Më se një milion turistë e vizituan qytetin Veliko Tërnovo gjatë vitit të kaluar. Kështu kryeqyteti i vjetër i Bullgarisë u radhit në vendin e parë të klasifikimit të qyteteve më të vizituara bullgare. Përveç kësaj ndryshe nga pjesa e madhe e qendrave turistike, të cilët gjatë dimrit bien në letargji, këtu mbretëron një gjallërim gjatë tërë vitit, ndërsa jeta kulturore valon pa u ndërpre. Ekspozita, festivale, shfaqje teatrore, konferenca ndërkombëtare, tubime rinore në të hapur – aktivitetet e llojllojshme nuk kanë fund e krye. Të mos flasim për turistët, të cilët mezi arrijnë të shikojnë të paktën një pjesë të vogël të fenomeneve kulturore dhe historike të qytetit.
Prandaj shumica prej tyre rikthehen prapë e prapë për gëzim të hotelierëve, agjencive turistike e kështu me radhë. Verën në pjesën e vjetër të qytetit pothuajse nuk dëgjohet bullgarishten, ndërsa gjatë kohës së festave të mëdha ose takimeve ndërkombëtare pothuajse nuk ka vende të lira në hotelet. Ja përse miqtë bëjnë rezervacione në qytetet fqinje. Mirëpo, që të ndjesh frymën e kryeqytetit të vjetër të Bullgarisë, më mirë është të qëndrosh për një kohë më të gjatë. I paharrueshëm mbetet kujtimi nga shëtitja nëpër rrugën “Gurko” – një nga vendet emblematike të qytetit Veliko Tërnovo me shtëpitë e vjetra të ngjitura me njëra tjetrën. Mbresa të thella lë edhe pamja drejt qytetit, shtëpitë e ndërtuara shkallë-shkallë duken si një amfiteatri mbi lumin Jantra. Të paktën gjysmë dite nevojitet njeriu, që të rrethojë Çarshinë e quajtur Samovodska me punishtet tërheqëse të zanatçinjve dhe me dyqanet plot suvenire. Në kafenetë ofrojnë kafe në rërë, kadaif, llokum, revani, bakllava. Patjetër duhet të vizitohen edhe muzetë – etnografik, historik dhe patjetër burgun, në të cilin u torturuan kryengritësve nga robëruesit turq. Këtu ngre shtat edhe godina e Kuvendit të Parë Popullor të Bullgarisë...
Një nga kuriozitetet e qytetit është Muzeu i Figurave prej Dylli, që u hap vjet. Në të si të gjallë duken pushtetarët mesjetarë të Mbretërisë së Dytë Bullgare (vitet 1185 – 1396), bujarë, zanatçinj, njerëz të zakonshëm. Mirëpo, përshtypje më të thellë bën kodrina Carevec me kështjellën mesjetare, e zbukuruar si një kurorë mbretërore nga godina e Patrikanës. Ky vend simbolik jo vetëm për qytetin Tërnovo, por edhe për mbarë Bullgarinë, shpesh herë bëhet skenë e shfaqjes fantastike “Tinguj dhe dritë”. Atëherë kodrina historike lahet nën tufën e rrezeve ngjyra-ngjyra të projektorëve dhe oshtin nga tingujt e kumbueshëm. Krijohet përshtypja se sikur kjo kodrinë zgjohet nga gjymi shekullor, që të përjetojë prapë lavdinë e dikurshme.
Edhe të mendojë njeriu, se e njoh qytetin, gjithnjë mbetet i habitur nga diçka e re, e paparë. Ky vendbanim i moçëm ka çfarë t’u ofrojë mijëra vizituesve – kishat e shumta, të cilat kurrsesi nuk mund të shihen brenda një dite, fenomenet kulturore dhe monumentet historike. Ndër atraksionet e qytetit është treni, i cili vozit turistët nëpër të gjitha kuriozitetet dhe e çon deri te rrezet e kodrinës Carevec. Miqtë e kryeqytetit të vjetër mund të vizitojnë edhe rrënojat e qytetit të lashtë romak Nikopolis ad Istrum, që ndodhen nja 25 kilometra larg.
Turizmi kulturor është ndër prioritetet e administratës vendëse, e cila gjatë vitit të kaluar investoi afro 7 milion leva për përmirësimin e infrastrukturës turistike. Shumica e mjeteve u siguruan nga programi operativ “Zhvillimi rajonal” nëpërmjet projekteve të ndryshme. Ambicia e bashkisë dhe e banorëve të njërit prej qyteteve më të bukura të Bullgarisë, është që ai të zgjidhet kryeqytet evropian i kulturës për vitin 2019. Nuk do të jetë e tepruar, në se do të themi, se edhe tani qyteti Tërnovo është kryeqytet kulturor. Që nga viti 2003 këtu organizohet Ekspozita Ndërkombëtare “Turizmi kulturor”. Shefi i agjencisë bashkiake turistike “Carevgrad Tërnov” Cvetomir Bojaxhiev është i bindur, se pikërisht Tërnovo duhet të bëhet kryeqytet evropian i kulturës në vitin 2019. Ja se si ai e arsyeton këtë: “Kemi sedrën, se jemi të denjë për këtë nder. Disponojmë potencialin njerëzor, dituritë, entuziazmin, përvojën. Të rinjtë e qytetit dëshirojnë të realizojnë projekte të reja, nëpërmjet të cilëve të prezantojnë trashëgiminë tonë kulturore. Gjatë periudhës së ardhshme programore do të lëshohen mjete për zbulimin jo vetëm të objekteve të reja arkeologjike, por edhe për përmirësimin e infrastrukturës së qytetit.”
Njeri prej projekteve parashikon krijimin e një rruge përgjatë bregut të rrjedhjes së lumit Jantra. Parashikohet edhe formimi i një plazhi lumor dhe rregullimi i një parku. Ka ide, që nëpër lumin Jantra të lëshohen edhe ena lundruese për shëtitje.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Veneta Nikollova
Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..
Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..
Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..
Tre mediat publike Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), Radioja Kombëtare Bullgare (BNR) dhe Agjencia Telegrafike Bullgare (BTA) u shpërblyen nga Shoqata..