Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Praktikat e këqija shkaktuan ndryshime në kreditim

БНР Новини
Foto: BGNES

Në Bullgari u ndryshua Ligji i Kreditimit. Ndryshimet do të ndikojnë mbi tre mln konsumatorë, sektorin bankar dhe firmat të cilat lëshojnë kredi të shpejta. Rreth 10 mlrd euro janë detyrimet e konsumatorëve bullgarë ndaj bankave që përbën 23% të PBB-së. Kreditë e shpejta arrijnë 1 mlrd euro në vit. Pikërisht këto janë shkaqet për t’u ndryshuar ligji, sepse ka interesa që arrijnë deri njëmijë për qind.

Një nga ndryshimet ka të bëjë me heqjen e taksës mbi parapagimin e kredive hipotekare. Kështu personat të cilët kanë marrë deri tani kredi, do të shkojnë bankë më bankë për të gjetur kushte më të favorshme. Ekziston rreziku që ndonjë bankë të fillojë politikë agresive kundër bankave konkurrente, duke ulur çmimet me qëllim tërheqjen e më shumë klientëve. Kjo është e mirë për konsumatorin, por mund të bëjë sistemin bankar të lëkundshëm. Sektori bankar është kundër ndryshimeve ligjore. Ekspertët shqetësohen se interesat do të rriten dhe njëkohësisht do të pakësohet financimi i blerjes së pasurive. Po të zëmë se tani banka lëshon 80% të çmimit të banesës, në ofertat e reja do të ofrohen vetëm 50%.

Ndryshimi tjetër në Ligjin e Kreditimit është vendosja e tavanit prej 50% mbi shpenzimet e kredive. Ky ndryshim ndikon negativisht mbi firmat për kredi të shpejta. Ekspertët financiarë janë të mendimit se fajdeja do të lulëzohet. Sepse shumë firma për kredi të shpejta do ta transferojnë veprimtarinë e tyre në sektorin jo legal. Ata të cilët kanë nevojë për kredi të vogla dhe të shpejta do të shkojnë tek fajdexhiu, veprimtaria e të cilit nuk është tamam e rregullt.

Këto ndryshime në Ligjin e Kreditimit synojnë të pakësojnë mashtrimet me kushte të pasakta, si dhe blerjen e shpejt të mallrave të shtrenjta, pa u menduar për pasojat. Praktika në Evropë tregon se në shumicën e vendeve nuk ka tavan mbi kreditë dhe vendet të cilat e kanë aplikuar atë, tani po heqin dorë.

Problemi është se në kontratat e bankave shkrimi është me shkronja të vogla dhe shumë klientë ngatërrohen dhe e vënë firmën pa arsyetim. Me këto praktika të këqija klientët u bënë armiq të bankave. Çështja është kush do të shlyejë pagesën e fundit.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Banka Botërore ul parashikimin e saj për rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto bullgar me 0.3%.

Banka Botërore parashikon një përmirësim më të përmbajtur të rritjes ekonomike të Bullgarisë këtë vit dhe në vitin 2025. Në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Globale”, institucioni pret një përshpejtim të lehtë të rritjes së PBB bullgar nga..

botuar më 24-06-12 10.27.PD

Në fillim të vitit 2024, ekonomia raporton rritje të dobët me rënie të importeve dhe eksporteve

Në tremujorin e parë të vitit 2024, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 1.8% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Parashikimet e para ishin për një rritje prej 1.7%, sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Statistikave. PBB e..

botuar më 24-06-07 11.56.PD
Metodi Metodiev

Bullgaria mund të kërkojë një raport të jashtëzakonshëm për anëtarësimin në Eurozonë

Nga mesi i vitit 2025, Bullgaria do të jetë gati për Eurozonën, parashikoi zëvendësministri në detyrë i financave Metodi Metodiev, para forumit financiar në Sofje "Zhurma e parave". Sipas tij, deri në fund të vitit 2024 do të mbulohet i vetmi kriter..

botuar më 24-06-04 4.18.MD