koncert të Kamelia Milladinovës bashkë Kersten MakKol. “Koncerti më 3 prill përbën një recital për flaut dhe piano – thotë Kamelia Milladinova. – Kersten Makkol, i cili luan në flaut, është gjerman, i cili punon dhe banon në Holandë. Ai është flautisti i parë i Orkestrës Koncertgebau, është pedagog në Konservatorin në Amsterdam. Për mua ai është një muzikant i jashtëzakonshëm dhe një koleg shumë i vlershëm. Punojmë së bashku që prej shumë vitesh. Pjesëmarrja jonë në edicionin e XVII-të “ppIANISSIMO” është me ftesë të profesoreshës Stella Dimitrova – Majstorovës. Programi përfshin para se gjithash vepra bashkëkohore, por i kemi kushtuar një vend të posaçëm Bahut.”

Kamelia Milladinova nuk merr pjesë për herë të parë në “ppIANISSIMO”. Gjatë vitit 2001 ajo zhvilloi një recital solo në skenën e tij. Interpretuesja që nga vitet e saj studentore ka interes për muzikën klasike bashkëkohore. Pas mbarimit të arsimit të saj të lartë Svetlla u vendos për të banuar në Holandë. Atje pianistja për herë të parë u kushtoi një vëmendje të madhe kompozitorëve më pak të njohur. Përveç se është pedagoge në Konservatorin në Roterdam, Kamelia Milladinova është dhe një artiste aktive, që jep shumë koncerte, por gjithmonë gjen vend në repertorin e saj për vepra, të kompozuara në shekullin e XX-të dhe në shekullin e XXI-të.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare hap sezonin e ri me një koncert atraktiv

Big Bendi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR)   me dirigjent Antoni Donçev hap sezonin e ri krijues me një koncert më 24 tetor në Studion e Parë të Radios. Programi përfshin muzikë origjinale nga Dimitër Bodurov - pianist, kompozitor dhe producent..

botuar më 24-10-24 8.10.PD

“Çdo ditë" – një këngë me mesazh të posaçëm

Gjithmonë origjinale, Preja tërheq vëmendjen e adhuruesve të saj me këngën e re "Çdo ditë". Në të këngëtarja drejton një mesazh të veçantë bazuar në një histori shumë personale. Si autore e tekstit, Preja mori frymëzim nga partneri i saj prej shumë..

botuar më 24-10-24 6.40.PD

"I butë"

Pas suksesit të këngës "Dashuria si një qiell" , e cila ishte kënga bullgare më e luajtur për 12 javë, Miro na sjell një këngë të re. "I butë" është rezultat i një bashkëpunimi befasues - këtu këngëtari punon me Kristian Kostov , i cili e..

botuar më 24-10-23 6.20.PD