Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë përfitojmë dhe çfarë na kushton anëtarësia e plotë në BE

Foto: arkiv

Shekuj të tërë filozofë dhe ëndërrimtarë e diskutojnë idenë evropiane. Para 64 vjetëve shtetasit francezë dhe gjermanë u bashkuan për të drejtuar së bashku fatin dhe të ardhmen e vet. Më 1985 në Milano gjatë takimit të nivelit të lartë midis udhëheqësve shtetërorë e qeveritarë u mor ky vendim – 9 Maji të shënohet si Dita e Evropës.

Bullgaria ka shtatë vjet që është anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian. Për t’u përgjigjur saktësisht pyetjes Çfarë përfitojmë dhe çfarë na kushton anëtarësia e plotë në BE, në vend të parë duhet t’ia bëjmë vetes pyetjen Çfarë kemi pritur nga BE-ja dhe a e morëm atë që e kemi pritur? Në të gjithë rrugëtimin e anëtarësimit në BE, flisnim për këtë se kërkojmë të shkojmë në “klubin e drejtë” i cili klub të jetë opozita e regjimit totalitar. Shoqëria bullgare po ashtu dëshironte të anëtarësohet në “klubin e të pasurve dhe të zhvilluarve”.

“Për mendimin tim ende jemi tepër të kujdesshëm në anëtarësinë tonë, tha prof. Ingrid Shikova, pedagoge e studimeve evropiane në Universitetin e Sofjes. – Bile do të thosha se jemi të pasigurt për arsye edhe se anëtarësimi i Bullgarisë përkoi me krizën ekonomike e financiare, pra përfitimet nga BE-ja nuk ishin gjithmonë më të mëdhatë. Me rëndësi është se anëtarësimi në BE ia solli Bullgarisë “karrigen dhe mikrofonin”. Rrallëherë e vlerësojmë atë. Zakonisht në vendin e parë i vëmë fondet evropiane dhe mundësitë për udhëtim. Por nëpërmjet karriges dhe mikrofonit mund të shprehim mendimet tona dhe të mbrojmë interesin kombëtar. Kjo është me shumë rëndësi për një vend-anëtar të BE-së.”

“Çfarë bilanc mund të bëjmë? – pyet znj. Lybov Panajotova, drejtoreshe e Institutit Evropian në Sofje. Siç e thanë të gjithë, për fat të keq, ne nuk jetojmë më mirë se përpara. Në shumë raste e ndjejmë veten dash kurbani. Me popullizmin dhe nacionalizmin e shtuar po shohin se na tregojnë me gisht pavarësisht a bëhet fjalë për tregun e punës, grupet etnike ose për qarkullimin e lirë të njerëzve – një nga vlerat e Evropës. Ndoshta ne e kemi fajin më të madh sepse nuk arritëm të përfitojmë nga “ëndrra evropiane”. Megjithatë unë besoj se avash-avash brezi i ri do të përfitojë nga programet Erasmus dhe nga mundësitë e udhëtimit. Atëherë Bullgaria do të gjejë një vend të denjë në BE. Gjendjen gjeografike e kemi strategjike. E shohim atë në veprimet që janë urë drejt të gjithë vëllazërisë sllave. Popujt sllavë qëndrojnë në anën tjetër dhe presin me padurim shenjat e BE-së. Jemi po ashtu urë drejt Turqisë e cila është një vend i madh islamik dhe po bën përpjekje për anëtarësim në BE. Bullgaria ka përparësi të mëdha të cilat, për fat të keq, nuk i përdor.”

“Bullgaria vazhdon të sillet si vend i cili po negocion me BE-në, mendon politologu Vlladimir Shopov, komentues i çështjeve evropiane. – Maksimumin që arritëm këto vitet është përvetësimi i teknikave administrative gjatë përshtatjes së legjislacionit bullgar me atë evropian. Ende nuk jemi mësuar të mendojmë dhe të analizojmë politikat evropiane që të mund të zgjidhim në mënyrë adekuate çështjet lidhur me korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mendoj se nuk arritëm të marrim përsipër përgjegjësitë në rajonin e Evropës Juglindore, Ballkanin dhe në Rajonin e Detit të Zi – gjë që e prisnin vendet e tjera evropiane prej nesh. Me anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë pritej dy vendet të luajnë një rol shumë aktiv në këto rajone, si dhe për sa i përket politikës së tyre të jashtme.”

“Evropa nuk do të ndërtohet menjëherë ose sipas të vetmit plan. Evropa do të ngrihet sipas arritjeve konkrete të cilat në vend të parë krijon solidaritet” – Me këto fjalë më 9 maj 1950 në Sallën e Sahatit / Quai d`Orsay / ministri i Punëve të Jashtme të Francës, z. Rober Shuman shpalli planin e themelimit të komunitetit evropian për  qymyr dhe çelik midis Francës dhe Gjermanisë. Një nga objektivat e planit është që të ruhet paqja botërore.”

“Për sa i përket gjendjes aktuale të BE-së, ky i fundit po është në një situatë shumë të vështirë, tha prof. Ingrid Shikova. Ia bëjmë vetes pyetjen a disponon BE-ja mjete të cilat mjaftojnë për ruajtjen e vlerave evropiane dhe për ruajtjen e ekonomisë. A mund ta ruajmë botën nga terrorizmi dhe luftërat? Na dukej e pamundur që të shpërthejnë luftëra në kontinentin tonë, por vitet e fundit doli se nuk është kështu, duke pasur parasysh ngjarjet në ish-Jugosllavi dhe ngjarjet aktuale në Ukrainë. Prandaj Evropa duhet të përpiqet t’i zgjidhë mosmarrëveshjet. Realiteti na sjell shumë sfida dhe duhet të ekzistojë një motivim i qëndrueshëm për bashkim politik. Për mendimin tim, pa të vëshirësisht do të ecet përpara.”

Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia raporton rënie të emigrantëve dhe mbyll disa qendra të refugjatëve Komisionerja për Refugjatët dhe Migrimin e Serbisë, Natasha Stanisavlleviç, bëri të ditur se numri i emigrantëve në vend u ul me 80% dhe u vendos që përkohësisht të..

botuar më 24-08-02 6.38.MD

GERB është forca e parë politike mes votuesve, 44% duan zgjedhje të parakohshme

Nëse zgjedhjet parlamentare do të mbaheshin më 1 gusht, GERB-SDS do të ishte forca e parë politike, sipas një sondazhi të “Market LINKS”. GERB - SDS merr 23% mbështetje. “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike” (PP-DB) është me 15.3%...

botuar më 24-08-01 10.47.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Minoriteti turk në Trakinë Perëndimore është një prioritet për Ankaranë Problemet e pakicës turke në Trakinë Perëndimore janë prioritet për Turqinë në dialogun e saj me Greqinë. Ankaraja do të vazhdojë të kujdeset për "bashkatdhetarët e saj"..

botuar më 24-07-26 1.48.MD