Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pavel Vesnakov meriton Çmimin e Parë në Festivalin e Kinematografisë në Evropën Lindore në Vizbaden

Foto: siff.bg

Para disa ditësh u bë e qartë se regjisori bullgar Pavel Vesnakov meritoi çmimin e parë për film me metrazh të shkurtër në Festivalin e Kinematografisë në Evropën Lindore në Vizbaden të Gjermanisë. Talenti i tij për të paraqitur në mënyrë tërheqëse problematikën sociale u vlerësua lartë nga juria.

“Pothuajse 90% nga subjekti i filmit është histori reale – thotë regjisori. – Bëhet fjalë për dy vëllezër nga grupi etnik i romëve, të cilët nuk e kanë parë veten prej shumë kohësh dhe takohen në varrimin e babit të tyre. Por për shkak të mungesës së parave ata e kanë të vështirë të organizojnë këtë varrim. E vetmja mënyrë për të fituar para është shitja e veturës së vjetër “Volkswagen Golf”.

Titulli i filmit është “Volkswageni i Zeusit”. Filmi është realizuar me bashkëpunimin mes Bullgarisë dhe Gjermanisë. U financua me 70 mijë euro. Subjekti rrëfen për “pasurinë e historisë ku ndërlidhen temat për jetën dhe vdekjen, shpengimin, faljen e sakrificën e një komuniteti etnik shumë kulturash nëpërmjet dramës dhe komedisë.”

Për çmimin e Fondacionit “Robert Bosh” Pavel Vesnakov u nominua për herë të dytë. Sivjet ishte viti i fundit kur fondacioni shpërndan çmime në Evropën Lindore. Pastaj vendoset në botën arabe. “Konkurrenca ishte shumë e fortë, të gjithë filmat ishin shumë të mirë dhe deri në momentin fundit nuk dihej se kush do të fitonte. Për mendimin tim të gjithë kandidatët e meritojnë çmimin e parë. Kishte po ashtu dhe një projekt tjetër bullgar shumë të mirë”, thotë regjisori. Bëhet fjalë për filmin “Të shtosh peshë në mënyrë të shëndoshë” të regjisorit Kevork Asllanjanit. Ky film meritoi çmimin Special Mention. Subjekti i tij rrëfen për lidhjen mes një babai dhe një djali në një botë utopike.

Brenda një viti regjisori Pavel Vesnakov meritoi për herë të dytë çmimin e madh për kinematografi me metrazh të shkurtër. Në Clermont-Ferrandtë Francës filmi i tij “Nderi” kushtuar përplasjes midis brezave të ndryshëm bullgarë u përzgjodh po ashtu edhe për Çmimet Evropiane të Filmit.

“Nuk do të harrojë kurrë përjetimi që pata në këtë festival – kujton Pavel. – Brenda tetë ditëve filmi u projektua tetë herë në salla të mëdha dhe me publik të madh. Deri atëherë nuk kisha parë interes të tillë. Mes publikut kishte fëmijë dhe të moshuar. Ishte në të vërtetë e mrekullueshme.”

Filmi “Nder” meritoi çmime në dy festivale – në Holandë dhe Francë dhe është përfshirë në programin e 40 forumeve të huaja të kinematografisë.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një festival në Paris prezanton kinemanë e re bullgare

Janë 4 shfaqje emocionuese të kinemasë bullgare në Paris. Nga data 10 deri më 13 shtator në kryeqytetin francez do të mbahet Festivali i Kinemasë Bullgare, ndërsa edicioni i gjashtë i tij është nën moton "Së bashku më të fortë".  "Këtë vit duam..

botuar më 24-09-10 7.30.PD

“Rrugica e Librit” në Sofje

Deri më 15 shtator, Bulevardi “Vitosha” i kryeqytetit dhe parku përballë Pallatit Kombëtar të Kulturës janë shndërruar në një librari të madhe në ambient të hapur. Edicioni i radhës i "Rrugicës së Librit", organizuar nga Shoqata "Libri..

botuar më 24-09-09 1.05.MD

Bullgarët në Brazil e ruajnë emrin dhe lidhjen me atdheun e tyre si një trashëgimi të çmuar

Brazili është ndoshta një nga destinacionet më pak të njohura për të emigruar mes bullgarëve sot. Vetë vendi nuk ka një standard jetese kaq të lartë, megjithatë bashkatdhetarët tanë që kanë zgjedhur të jetojnë atje janë shumë të kualifikuar...

botuar më 24-09-05 7.15.PD