Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e ndarë e Shën Gjergjit

БНР Новини

Rajonet e përziera në malet Rodope njihen për nga toleranca e tyre. Një nga simbolet më të bukura të bashkëjetesës paqësore midis ortodoksëve dhe myslimanëve janë festat e ndara. Kështu si ortodoksët hanë nga kurbani dhe mësojnë fëmijët myslimanë se si të lyejnë vezët, ashtu dhe një nga festat më të nderuara për myslimanët, megjithëse tradicionalisht është festë e krishterë, është Dita e Shën Gjergjit.

Një shembull i mirë për festë të ndarë është fshati i maleve Rodope Skrebatno. Megjithëse në të banojnë kryesisht myslimanë, aty çdo vit festohet Dita e Shën Gjergjit. Interesante është se në Skrebatno festa nderohet me elemente bullgare nga zakonet e tjera pranverore. Në folklorin bullgar ka një proverb sipas të cilit në Ditën e Shën Gjergjit “bile zogu nuk bën fole”.

Festimi fillon që në prag të Ditës së Shën Gjergjit – 5 maj, rrëfen znj. Sillvia Kujbisheva. Ajo është myslimane nga fshati i Skrebatnos dhe është specialiste e programeve të BE-së në bashkinë Gërmen:

“Çdo vit në prag të festës, pra në mbrëmjen e 5 majit të gjitha vashat dhe gratë bëjnë tufa barbaroze. I vënë ato në një enë prej deltine dhe këndojnë dy këngë: “Çupa ecët nëpër livadhe” dhe “Era e dashur”. Pastaj ena prej deltine fshihet nën një shkurre trëndafilash që të mos e gjejnë atë djemtë dhe të prishin barbarozën.”

СнимкаNë mëngjes vashat shkojnë tek tufat për t’i parë ato dhe t’ia lajnë duart. Riti bëhet për bereqet. Gjelbëria dhe nderi ndaj natyrës zënë një vend qendror në festë. Ja pse vashat hidhen në livadhe për të larë trupin me pikat e vesës së mëngjesit. Besohet se të gjitha sëmundjet të cilat përmbahen brenda njeriut transferohen në livadh.

Në malet Rodope për Ditën e Shën Gjergjit kryhen parashikime për dashurinë dhe martesën. Fati lexohet sipas shenjave të luleve. Vashat lidhin një kuluvarëse në dru dhe lëkunden në të duke pritur djemtë. Besohet se një natë përpara kësaj dite vajzat e reja ëndërrojnë djalin me të cilin do të martohen.

Dita e Shën Gjergjit njihet si festa e bariut. Në këtë ditë borxhlinjtë e barinjve shlyejnë borxhin ndaj kafshëve. Në disa fshatra caktohet bari në periudhën nga Dita e Shën Gjergjit deri në Ditën e Shën Dhimitrit. Bëhet pazarllëk sa do të merret për frymë nga bagëtia dhe pasi merret vesh çdo i zoti i shtëpisë i jep bariut nga një pite dhe djathë i njomë. Shumë nga familjet myslimane therin qengja, ndërsa vajzave u është lejuar të shëtisin me djemtë në gjirin e natyrës.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanovа

Fotografi: Bashkia e Gërmenit



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Fatin e Vitit të Ri e gjejmë te buka, arrat apo... një enë me unaza

Dita e parë e janarit është e mbushur me shumë emocione, pritje dhe gëzime të shoqëruara me shpresën për një vit të bekuar në të cilin çdo pjesëtar i familjes do të jetë i shëndetshëm dhe do të arrijë ëndrrat e tij. Në kalendarin bullgar të festave, 1..

botuar më 24-12-31 6.50.MD

Dhuratë për dhuratë - bukë rituale dhe pjata tek Nata e Buzmit

Në ditët e sotme, si në të kaluarën, që nga mëngjesi i hershëm i Natës së Buzmit, familjet po merren me përgatitjet për darkën më të rëndësishme të vitit. Darka në pritje të Krishtlindjeve është pa mish, por gjithashtu duhet të jetë e pasur dhe e..

botuar më 24-12-24 7.30.PD