Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rosica Borxhieva – “Njeriu është kapitali më i vlefshëm se floriri”

Foto: arkiv personal
Këngëtarja e bukur dhe e talentuar Rosica Borxhieva është emër në estradën bullgare. Hapat e veta të para si soliste i bën me orkestrën “Severno sijanie” (bullg. agimi i veriut) në qytetin e saj të lindjes Ruse. Me të fiton medalje të artë në pasqyrën republikane të veprimtarisë diletante artistike gjatë vitit 1973. Përfundon studimet e saj në pop dhe xhaz fakultetin e Akademisë Kombëtare Muzikore në kryeqytet.

Si filloi dashuria ndaj muzikës?

“Dashurinë ndaj muzikës e mbaja në veten time akoma si e vogël – përgjigjet Rosica. – Kam mësuar solfezh dhe fizarmonikë në shkollën muzikore “Angjell Kënçev” në qytetin Ruse. Morra një përgatitje shumë të mirë vokale. Gjatë vitit 1976 u paraqita në një dëgjim për festivalin ndërkombëtar për këngë zbavitëse bullgare “Orfeu i Artë”. Kjo ishte trampolina ime. Në konkursin për interpretues ndesha një konkurrencë të fortë. Fitova dekoratën e dytë. Pas këtij fillimi të mirë kuptova se rruga drejt majës është e vështirë.”

Pas suksesit në “Orfeun e Artë” vjen dhe dekorata e parë në festivalin “Karafili i kuq” në Soçi. Karriera e Rosica Borxhievës e shpie në vende të ndryshme nga Evropa, Azia, Amerika Jugore... “Unë emocionohem fort dhe sot, kur duhet të dal në skenë – tregon këngëtarja. – Kjo është karakteristike për çdo një artist me përgjegjësi, që dëshiron ta hapë zemrën para publikut.”

Tanimë vite të gjata Rosica Borxhieva jeton në Itali. Aty ajo u a transmeton dijet dhe përvojën e saj nxënësve nga shkolla “Muzika e re” në qytetin Çita di Kastello. Për punën e saj ajo tregon: “Unë merrem me edukimin vokal të fëmijëve, por vijnë dhe njerëz nga të gjitha moshat, të cilët kanë dëshirë të fitojnë një kulturë të mirë muzikore. Më e mira në ditët e mia të përditshme janë fëmijët. Më pëlqen bota e tyre e pastër, e përzemërt dhe e çiltër. Si parim i pëlqej njerëzit. Njeriu është kapitali më i vlefshëm-nuk mund të barazohet edhe me floririn. Kurse e ardhmja jonë, këta janë fëmijët. Ndaj tyre duhet të sillemi me një dashuri të madhe dhe ti mësojmë të duan. Mesazhet të cilat ua transmetojmë, formojnë botëkuptimin e tyre.”

Rosica Borxhieva shpesh udhëton deri në atdhe. “Me atdheun më lidh një lidhje e fortë”,thotë këngëtarja. Vjet ajo i gëzoi adhuruesit e vet me një koncert të madh në sallën “Bullgaria”. Ja se çfarë përfshijnë planet e saj: “Do të doja të realizoj një koncert të ngjashëm dhe në qytetin Ruse gjatë vjeshtës. Shumë shokë e miq të mi nuk patën mundësi të vijnë deri në Sofje. Do tija kushtoj këtë koncert qytetit tim të lindjes, të cilin e dua shumë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Керана и космонавтите

"Kaq mundem"

Për të pestin vit radhazi, Sofia Summer Fest - festivali veror i Sofjes - do të ofrojë përjetime të paharrueshme në kulmin e verës. Në Parkun e Jugut, në 30 ditët më të nxehta të sezonit, banorët dhe mysafirët e kryeqytetit do të kenë mundësinë të..

botuar më 24-07-17 1.25.MD

Versioni akustik i këngës “Zemra e re”

Në mes të verës së nxehtë, Ljubo Kirov nuk ndalet së krijuari. Menjëherë pas premierës së albumit të tij "Zemra e re" dhe shfaqjes së koncertit të tij në platformën HBO Max, këngëtari nisi turneun e tij kombëtar nën moton “Zemra e re 2024”. Këngëtari..

botuar më 24-07-16 8.15.PD

"Miq"

Më shumë se 40 vjet më parë, një këngë u bë simbol i miqësisë. Por edhe sot ajo na sjell ngrohtësinë e emocioneve pozitive - të qeshurat, gëzimi, lumturia... "Miq" është një nga hitet e para të formacionit vokal Tonika SV - u zgjodh si kënga e..

botuar më 24-07-15 6.05.PD