Mbushen 1200 vjet nga vdekja e khan Krumit, sundimtar i madh bullgar me merita të jashtëzakonshme për ndërtimin e shtetit tonë si edhe për afirmimin e tij ndërkombëtar. Datat e sakta të lidhjes dhe të ngritjes së tij në fronin nuk dihen. Për fillim të sundimit të tij më shpesh përmenden vitet 802 dhe 803. Sipas disa kronikave, fisi i tij ka prejardhje nga protobullgarët, që kanë qenë vendosur në Panoni (një krahinë historike në trojet e Hungarisë së sotme). Nga Krumi fillon dinastia e re së cilës i përkasin sundimtarët e mëdhenj bullgarë si princi Boris i I – pagëzori i Bullgarisë dhe Simeoni.
Në fillim të sundimit të tij Krumi ka luftuar me avarët, që kanë qenë të dobësuar nga lufta me perandorinë e frankëve. Ka pushtuar Transilvaninë dhe troje në territorin e Hungarisë së sotme nëpër rrjedhën e lumit Tida, ndërsa një pjesë prej të parëve të avarëve janë bërë aleatë të tij. Në vitin 807 perandori bizant Nikifor I Genetik ka ndërmarr marshim në veri kundër Bullgarisë. Ushtria e tij nuk ka shkruar larg – ai ka qenë i shqetësuar nga lajmi për grusht shtet që po përgatitet. Por sulmi i tij i ka dhënë shkak khanit Krum që të fillojë luftë me Bizantin me qëllim që të bashkojë trojet e tanishme bullgare jugperëndimore. Në vitin 809 ka pushtuar Serdikën (Sofjen e sotme). Dy vjet më vonë perandori bizant ka ndërmarr kundërsulm dhe me ushtrinë e madhe ka arritur të kalojë malin Stara planina. Krum ka qenë i detyruar të lërë kryeqytetin Pliska.
Ndër kohë khani Krum i ka armatosur shtetasit e vet, aleatët e vet avarë bile edhe gratë. Perandori bizant Nikifor nuk ka ditur ku ndodhet armiku i tij prandaj ka vendosur që të tërheq ushtrinë e vet e demoralizuar përmes grykës në jug në Trakija. Ushtria bullgare ka organizuar pritë dhe armiku është asgjësuar. Nikifori është vrarë, ndërsa Krumi ka urdhëruar nga kafka e tij të bëjnë një gotë të veshur me argjende. Sipas besimeve protobullgare kështu ai fitonte forcën e armikut të mundur.
Lufta ka vazhduar edhe gjatë vitit 812-813 Krumi ka arritur fitore të reja mbi perandorin e ri Mihail Rangvane dhe pasardhësin e tij Lev V. Perandori Lev V ka vendosur që të fillojë bisedime me khanin Krum para mureve të Kostandinopojës, por ka bërë provë për vrasjen e armikut të tij-ushtarë të fshehur në prit ka dashur të vrasin khanin bullgar në vendin e bisedimeve. Krumi ka kuptuar rrezikun dhe menjëherë është larguar. Pastaj ka vazhduar luftën me energji më të madhe. Gjatë pranverës së vitit 814 ai ka planifikuar një marshim kundër kryeqytetit të Bizanit, por në kulmin e përgatitjeve krahi Krum ka vdekur. Kronistët nga Bizanti shkruajnë versione të ndryshme për vdekjen e tij, por shkaku për vdekjen nuk dihet.
Për sundimin e tij të shkurtër khani Krum ka bërë shumë për Bullgarinë. Ai i ka bashkuar me Bullgarinë trojet e sotme në jug të malit Stara planina, ka kryer reforma të rëndësishme në shtet. Ka eliminuar strukturën fisnore dhe ka filluar të emërojë administratorë të krahinave. Kjo ka filluar nga tokat e reja në jug. Në të njëjtën kohë sundimtari ka bërë shumë që të integrojë sllavët dhe prijësit e tyre në shtetin bullgar.
Ai ka aplikuar edhe ligjet e para të shkruara. Sipas një legjende kjo ka filluar qysh pas fitores së tij mbi avarët. Khani ka pranuar udhëheqësit e tyre me respektin e duhur si robër të denjë lufte. I ka pyetur pse një shtet i fuqishëm si shteti i tyre është mundur nga bullgarët. Kështu ka kuptuar për korrupsionin, vjedhjet dhe moralin e prishur. Ligjet e tij kanë mbrojtur pronën private, por kanë parashikuar edhe ndihmë për të varfëritë. Por këto reforma kanë edhe kuptim më të thellë. Khani i ka barazuar plotësisht të drejtat e protobullgarve dhe sllavëve. Ka hequr të drejtën zakonore dhe ka krijuar shtet të centralizuar.
Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova
Gjetje të vlefshme dhe unike arkeologjike u zbuluan gjatë gërmimeve në fshatin Kapitan Petko Vojvoda të rrethit të Topollovgradit, raportoi BTA. Arkeologët e udhëhequr nga Daniella Agre kanë gjetur një varr të mundshëm të një aristokrati trak me..
Arkeologët zbuluan në Plovdiv më shumë se 500 monedha nga periudha të ndryshme dhe shufra ari për të bërë bizhuteri. Gjetjet janë nga gërmimet e shpëtimit në rrëzat e Qytezës së Vjetër pranë portës së madhe lindore të Filipopollit të lashtë. Në epokën..
E quajnë Virgjëreshën e Shenjtë Nëna e Jetës së vërtetë, e cila me lutjet e saj shpëton shpirtrat e njerëzve nga vdekja. Ajo është më e dashura dhe më e lavdëruara pas Zotit, tek e cila të gjithë i drejtohen. Kisha e nderon atë më 15 gusht, Ditën e..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..