Lufta kundër korrupsionit dhe mashtrimeve me para evropiane mbetet sfida për Evropën, tregon raporti i parë i KE për luftën kundër korrupsionit në BE nga shkurti i këtij viti. Ai prek 28 vendet anëtare pa përjashtim dhe kushton gjithsejtë 120 miliard euro humbje për ekonomitë. Prandaj KE-ja shpalli luftën kundër këtij fenomeni prioritet për periudhën e ardhshme programore 2014-2020. Deri tani konsiderohej problem vetëm në Bullgari dhe Rumani – ata janë nën monitorim të KE sipas Mekanizmit për Bashkëpunim dhe Verifikim në fushën “Drejtësia dhe rend i brendshëm” nga anëtarësimi i tyre në BE më 1 janar të vitit 2007.
Bullgaria do të marrë gjatë shtatë viteve të ardhshme afro 15 miliard euro. Ndërsa vetëm gjatë këtij viti në ekonominë bullgare do të hyjnë 1, 8 miliard euro Këtë e theksoi zëvendëskryeministrja dhe ministre e drejtësisë Zinaida Zlatanova në një seminar të KE në Sofje për masat kundër korrupsionit dhe mashtrimeve me para evropiane nga fondet strukturore dhe investuese. Ky është seminari i tretë nga seminaret e KE në vendet anëtare të BE-së mbi këtë temë shumë të ndjeshme, pas seminareve në Sllovaki dhe Çeki. Qëllimi është ato të njihen më mirë me pakon e akteve ligjore në këtë fushë. Ajo prefshin 3 direktiva të reja për prokurimet publike dhe pritet që së shpejti të hyjnë në fuqi. Vendet anëtare do të kenë dy vjet që t’i transponojnë në legjislacionin kombëtar. Sipas Zinaida Zlatanovës Bullgaria vë theksin në strategjinë e vet për luftë kundër mashtrimeve dhe korrupsionit mbi transparencën maksimale të procedurave aplikim efektiv të rregullave të reja evropiane për fondet strukturore dhe investuese deri në vitin 2020, si edhe mbi reformat ligjvënëse me qëllim kontroll më të mirë dhe bashkëpunim më të mirë me partnerët evropian.
Lufta kundër korrupsionit dhe mashtrimeve me fonde evropiane mbetet prioritet për Bullgarinë dhe Evropën deklaroi ajo. Dhe akoma zëvendës kryeministrja theksoi: “Abuzimet me mjete evropiane kjo është një temë shumë e ndjeshme për vende të Bullgaria. Nevoja nga kontroll i përhershëm dhe efektiv mbi shpenzimin e drejtë të solidaritetit evropian kushtëzohet nga fakti se në kohën e krizës ekonomike, ajo është vendimtare për zhvillimin e regjioneve për rritjen e aftësisë për konkurrencë në biznes, për përmirësimin e kushteve të punës dhe arsimit dhe për sigurimin e vendeve të reja të punës.”
Drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së përgjithshme “Politikë regjionale dhe e vendbanimeve” të KE Walter Deffa ishte kategorik: “Këtu jam që të shpreh mesazhin e qartë se EK ka tolerancë zero ndaj mashtrimeve dhe korrupsionit. Por edhe se Bullgaria nuk do të jetë vetëm në luftën kundër tyre. Vendi do të marrë asistencë teknike nga KE me ekspertë të jashtëm. Të dhënat për Bullgarinë, tregojnë se afro 70% prej investimeve publike janë nga fondet evropiane. Pra, ato janë shumë të rëndësishme për vendin. Si tërësi BE humbas për vit mbi 120 miliard euro për shkak të korrupsionit dhe mashtrimeve. Korrupsioni është një problem i madh. Por ai asgjëson edhe besimin e shtetasve dhe firmave në BE. Kjo është me rëndësi të madhe. Sepse nuk bëhet fjalë vetëm për para. Por edhe për besim.”
Zoti Defaa theksoi akoma se do të na japë udhëzime si të vlerësojnë riskun nga mashtrimet si të zbulojmë dokumente të falsifikuara etj. Ai miratoi strategjinë e Bullgarisë për luftë kundër korrupsionit dhe mashtrimeve deri në vitin 2020 për më shumë transparencë.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit të Betejës së Slivnicës , shkaktoi pakënaqësinë e qindra bullgarëve. Ata protestuan para..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende të ndryshme. Në bordin e anijes kërkimore “Shën Kirill dhe Metodij” ndodhen për herë të parë..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në Antarktidë dhe luftën kundër ndryshimeve klimatike. Partnerë të aktivitetit ishin Instituti Polar Francez..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..