Sipas traditës pranvera vjen në Muzeun “Toka dhe njerëzit” me një varg festash të quajtura në mënyrë më përgjithësuese “Ditë të mineraleve”. Në një vend në sallat takohen mbledhës dhe njohës të mineraleve nga afër dhe nga larg. Këto janë ditë speciale për punonjësit e muzeve. Përgatitja për to kërkon përpjekje dhe kohë, kurse si dekoratë vjen njohja dhe pjesëmarrja në muze në listat botërore të ekspozitave të mineraleve. Koleksioni më i ri i gurëve, i cili ka ardhur kohët e fundit nga Bullgaria Veriore, është i përcaktuar nga gjeologët si e ardhur nga fundi i vjetër i detit.
Punonjësit e muzeve janë të zënë në depon e posaçme, ku përshkruajnë dhe renditin dhuntitë nga fundi i tokës. Në kohën e vet të lirë këta njerëz lexojnë poezi. Në këtë mënyrë lirika hyn në muze nën formën e një ekspozite të veçantë të përkohshme, të titulluar “Poezia e gurit”. Janë paraqitur copë, kryesisht gurë të shtrenjtë, të përmendur jo njëherë në krijimet klasike të autorëve bullgarë dhe autorëve të njohur botërisht. Nga ekspozita bëhet e qartë sesa e vjetër është lidhja midis copërave të natyrës jo të gjallë dhe ndjenjat më të sinqerta në shpirtin e njeriut, nga të cilat marrin frymëzim poetët. Nga ekspozita e re “e çmueshme” kuptojmë se, akoma poetët bullgar Pejo Javorov, Hristo Smirnenski, Geo Milev, Elisaveta Bagrjana kanë përdorur me mjeshtëri në krijimtarinë e vet metaforat, lidhur me gurët e çmueshëm. Gurëve të vet të dashur u kanë përkushtuar vjersha Pushkini, Bajroni, Hajneja. Në fakt nuk është shumë i njohur fakti se, poeti rus ka qenë një vlerësues i madh i gurëve dhe ka besuar se ato do tu sjellin lumturi si talismanët. Ka pasur dy unaza me gurët e çmuar smerald dhe karneol me të cilët është i gdhendur në portret, të pikturuar pak përpara vdekjes së tij. Cili është fati i unazave pas vdekjes së tij do të kuptojnë vetëm vizituesit e ekspozitës “Poezia e gurit”. Ajo do të mbetet aty gjatë gjithë muajit maj.
“Në kuadrin e ekspozitës mund të shikohen më shumë se 70 krijime të klasikëve – duke u filluar nga poeti filozof Omar Hajam dhe arrihet deri tek poetesha bullgare e cila ka vdekur para kohe Petja Dubarova – tregon Zhivka Janakieva, rregulluese kryesore në muzeun “Toka dhe njerëzit”. – “Në poezi përdoren metaforat, e lidhura me një numër të kufizuar mineralesh, ato nuk janë më shumë se 12-13 në numër. Por le të marrim si shembull kulturën kineze dhe japoneze. Aty më shpesh përmenden dy gurë. Në kulturën e Kinës për shembull, ky është nefriti, kurse në Japoni jaspisi. Por një gur i vetëm, mund të përmbajë një simbolikë të madhe me një përmbajtje shumë të rëndësishme për kulturën e këtyre dy popujve. E gjithë kjo mund të shikohet në ekspozitën tonë. Në themel të kulturës japoneze janë simbolet e pushtetit dhe të forcës së perandorit.
Evgjeni Ollanov, përkthyes nga gjuha e lashtë kineze, ndihmojë shumë për krijimin e ekspozitës me përkthim të poezisë që përpara 1000 vjetëve. Një nga krijimet më interesante është e Nadezhda Tefis – një poeteshë ruse-satirike, e cila ka shkruar vjershën “Shtatë zjarret”. Ajo shkruan për shtatë guri të çmueshëm-rubin, topaz, ametist, diamant, aleksandrit, smerald, safir. Ka gjetur për secilin prej tyre karakteristikën dhe interesanten dhe e ka renditur vjershën e vet, si gjerdan. Prezantimi zyrtar i ekspozitës do të jetë në Natën e Muzeve më 12 maj, kur është e përfshirë dhe mbrëmja poetike, kurse poetët vet do të recitojnë krijimet e veta të dashura, të prezantuar në ekspozitë. Vetëm tani tek ne mund të shikohet guri i dashur i bullgares. Që nga kohërat e lashta ky është karneoli, pavarësisht se në të kaluarën nuk ka qenë shumë tipike për të, të mbaj bizhuteri me gurë. Por ne bëmë një studim të vogël përmes poezisë bullgare,që të shikojmë se cilët janë gurët, e përdorur më shpesh si metafore dhe krahasime. Del se guri bullgar është stralli. Brilantet përdoren, kur flitet për diçka të bukur, perla përmendet nga poetët-simbolistë, si shenjë për diçka të pastër dhe të shkëlqyer. Por stralli është strall, i cili përmendet në poezi, kur përshkruhet Ballkani ose forca e burrërisë së heronjve. Përmes punës rreth ekspozitës zbuluam një vjershë dhe nga poetesha e parë bullgare Ekaterina Nençova. Lirika e dashurisë, në të cilën ajo i krahason rubinet me buzët e veta.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më mirë si “Abetarja e Peshkut”, autor i së cilës është rilindësi i shquar Dr. Petër Beron. Bëhet..
Shkrimtare, përkthyese, gazetare, përfaqësuese e bullgarëve në Komitetin për Pakicat Kombëtare në Shqipëri, Milena Selimi nuk rresht së promovuari kulturën, letërsinë, vlerat dhe traditat bullgare. Një nga arritjet e saj profesionale më të fundit është..
Drama biografike 138-minutëshe e Italisë, Francës dhe Spanjës “Limonov” fitoi Çmimin e Madh për Përshtatje Mjeshtërore Letrare në Konkursin Ndërkombëtar të Filmit me metrazh të gjatë Cinelibri . Favoriti u shpall nga kryetarja e jurisë, aktorja..
Në vitin 2024 mbushen 200 vjet nga shfaqja e së ashtuquajturës "Abetare me mësime të ndryshme" . Ky është titulli origjinal i librit i njohur më..