Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Të tjerët” – shikim i detajuar ndaj nuancave të Turqisë bashkëkohore

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Në kryeqytetin e Sofjes shkrimtarja turke Exhe Vahapoglu / Ece Vahapoğlu/ prezantoi romanin “Të tjerët”. Libri tërhoqi interesin e publikut sepse “zbulon” me detaje nuancat e Turqisë. Exhe Vahapoglu ka mbaruar Universitetin Amerikan në Romë dhe ka kryer studimet e magjistraturës në Francë. Autorja ka fituar popullaritet pasi ka merituar çmimin Junior Chamberi cili çmim i shpërndahet të riut më të suksesshëm në Turqi. Atëherë shkrimtarja ka filluar të nxirrte në dritë faqe nga punimet e saj.

“Kështu erdhi ideja për të botuar një libër për zotërimin e gjuhëve të huaja, kujton Exhe Vahapoglu. – Isha vetëm 23 vjeçe dhe kjo shkaktoi interes te mediat. Më ftonin në emisione të ndryshme televizive dhe shpejt fillova karrierën e gazetares. Kam punuar në NTV, CNBC-e, Sky Türk, CINE 5dhe ATV.  Fillimisht isha në seksionin e ekonomisë dhe teknologjisë, pastaj fillova të merrja intervista nga politikanë të ndryshëm dhe më në fund nisa të shkruaja në gazeta të ndryshme. Bëja po ashtu një emision kushtuar biznesit. Këtë punë e kam kryer në vazhdim të 15 vjetëve dhe në një moment sikur u mërzita. Vura re se më interesojnë më tepër kultura dhe arti, udhëtimet dhe jetesa në mënyrë të shëndetshme. Me këtë frymëzim botova libra kushtuar të ushqyerit të shëndetshëm dhe kondicionit fizik.”

“Të tjerët” është romani i parë i Exhe Vahapoglut.

“E përfundova romanin para 5 vjetëve, thotë shkrimtarja turke. – Në të i kam bërë përshkrim Turqisë bashkëkohore nëpërmjet personazheve të dy femrave të reja. Njëra është nga një familje moderne, ndërsa tjetra rrjedh nga një familje konservatore. Kam përshkruar dimensionet e ndryshme të jetës publike, si dhe çështje jetësore. E solla librin me qëllim të prezantoj anën tjetër të Turqisë sepse jashtë vendit ka koncepte negative për Turqinë. Duke shkruar romanin, kam menduar se ai do të përkthehet në gjuhë të huaja. Fillimisht libri doli i përkthyer në Itali dhe më pas në Shqipëri dhe Kroaci. Më vjen mirë se romani “Të tjerët” u prezantua edhe në Bullgari. Vitin tjetër pres të takohem me publikun tim në Kinë dhe Angli. Romanit ia vura titullin “Të tjerët”, sepse njerëzve u pëlqen të klasifikojnë të tjerët sipas përkatësisë klasore, pamjes së jashtme, paragjykimeve sportive, po ashtu sipas racës dhe fesë. Nuk ka nevojë për këtë diskriminim dhe në bazë të tij është koncepti se tjetri është i ndryshëm. Prandaj romani përcjell histori për jetën familjare, seksualizmin, arsimin dhe për biznesin – ashtu siç po ndodhin në të dyja klasat shoqërore. Kam përshkruar p.sh., se si ndihet një grua që e mashtron burri dhe cilat janë ndjenjat e një vajze duke kryer ritualin fetar. Më vjen mirë se shumë lexues e shohin veten e tyre në roman.”

Nëpërmjet miqësisë jo të zakontë midis personazheve, romani studion kufijtë e ndarjes në shoqërinë turke dhe analizon jetën laike e moderne, nga njëra anë dhe nga tjetra – jetën fetare e konservatore. Duke shtruar çështjet e fetarisë, seksualizmit, paragjykimeve, tabuve dhe ndjenjave të shtypura, Exhe Vahapoglu na ofron një roman shumë prekës i cili hedh diskutim pas diskutimi.

Përkthimin bullgarisht të “Të tjerëve” e solli Nahide Deniz, korrespondente e Radios Kombëtare Bullgare në Stamboll. Sipas fjalëve të saj romani rrëfen për tejkalimin e frikës nga dallimet, për pranimin e të tjetrit dhe për dilemat jo të lehta me të cilat përballemi në kohën bashkëkohore.

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Presidenti Rumen Radev

Presidenti u bëri thirrje bizneseve të mbështesin kulturën dhe unitetin e kombit

Detyrë e rëndësishme e shtetit është të mbështesë kulturën, të sigurojë kushte që artistët të krijojnë art me ndihmën e iniciativës private, tha presidenti Rumen Radev në mbrëmjen gala “Horizonte”, organizuar nga revista “Menaxheri”. Forumi është..

botuar më 24-05-29 9.14.PD

Fotografi Valerij Poshtarov flet për fuqinë e të kapurit dorën njëri-tjetrit

"Në një botë që është gjithnjë e më e përçarë, që të kapemi dorë për dore po kthehet në një lutje të heshtur - një mënyrë për t'u bashkuar përsëri." Kështu fillon përshkrimi i projektit "Baba dhe Bir" i fotografit Valerij Poshtarov në faqen e..

botuar më 24-05-27 7.30.PD
„Mbi shkronjat“ e Çernorizec Hrabër

Kur u krijua alfabeti gllagolik?

A është alfabeti sllav bullgar? Me interpretimet e ndryshme të fakteve historike të nxjerra jashtë kontekstit konkret, gjithnjë e më shpesh mund të lexojmë se dy vëllezërit e Selanikut Kirill dhe Metodij e krijuan shkrimin më të vjetër sllav..

botuar më 24-05-24 8.35.PD