Ndër të ftuarit ishte dhe udhëheqësi shumëvjeçar i orkestrës “Sofja” Dimitër Simeonov – saksofonist dhe themelues i orkestrës, kurse më vonë – dirigjent i saj. Ja se çfarë tha ai për Radio Bullgarinë: “Para se të themelohet orkestra “Sofja”, pranë Bashkisë së Kryeqytetit tashmë kishte dy formacione muzikore – ansambli i dhomës “Solistët e Sofjes”, me dirigjent Vasill Kazanxhiev dhe “Orkestra frymore e Sofjes”, udhëhequr nga Sasho Mihajllov. Kishte nevojë për një grup kombo për programet e mëdha, me të cilat baskia merrte pjesë në një projekt ndërkombëtar Në atë kohë Sofja ishte binjakëzuar me 28 kryeqytete. Përfaqësues të kulturës dhe artit udhëtonin sipas parimit të këmbimit. Çdo vit kishim qindra koncerte në vend, udhëtonim shumë edhe në Evropë. Ndoshta janë shumë pak ata, të cilët e dinë se orkestra ka ndryshuar shtatë herë. Gjatë dhjetorit të vitit 1971 humbëm në një aksident ajror disa muzikantë të shkëlqyeshëm. Mbetëm vetëm katër dhe më zgjodhën mua si udhëheqës. Kishte dhe ndryshime të tjera. Kemi përjetuar shumë peripeci. Muzikantët, që kanë punuar në orkestër janë 43, kurse këngëtarët, me të cilët kemi punuar, janë mbi 50. Ka shumë momente të bukura, kur kemi shfaqur profesionalizëm dhe reaksion të shpejt.”
Përvjetori i 50-të i orkestrës “Sofja” do të shënohet gjatë tërë vitit 2014. Ndër ngjarjet është dhe koncerti i formacionit prej ish pjesëmarrësish në kuadrin e Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në Bansko.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Fotografitë janë ofruar nga ekipi i filmit “Orkestra e Sofjes”
DeepZone Project vazhdon linjën në të cilën ata interpretojnë në një mënyrë të re këngët e njohura nga autorë dhe interpretues bullgarë. Këtë verë muzikantët prezantojnë një nga këngët më të dashura bullgare - "Ti", kënduar fillimisht nga Nina..
Milena Canova është një këngëtare që shmang përcaktimin e preferencave të saj stilistike – kjo sepse zëri i saj është mjaft i larmishëm për të unifikuar gjithçka që bën si art. Pasi kaloi nëpër formate të ndryshme televizive, ajo vendosi të..
Sofia Summer Fest – Edicioni Underground, pjesë e Sofia Summer Fest, hapet sonte. Kjo do të ndodhë me një koncert në të cilin do të dëgjojmë dy këngëtaret që me këngët e tyre shënuan muzikën bullgare në prag të mijëvjeçarit të ri - Irina Fllorin dhe..
Toma Zdravkovin e njohim si një nga zërat më karakteristikë të rokut bullgar. Pas një periudhe të ngopur me pjesëmarrje në formate televizive, ai..