Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shesh në Francë mban emrin e skulptorit Bojan Rajnov

БНР Новини
Foto: Veneta Pavllova

“Drejt për së drejti nga Parisi” titullohet ekspozita që u hap më 15 prill në galerinë “Sredec” të Ministrisë së Kulturës. Në të janë mbledhur veprat e piktorit dhe skulptorit të njohur Bojan Rajnov i biri i intelektualit të njohur bullgar prof. Nikolaj Rajnov – piktor, shkrimtar, përkthyes, teoricienit i artit. Fati i Bojan Rajnovit është shënuar me suksese por edhe me një dramë e madhe – fryt i Luftës së Ftohtë. Gjatë vitit 1946 ai dhe gruaja e tij po kështu skulptore shkojnë në Paris. Atje ka lindur vajza e tyre – Diana Maria.

“Unë isha katërvjeçare kur nëna ime duhej të udhëtonte deri në Bullgari më mori edhe mua. Pas kësaj nuk na lejuan që të kthehemi në Paris dhe me mbetëm në Sofje – tregon në intervistë për Radio Bullgarinë Diana-Maria. – Ajo e ka parë të atin përsëri me zi në vitin 1978. Ai është një person i jashtëzakonshëm. Siç thotë vajza ime “gjyshi im është mjeshtër i dashurisë”. Është i hapur ndaj njerëzve shtëpia e tij po kështu. Në dallim nga shumë francez tek ai secili mund të shkojë të tregojë për gëzimet dhe brengat e tij, Kjo i jep frymëzim për krijimtarinë e tij. Një njëri shumë i urtë.”

Pas ndryshimeve demokratike, në Sofje dy herë organizohen ekspozita me skulptorët e tij. Tani, në galerinë “Sredec” përveç plastikëve mund të shihen edhe vizatime të tij, litografi, ilustrime. Ai ka qenë mik i poetit francez Rene Char ka ilustruar librat e tij. Ka bërë ilustrimet edhe të librit të Paul Eluardit “Bukuroshet dhe bishat”. Për Bojan Rajnovi  shkruajnë kritikë të njohur të artit.

Skulpturat “Mendim” dhe “Familje”Cilat prej veprave të tij ka mbetur në Francë?

“Në Francë mbetën këto gjëra që janë monumentale dhe janë pjesë e Parisit – shënon zonja Rajnova. – Në dy sheshe ka skulptura të tij si edhe në sheshin në Antoni një lagje periferike të Parisit , ku ishte edhe studioja e tij. Ky shesh mban emrin e tij. Në Bursën e Parisit ka një vepër të tij monumentale. Në muzeun e postave  është  skulptura e tij “Familja”, që është shtypur edhe në një pullë postare. Në fakt në vitin 1982 është njohja më e madhe në Francë e të atit tim – ai ishte akoma i gjallë kur në një pullë postare u shtyp vepra e tij. Dimë se vetëm për të, për Pikason dhe për akoma disa personalitete të tjera ky gjest është bërë akoma kur kanë qenë të gjallë.”

Përgatiti në shqip: Zoja Kostadinova

Fotografi: Veneta Pavllova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Mbi 90 tablo të piktorit të madh bullgar Deçko Uzunov janë ekspozuar në një galeri të Sofjes

Për shkak të interesimit të madh për ekspozitën “Deçko Uzunov. Krijesat. 125 vjet nga lindja e piktorit” Galeria e Arteve të qytetit të Sofjes e zgjati ekspozitën me vepra të tij deri më 9 tetor. Ekspozita prezanton mbi 90 vepra në zhanret e..

botuar më 24-09-16 6.10.PD

Fryma e Sofjes së Vjetër pushton qendrën e kryeqytetit

Na ishte njëherë e një kohë një lagje e jashtëzakonshme. Prej saj filloi ndërtimi i Sofjes së Vjetër, sepse ndodhej midis Pallatit dhe stacionit - rruga kryesore që bënte lidhjen e jetës në qytet. Në këtë hapësirë njerëzit jo vetëm plotësonin nevojën e..

botuar më 24-09-13 7.30.PD
Rajna Manxhukova

"Zemra e Bullgarisë tjetër" – dokumentar për një agjenci të vogël me një mision të madh

Në vjeshtën e vitit 1992, nëpërmjet një urdhri të Këshillit të Ministrave në Bullgari, u krijua Agjencia për Bullgarët Jashtë Shtetit për të koordinuar politikën shtetërore ndaj bashkatdhetarëve tanë në mbarë botën. Kryetari i parë, Georgi Danaillov,..

botuar më 24-09-12 7.30.PD