Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Rezultate inkurajuese nga kampionati botëror për të rinj në boks

БНР Новини
Bllagoj Najdenov nga klubi sportiv “Sllavia” fitoj titullin e kampionit në kategorinë deri më 81 kilogramë
Foto: BGNES

Në vazhdim të dy javëve Bullgaria qe vazhdimisht në fokusin e vëmendjes të adhuruesve të mundjes me grusht nga e gjithë bota. Kampionati botëror i boksit për të rinj dhe të reja midis 17 dhe 18 vjet mblodhi nga data 14 deri më 24 prill në Sofje ajkën e boksit rinor. Ngjarja shkaktojë një interes mjaft të fortë, jo vetëm se qe e para në kalendarin botëror të boksit për vitin, por dhe sepse është kualifikimi i vetëm për lojërat Olimpike për të rinj gjatë muajit gusht të këtij viti në Nanxhing-Kinë.

Një numër rekord vendesh 96 matën forcat e veta në këtë sport, ku krahas me gjigantëve-Rusia, Kuba, Shtetet e Bashkuara në garë për herë të parë u përfshinë vende si Haiti, Butan, Burundi e të tjera. Pjesëmarrësit në ngjarje qenë jashtëzakonisht të kënaqur nga organizimi. Asociacioni Ndërkombëtar i boksit/ AIBA/ bile propozoi që Bullgaria të marrë përsipër dhe mikpritjen për kualifikimin olimpik evropian për Rio- de- Zhanejron gjatë vitit 2016! Vendi u paraqit denjësisht jo vetëm si mikpritës, por dhe si pjesëmarrës në ring. 1 medalje të artë, 1 të bronztë dhe 4 kuota për pjesëmarrje në lojërat Olimpike të rinisë- i tillë qe bilanci për boksin bullgar.

Favoriti mes bullgarëve- Bllagoj Najdenov, krejtësisht justifikojë pritjet e ekspertëve në fushën e boksit. I riu i talentuar është nxënës i njërës prej shkollave më të mira të boksit në Bullgari- ajo e klubit sportiv “Sllavia”. Najdenov mbrojti me dinjitet titullin e vet prej kampioni nga Kampionati Evropian në Sofje nga viti 2012 dhe pas një ndeshje të rëndë me kampionin e boksit të Azisë, Vadim Kazakov nga Kazakistani morri medaljen e artë. Zëvendës kampioni evropian i Bullgarisë nga viti 2012 në Sofje Dushko Bllagovestov morri dekoratë të bronztë pas një humbjeje nga kubani Havier Ibanes, i cili u largua nga Sofja me floririn e fituar në kategorinë deri më 56 kilogramë dhe qe i zgjedhur për boksier më të mirë në kampionatin Botëror. Kuota për pjesëmarrje morën akoma Daniell Asenov/52 kilogramë/ dhe Nikollaj Çavdarov/75 kilogramë.

Që këtu e tutje , pasi të marrin pak frymë, boksierët bullgar fillojnë një përgatitje intensive për lojërat Olimpike të rinisë në Nanxhing-Kinë, nga data 16 deri më 28 gusht. Pavarësisht se Bullgaria fitoj 4 kuota për olimpiadën, sipas rregullores ajo ka të drejtën të dërgojë për pjesëmarrje në lojërat vetëm 3 përfaqësues të vet. Cila do të jetë treshja , do të mësojmë fare shpejt. Shpresat më të mëdha janë të lidhura me Bllagoj Najdenovin, i riu me lëvizje shumë mirë të matura në ring, i cili e nervozon kundërshtarin dhe është shumë i fort në kundra sulm. Por sporti është si jeta-gjithmonë e përmbushur me befasi. Kurse ne do të mbledhim grusht fortë për të gjithë djemtë bullgar me shpresë që ti shikojmë dhe gjatë vitit 2016-në ringun e lojërave Olimpike në Rio.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Startoi e dhjeta “Sofja Ekiden Maratona”.

Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..

botuar më 24-09-06 10.54.PD

Grigor Dimitrov u kualifikua për çerekfinalet në Nju Jork

Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..

botuar më 24-09-02 12.21.MD
Foto: Ministria e Rinisë dhe Sportit/BTA

Ruzhdi Ruzhdi solli medaljen e parë të artë për Bullgarinë në Lojërat Paraolimpike në Paris

Paraolimpisti Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e dytë olimpik në karrierën e tij. Atleti bullgar fitoi një medalje të artë në gjuajtjen e gjyles (kategoria F55) në Lojërat Paraolimpike në Paris. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe 12.40 metrat e arritur..

botuar më 24-08-31 10.49.PD