Pas operacionit të suksesshëm të Agjencisë Shtetërore të Sigurisë Kombëtare (bullg. DANS) kundër një grupi kriminelësh, në Muzeun Kombëtar të Historisë u dorëzua një thesar i cili daton nga mijëvjeçari i tretë para lindjes së Krishtit. Bëhet fjalë për 15 mijë rruaza prej ari. Këto supozohen të jenë nga tri qafore. Drejtori i muzeut, z. Bozhidar Dimitrov tha se objektet e gjetura janë më të vjetra se Lufta e Trojës.
“Rruazat janë me vlerë jashtëzakonisht të madhe shkencore dhe dëshmojnë për qytetërimin shumë të zhvilluar në trojet bullgare – vë në dukje historiani Bozhidar Dimitrov. – Ne gjithmonë jemi konsideruar lidhja mes Evropës dhe Azisë dhe këtu, për herë të parë është zhvilluar qytetërimi, i cili është transferuar në mijëvjeçaret e tjera në Evropë.”
Supozohet se rruazat prej ari janë zbuluar në rrethin e Karllovos, Bullgari Qendrore. Aty, para kohësh arkeologu Martin Hristov zbuloi artefakte të ngjashme prej ari, të cilat u ekspozuan paralelisht me rruazat.
Në cilat vende të Bullgarisë janë zbuluar rruaza të ngjashme?
“Rruaza fiks të tilla janë zbuluar në rajonin e fshatit Rupite, Bullgari Jugperëndimore – shpjegon Martin Hristov. – Ato janë më se 160. Objekte të tilla po ashtu u gjetën në krahinën historike Kraishteto, Bullgari Perëndimore. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të XIX-të arkeologu gjerman Heinrich Schliemann zbuloi artefakte të tilla në Trojë.”
Arkeologu bullgar vë në dukje se rruaza të ngjashme janë gërmuar si në ishullin Lemnos në Greqi, ashtu edhe në veri të Turqisë, por jo në sasi aq të mëdha dhe janë me forma të ndryshme.
Çfarë mund të thuhet për kulturën e njerëzve të cilët i kanë punuar rruazat e ekspozuara në Muzeun Historik?
“Në vend të parë duhet të theksohet se këto objekte datojnë nga epoka e bronztë, kur njerëzit kanë filluar të eksperimentonin me metalin – përgjigjet z. Hristov. – Por njerëzit e kësaj epoke nuk kanë punuar vetëm bronzin, por edhe arin dhe argjendin. Aftësitë teknologjike e njerëzve kanë qenë mjaft të përkryerа pasi kanë sjellë rruaza aq fine.”
Për mendimin e argjendarëve bashkëkohorë këto objekte shumë të vogla nuk mund të punohen pa xham zmadhues. Mirëpo, në atë kohë nuk ka pasur xhame zmadhuese kështu që është një mister punimi i këtyre rruazave të lashta.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Një ekspozitë fotografike kushtuar personalitetit të basit të madh bullgar të operës Boris Hristov mund të shihet deri më 28 gusht në Sofje. Ekspozita organizohet nga departamenti "Kultura, Arkeologjia dhe Trashëgimia Kulturore" e Bashkisë së..
Qyteti i Kazanllëkut, i vendosur në Luginën Bullgare të Trëndafilave, është zgjedhur për të pritur në vitin 2025 Konkursin Ndërkombëtar të Lutierëve të Violinës, Violës, Violonçelit dhe Kitarës. Forumi do të mbahet gjatë Festivalit të njohur të..
Që nga viti 2019, në Varna funksionon një shkollë, qëllimi i së cilës është të kapërcejë stereotipat dhe idenë e grafitit si diçka e shëmtuar, e ndyrë dhe e pakuptueshme. I ngjashëm, natyrisht, është edhe qëndrimi ndaj piktorëve të grafitit, të cilët..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..