Popullsia e Bullgarisë plaket dhe shkak për këtë është nataliteti i ulët, mortaliteti i lartë dhe emigrimi. Ato procese ndikojnë më fortë mbi tregun e punës, ku mungon krah të punës. Popullsia në moshë pune – 15 – 64 vjet, vazhdon të ulet. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar Statistikor rritja e moshës dhe stazhit për pensionim me nga 4 muaji për vit nga viti 2013 nuk ndikoi mbi krahun ekzistues të punës. Problemet e tregut të punës do të mbeten edhe në të ardhmen. Sipas të dhënave 100 bullgarët, që pensionoheshin gjatë vitit 2013 zëvendësoheshin nga 62 të rinj në moshë 15 – 19 vjet. Vetëm për krahasim do të tregojmë, se gjatë vitit 2011 ata 100 bullgarë, që pensionoheshin zëvendësoheshin nga 124 të rinj. Tendencat e tanishme japin arsye të thuhet, se pas 15 vitesh numri i njerëzve në moshë të aftë për punë do të jetë edhe më i ulët. Këtë e parashikoi para kohe ish ministri social Ivan Nejkov. Sipas tij, kjo në një farë shkalle do të kompensohet me rritjen e prodhimtarisë së punës. Një problem tjetër është edhe mungesa e kuadrove të kualifikuara për industrinë e teknologjive të larta dhe për prodhimet, që sigurojnë vlerë të lartë të shtuar.
Për rritje me 15 – 20 për qind të rrogave në fushën e arsimit, shëndetësisë, administratës shtetërore dhe kulturës do të ngulë këmbë Konfederata e Sindikatave të Pavarura në Bullgari gjatë hartimit të buxhetit të vitit 2015. Sipas ekspertëve kjo do të kushtojë afro 250 milion leva. Sipas liderit të Konfederatës së Sindikatave të Pavarura Pllamen Dimitrov pasi u hoqën kufizimet për punë në shtetet e BE-së, shumë bullgarë e braktisën vendin, duke kërkuar një standard më të lartë të jetesës. Sipas tij kjo u bë shkak për zbrazjen e disa sferave nga kuadro. Tek ne tashmë nuk mjaftojnë inxhinierë dhe infermiere. Krahas kësaj çdo vit nga 500 deri në 600 mjekë e braktisin vendin. Prandaj sindikatat kanë ndërmend të paraqesin në Këshillin Kombëtar të Bashkëpunimit Trepalësh një sërë propozimesh për ndërrimin e Kodit të Punës.
Familjet bullgare për kinema, teatër ose koncerte ndajnë mezi 6 leva, ose 3 euro për vit. Ato janë të dhënat e anketimeve të organizatës joqeveritare “Observatori i ekonomisë së kulturës”, realizuara në periudhën e viteve 2008 - 2012. Sipas analizës në kryeqytet shpenzohen dy herë më shumë mjete për kulturë. Për libra të reja gjatë vitit 2012 familjet në Bullgari harxhuan mesatarisht nga 17 leva, ose 8.5 euro. Për kryeqytet kjo shumë arrin 26 leva, ose 13 euro. Vazhdon tendenca negative, që afro gjysma e popullsisë të mos ketë lexuar asnjë libër për vit. Bullgarët u kënaqin nevojave kulturore kryesisht me programet televizive dhe me internetin, janë të bindur nga organizata.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..
Zoti i ka dhuruar njeriut cilësinë e madhe - të ëndërrojë, dhe ne ëndërronim që pikërisht këtu, në Muzeun Getty, të dëgjonim në bullgarisht për hapjen e një ekspozite të jashtëzakonshme, një ekspozitë kushtuar një populli të lashtë, një ekspozitë që flet..
Në edicionin e 14-të të Sistemit të Vlerësimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë në Bullgari për vitin 2024, Universiteti i Sofjes “Shën Klementi i Ohrit” është në vendin e parë në 22 fusha profesionale. Sistemi i vlerësimit krahason performancën e 51..
105 vjet më parë, më 27 nëntor 1919, në periferinë e Parisit, Neuilly-sur-Seine, u nënshkrua një traktat që i dha fund zyrtarisht pjesëmarrjes së Bullgarisë..
Në BE ka reagime të ndryshme në lidhje me vendimin e presidentit amerikan Joe Biden për të lejuar Ukrainën të godasë thellë brenda territorit rus me armët e..