Lumenj, zona bregdetare, lundrim anijesh – përmendja e një prej këtyre nocioneve zakonisht i bën sofjanasit për të përfytyruar lumin Danub, i cili e ndan vendin tonë nga Rumania fqinje. Shumë vite me radhë përfytyrimet tona për lundrimin dhe pishinat e mëdha lidheshin me projektin e parealizuar për Kanalin lundrues të Sofjes – një nismë e madhe për ndërtimin e një rruge të madhe ujore, iniciuar gjatë viteve 60 të shekullit të kaluar nga lideri i atëhershëm shtetëror dhe partiak Todor Zhivkov. Mirëpo banorët e kryeqytetit shumë shpesh harrojnë se në qytetin e tyre ka të paktën dy lumenj, të cilat kalojnë përmes pjesës qendrore të Sofjes – Perllovska dhe Vlladajska. Këta dy lumenj zakonisht nuk u bëjnë përshtypje kalimtarëve dhe mbeten larg madhështisë së pishinave të mëdha në Evropë. Megjithatë ato meritojnë vëmendjen tonë.
Lumi Perllovska buron në rajonin e lagjes Dragalevci, në pjesën jugore të Sofjes, në shpatet e Vitoshës. Lumi kalon nën Unazë dhe i drejtohet qendrës së qytetit. Megjithëse një pjesë e shtratit të lumit mbetet e fshehtë për shkak të vendimeve urbane, të cilat i çojnë ujërat në kanalet nëntokësore, lumi mund të shihet në sipërfaqe në disa rajone, si për shembull në rajonin e bulevardit “Evllogi dhe Hristo Georgievi”, ku kalon nën monumentet emblematike të Sofjes, si për shembull Orllov Most (Ura e Shqiponjave). Ujërat e lumit Perllovska kalojnë gjithsej 31 km, para se të derdhen në lumin Iskër (një prej degëve kryesore të Danubit).
Lumi tjetër, që kalon përmes territorit të Sofjes – Vlladajska, buron rreth 2 245 metra mbi nivelin e detit, në veriperëndim të Çerni Vrëh (Pika më e lartë e Vitoshës), duke kaluar përmes lagjeve të ndryshme të Sofjes, që të derdhet në lumin Perllovska, pak para se të arrijë deri në lumin Iskër.
Këta dy lumenj kanë një pamje të pakëndshme, por megjithatë mund të shndërrohen në një vend të preferuar për pushime nga kryeqytetasit, në qoftë se projektet e bashkisë për ndryshim të tërësishëm realizohen. Sa i përket lumit Perllovska, autoritetet bashkiake kanë në plan ta ndryshojnë zonën, përmes së cilës kalon lumi, duke rinovuar infrastrukturën e saj. Ndërtimi i vendeve të pushimit dhe i shtigjeve suplementare për çiklizëm përgjatë lumit Perllovska, duhet t’i lejojë njerëzit për ta parë lumin me një sy tjetër.
Planet për lumin Vlladajska janë modeste. Zbukurimi atje do të përqendrohet te Llëvov Most (Ura e Luanëve). Atje do të ndërtohet një udhëkryq i ri, i cili do ta lehtësojë kalimin e automjeteve dhe të kalimtarëve dhe do të krijohet mundësi për pushime në zemër të Sofjes. Realizimi i këtyre ideve mund ta ndihmojë ndryshimin e qëndrimit tonë ndaj lumenjve Perllovska dhe Vlladajska. Por, si çdo një koncept i ri për përmirësimin e mjedisit tonë urban, realizimi i projektit në fjalë na çon larg në të kaluarën dhe përsëri mund të mbetet vetëm një ëndërr e parealizuar e sofjanasve për një kryeqytet më të gjelbër dhe tërheqës.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: wikipedia.orgPrej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..
Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..
Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta..