Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Është garantuar siguria e turistëve në Bullgari

Foto: dnevnik.bg

A është garantuar siguria e turistëve në Bullgari gjatë stinës së re turistike? Përgjigja e kësaj pyetjeje kyçe për degën tonë kyçe ishte përgjithësuar në pesë masa konkrete nga zëvendëskryeministri dhe ministër i punëve të brendshme Cvetlin Jovçev. Ai u takua me ambasadorët e vendeve, nga të cilat vijnë më shumë turistë në Bullgari çdo vit. Ndër to janë Britania e Madhe, Gjermania, Austria, vendet skandinave. Bullgaria shpreson tek rreth 5 për qind të ardhura prej Prodhimit të Brendshëm Bruto, që do të vijnë nga turizmi.

Me ngrohjen e motit pritet një presion i ri migracioni nga Siria e trazuar, Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Ndërkaq, në Ukrainën fqinje tensioni po rritet gjithnjë e më shumë. Kështu qe nuk mund të përjashtohet dhe rreziku nga transferimi i tensionit edhe te ne. Nuk mund të harrojmë dhe aktin terrorist më 18 korrik 2012 në Aeroportin e Sarafovos të Burgasit. Kujtimi nuk mund të harrohet. Gjatë këtij aksidenti vdiqën 5 turistë izraelitë dhe shoferi bullgar i autobusit, përveç atentatorit, dhe ishin plagosur gjithsej 35 shtetas të Izraelit. Këtë verë priten dhe turistë izraelitë në bregdetin tonë. A do të mund të pushojnë ata? Le të dëgjojmë komentin e ministrit të punëve të brendshme Cvetlin Jovçev në përgjigje të pyetjeve të Radio Bullgarisë:

“Deri tani nuk ka rreziqe të drejtpërdrejta për turistët e huaj, rrjedhim i fluksit të refugjatëve, ose i situatës në Ukrainë. Sipas analizës nuk mund të presim rreziqe të tilla edhe gjatë stinës verore. Si rezultat i analizës së aktit tragjik terrorist në Aeroportin e Sarafovos janë planifikuar dhe ndërmarrë masa konkrete. Ato garantojnë një shkallë më të lartë sigurie. Është bërë dhe një analizë e dobësive të atëhershme në sistem dhe ishin marrë masat e domosdoshme. Në vendet, ku presim një rrymë të forcuar të turistëve të huaj, zhvillohen aktivitete suplementare të organizuara nga drejtoritë regjionale të Ministrisë Bullgare të Punëve të Brendshme. Po zhvillohet dhe një instruktim i pronarëve dhe i menaxherëve të hoteleve se si paralajmërohen turistët për sigurinë e tyre. Po ndërmerren masa edhe për praninë e tyre më të forcuar dhe për përmirësimin e organizimit të punës së tyre. Atje, ku kjo është e mundur, do të forcohen edhe mjetet teknike të kontrollit, si kamerat, drita etj. Sivjet masat do të jenë më të mira në krahasim me vitin e kaluar. Shpresoj se ato në një shkallë të madhe do të garantojnë sigurinë si të turistëve të huaj, ashtu dhe të shtetasve bullgarë.”

Këto janë masat kryesore të sigurimit të turistëve, që të mund të pushojnë ata në mënyrë të qetë. Përveç tyre Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme ka në plan të ndryshojë patrullimet dhe të dërgojë policë suplementarë. Ajo do të përgatitë broshura me informacion për rreziqet e mundshme dhe numra telefoni për kontakt, në qoftë se ka nevojë për ndërhyrjen e organeve të rendit. Ministria Bullgare e Punëve të Brendshme do të sigurojë nëpunës, të cilët zotërojnë gjuhë të huaja, si dhe më shumë përkthyes në rast domosdoshmërie. Sipas fjalëve të ambasadorit të Britanisë së Madhe në Sofje Xhonatan Alën këto janë pjesë e vendimeve të thjeshta dhe të shpejta për garantimin e sigurimit të turistëve të huaj në vend. Ato janë përgjigje e rekomandimeve të diplomatëve nga përpara 2 vitesh dhe janë arritur me përpjekjet e përbashkëta të autoriteteve bullgare dhe të ambasadorëve të vendeve nga të cilat vijnë më shumë turistë në vend.

Le të shpresojmë se stina e re verore vërtetë do të jetë më e sigurtë dhe më e mirë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kisha „Shën Dhimitër i Selanikut“ (Mirovliti) u ndërtua midis viteve 1876 dhe 1892

Për fshatin Garvan, mullirin e vjetër dhe kush janë grebencite

Gjëja e parë që bën përshtypje në fshatin Garvan janë shtëpitë e bukura dhe shumë të mirëmbajtura në stilin vendas tipik për rajonin e Dobruxhës të Bullgarisë Verilindore. Fshati ndodhet në zemër të "Hambarit të Bullgarisë" jo shumë larg qytetit..

botuar më 24-05-22 7.05.PD
Shtëpia malore

Fillon fushata për përzgjedhjen e "Shtëpisë më të Mirë Malore të Vitit"

Nga 15 maj nis zyrtarisht fushata “Shtëpia më e Mirë Malore e Vitit”. Në këtë aktivitet do të shpallen shtëpizat dhe strehimoret e nominuara në programin e konkurrimit dhe ato të propozuara për mbështetje financiare dhe përmirësime të infrastrukturës...

botuar më 24-05-15 8.10.PD

Udhëto emocionalisht - turizmi si një përvojë autentike dhe vetmi me natyrën

Turizmi i tepërt i shkaktuar nga bumi i paprecedentë i udhëtimeve pas përfundimit të epidemisë bëri që njerëzit të kërkojnë një alternativë të nocioneve të pranuara gjerësisht të pushimeve. Sidomos ndër brezat e rinj, ka një ngopje të ekskursioneve..

botuar më 24-05-08 7.10.PD